Skip to content Skip to footer

SI TË FLASIM ME FËMIJËT RRETH SHTATËZANISË : Ja sugjerimet e mia!
Sa më shumë të flasim dhe të festojmë me fëmijët rreth shtatëzanisë dhe bebave, aq më të entuziazmuar bëhen ata!
Ngandonjëherë na duhet pak ndihmë rreth temave në diskutimin e të cilave nuk ndihemi fort rehat. Ky libër mund ta nxisë dialogun me fëmijët rreth këtyre temave dhe tua bëjë pak më të lehtë diskutimin e hapur me ta. “ 9 muaj”, libri nga Courtney Adamo dhe Esther Van de Paal (kliko), personalisht mu duk shumë I dobishëm.

“9 Muaj” feston të gjitha fazat e shtatëzanisë nga ngjizja deri tek lindja, në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa abstraksione apo koncepte jo-logjike.
Një tjetër libër që mund t’ju sugjeroj që t’i ndihmoni fëmijët tuaj më të rritur në përgatitjen për të mikpritur bebin është “Bebi i ri” nga Mercer Mayer (kliko).

Jam e bindur që mund të gjeni edhe libra të tjerë që do t’ju ndihmojnë ta nisni në mënyrën e duhur bisedën rreth foshnjës të sapolindur me fëmijët tuaj.

Unë kam bindje të forta se është më mirë të jem e hapur në diskutimin me fëmijët mbi temat që mund të ngrihen, kështu jo vetëm siguroj një mardhënie më të afërt me ta por shmang edhe sikletin që mund të krijohet nga mosdiskutimi I tematikave të caktuara.

Ja disa mënyra të këndshme se si mund t’i përgatisni fëmijët tuaj për tu bërë një vëlla/ motër e madhe:

  • Merrini me vete në takimet me doktorët apo ekot dhe lejojini t’ju bëjnë pyetje nëse kanë të tilla. E mora Viktorian në një nga ekot dhe nuk e merrni me mend sa e entuziazmuar ishte! Ajo qendroi e qetë në pritje të takimit për rreth 1 orë e gjysmë dhe herë pas here më bënte pyetje rreth spitalit, dhomës ku unë do të lind, maminë që do më ndihmonte gjatë lindjes, dhe i donte të gjitha përgjigjiet të detajuara! Viki mori edhe aparatin fotografik dhe shkrepi një mal me foto gjatë vizitës.
  • Lërini të ndiejnë shkelmat e bebit.
  • Nxitini të flasin dhe këndojnë me bebin.
  • Lërini t’ju fërkojnë barkun me vajin esencial.
  • Kërkojuni t’ju ndihmojnë me larjen dhe palosjen e rrobave të bebit dhe në krijimin e një vendi të veçantë për të.
  • Mund të shikoni edhe video të ëmbla lindjesh me ta.
  • Merrni një dhuratë për bebin dhe kërkojuni atyra ta paketojnë dhe të shkruajnë një kartolinë për të.
  • Nxitini të krijojnë diçka për bebin, të bëjnë një kapuç apo papuçe, të bëjnë me shtiza një batanije të vogël apo të bëjnë një lodër me punë dore.
  • Nëse është e mundur, kaloni kohë me miqtë tuaj që kanë bebe të vogla, kështu që ata mund ta kuptojnë më mirë si do të jetë në vazhdim
  • Luani me kukulla së bashku dhe praktikoni veshjen e bebit, ndërrimin e pelënave, mbështjelljen, tundjen, ninullat për bebin.
  • Bëjini pyetje si : Për çfarë je më tepër entuziast? Për çfarë shqetësohesh?

Cila është eksperienca juaj me vëllezërit dhe motrat më të mëdha, në përgatitjen e tyre për ardhjen e bebit? A keni sugjerime për çfarë tjetër ju ka ndihmuar? Do më pëlqentë shumë të dëgjoja historitë tuaja. Mund të m’i tregoni në komentet më poshtë.

Përqafimet më të ngrohta,
Joanna

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!