Ndërsa nisni të bëni blerjet për pajisjet e bebit do e vini re se larmishmëria e zgjedhjeve është e lartë, pothuajse e pafundme. Qëllimi i këtij shkrimi është të ndihmojë nënat e ardhshme të vendosin çfarë ju nevojitet për qendrimin e tyre në spital si edhe për muajt e parë të bebit.
Në këtë artikull (linku), ju mësuat si të bëni gati valixhen e lindjes për në spital.
Sot, do të përqëndrohemi tek artikujt e tjerë që ju duhen për muajt e parë të bebit në shtëpi.
VESHJET
Nuk keni përse të blini shumë veshje për foshnjën e porsalindur pasi me shumë të ngjarë do të merrni të tilla si dhuratë. Ideale për këtë periudhë të bebit janë setet që kanë brenda komplete gjumi dhe veshje të tjera që mund t’i gjeni në shumë dyqane madje edhe në supermarket. Kur të jeni duke blerë të tillë artikuj sigurohuni vetëm që ato të lahen lehtë dhe të jenë të bëra prej materiali të butë si pambuku apo llushi. Do ta vëreni se sa shpejt rritet foshnja ndaj është ideale që rrobat t’i blini deri në tre muajsh. Bebave që lindin pak më të mëdhenj mund të mos u bëjnë fare rrobat për të sapolindurit (masa 0) dhe mund t’u duhet ta nisin nga masa një deri në 3 (1-3muaj).
Zakonisht qarkullimi në foshnjat e sapolindura stabilizohet brenda pak ditësh ndaj ju rekomandoj që përpos rrobave të bebit tu vishni dhe çorape apo papuçe të vogla. Gjithashtu bebit do t’i duhen kapela apo kapuçë të posaçëm që ta mbajnë kokën e tyre ngrohtë.
PËR FOSHNJAT E SAPOLINDURA
- 6-7 BODY ME KRAHË TË SHKURTRA ME PERÇINA NË PJESËN E POSHTME
- 6-7 VESHJE GJUMI (SËRISH SI BODY, më krahë të shkurtra ose të gjata në varësi të sezonit)
- 2-3 TRIKO
- 1 XHAKETË E NGROHTË PËR TË DALË NË DIMËR
- 2-3 KAPUÇA
- 2-3 PALË ÇORAPE
- DOREZA TË VOGLA (opsionale)
- GUSHORE
NJË VEND PËR TË FJETUR
Ka një larmishmëri të madhe zgjedhjesh edhe për krevatat që mund të zgjidhni për bebin tuaj: të drunjtë, në formë shporte, me hapje anësore etj. Zgjedhja juaj do të varet si nga hapësira ashtu edhe buxheti.
Bebat e vegjël do të kenë mundësinë të flenë në krevatët me formë shporte deri në 3 muajsh. Megjithatë, nëse bebi juaj lind 4.5kg ose më tepër do të shihni se me shumë gjasa nuk do të mund të përshtatet në kosh pas 6 javësh.
Pasi bebi të arrijë peshën 5.5kg do të jetë shumë më rehat në një krevat normal bebesh. Unë do ju rekomandoja krevatët që mund të hapen nga njëra anë pasi e bëjnë shumë më të lehtë kontaktin me bebin.
NËSE DO TË BLINI NJË KREVAT TË PËRDORUR MË PARË do ju rekomandoja të ndërronit dyshekun, kështu do të jeni më i sigurt për higjenën dhe sigurinë e bebit.
Lista e blerjeve për gjumin
- Krevat si shportë (ose)
- Krevat i drunjtë dhe dyshek (ose)
- Krevat me hapje anësore dhe dyshek
- Çarçafët për shportën: të paktën 4 për pjesën e poshtme dhe 4 për t’u mbuluar
- Çarçafët për krevatin: të paktën 4 për pjesën e poshtme dhe 4 për t’u mbuluar
- 12 deri në 24 napa (vendosini poshtë kokës të foshnjes për të mbledhur qumështin që mund të derdhë apo për t’i shtruar mbi krevat; janë shumë të dobishme për çdo rast.
- 2 shaje për mbështjellje ose napa të mëdha
- Monitor për bebin (opsionale)
Pajisje për ushqimin
Pajisjet për ushqimin që do ju duhen do të ndryshojnë pakëz në varësi mënyrës të ushqimit që do të zgjidhni, me gji po me formulë. Nëse pastaj jeni duke dhënë gji por herë pas here do të ruani qumësht për t’ja dhënë bebit më vonë, gjithsesi do ju duhen disa shishe të vogla.
Ka disa lloje kremrash për zbutjen e thithave që mund t’i gjeni në Farmaci apo në Rossman&Lala dhe ndër to do ju rekomandoja ato që kanë në përbërje Kamomil apo Kandelula.
Gjithashtu të mira janë edhe pompat e vogla të gjirit nga Medela dhe Ameda, të dyja të disponueshme edhe në Shqipëri.
Egzistojnë disa lloje biberonash por ato me kokë anatomike prej silikoni janë më të mirat. Duhet të zgjidhni ato koka që kanë një ngritje që i shëmbëllen gjirit të nënës. Zakonisht biberonat i gjeni në masën 1 por masa 0 është më e rekomandur për të sapolindurit sepse është konceptuar në mënyrë të atillë që të zhvillojë refleksin e thithjes tek bebat.
Biberona shumë të mirë janë të: AVENT 0, TOMMY TIPPEE AND DR. BROËN. SUAVINEX ( kini parasysh të zgjidhni një të tillë në sajë të të cilit bebi mund të thithë ngadalë).
Për të sterilizuar shishet ju mund të përdorni një sterilizues elektrik apo me mikrovalë. Avant dhe Chicco ofrojnë të tilla shumë të mira. Duke qënë se unë i kam ushqyer bebat me formulë, i kam patur të domosdoshëm sterilizuesit si për biberonat ashtu edhe për çuçat.
Ka shumë marka të disponueshme për formulat për foshnjat e sapolindura. Doktori juaj mund t’ju sugjerojë atë që është më e mira për foshnjën tuaj ( nga organiket deri tek ato dairy-free për bebat që kanë alergji).
Për kur jeni larg shtëpisë, një mbajtës i posaçëm për qumështin pluhur është goxha i domosdoshëm kështu që nuk të duhet të marrësh me vete të gjithë kutinë e madhe të formulës. Unë kam përdorur një të tillë në ngjyrë blu të markës Avant.
LISTA E BLERJEVE PËR USHQIMIN ME GJI
- shumë peceta për gjirin
- 2 reçipeta të posaçme
- krem për thimthat (lanolina është absolutisht më e mira!)
- pompëz për gjirin, elektrike apo manuale
- qese për ngrirje nëse do të ngrini qumështin (opsionale)
- 2 x shishe 100 ml
- Koka biberoni të masës 0 dhe 1
- Kolltuk i posaçëm (opsionale)
- Jastëk të posaçëm ( opsionale, edhe jastëkët normal e bëjnë punën po aq mirë)
LISTA E BLERJEVE PËR USHQIMIN ME FORMULË
- 2-4 x biberona 100ml
- 6 x 200 biberona 200ml
- koka biberoni në masat 0 dhe 1
- sterilizues për biberonin
- ngrohëse plastike për biberonat
- formulë e përshtatshme për të sapolindurit
- furçë për biberonat
- ngrohëse biberoni elektrike (opsionale)
- mbajtëse për qumështin pluhur (opsionale)
BEBELINAT DHE PAJISJET PËR NDËRRIMIN
Nuk ju rekomandoj të blini paraprakisht shumë bebelina për të sapolindur për në rast se bebi është më i madh. Ju mund të zgjidhni mes bebelinave një përdorimshe apo atyre që lahen, shumë prindër bëjnë një kombinim të të dyjave. Mirë është që të mos merrni shumë bebelina më parë për çdo rast pasi kur bebi të lindë, mund ta kuptoni më mirë se çfarë i përshtatet më tepër.
Kremrat mbrojtës me zink apo vaj kastori dhe vazelinë janë të mira për parandalimin e skuqjeve nga bebelinat.
Disave u duket më e përshtatshme të kenë dy shtroja për ndërrimin, një në dhomën e gjumit dhe një ne hapësirën e ndënjies. Për të mbrojtur shpinën tuaj është mirë ta ndërroni bebin në një pozicion ku nuk ju duhet të përkuleni. Mund të blini një “stacion” ndërrimi që ka edhe sirtarë apo hapësirë për ruajtje poshtë, apo ta bëni ndërrimin mbi një raft apo komo ku siguroheni që bebi nuk mund të bjerë.
LISTA E BLERJEVE PËR NDËRRIMIN
- Shtrojë për ndërrim
- “Stacion” për ndërrimin me rrip sigurimi
- Pako me toptha pambuku
- Bebelina për të sapolindur (njëpërdorimshe ose që mund të lahen)
- Krem mbrojtës për pjesën e poshtme të bebit
- Letra të lagura (përdorini të paktën dy javë pas lindjes)
- Kosh për bebelinat (opsionale)
PAJISJE PËR LARJEN
Ka disa varietete të vaskave që mund të blini për bebin tuaj. Megjithatë ju mund të përdorni edhe një lavaman të madh, një legen apo një vaskë normale. Nëse do e lani bebin në një vaskë normale ka edhe aksesorë mbështetës që do ju ndihmojnë për deri në gjashtë muaj.
LISTA E RROBAVE PËR LARJEN
- 2 peshqirë banje ose peshqir për foshnje me kapuç
- 2 peshqirë për duart
- 2 sfungjer (opsional)
- 2 peshqirë të hollë, të butë
- sapun për beba ose të tillë të lëngshëm (zgjidhni ato që nisin nga dita 1)
- toptha pambuku
- krem hidratues ose locion
- vaj për foshnje (vaj ulliri ose vaj bajameje të ëmbël, është po aq i mirë)
- shampo dhe një furçë të butë për flokët
- gërshërë me maja të rrumbullakosura për thonjtë e bebit
- termometër dushi (opsional, mund ta masni edhe me bërryl)
- stendë për larje për beba (opsionale)
PAJISJET PËR UDHËTIM
Një nga pajisjet më të rëndësishme që do ju duhen është ndenjësja për automjete që shikon nga pjesa e pasme, do ju duhet një e tillë që në ditën kur do të ktheheni nga spitali për në shtëpi. Është e rëndësishme të siguroheni paraprakisht që i përshtatet makinës tuaj dhe që ju dini ta montoni/ çmontoni, hapni/mbyllni që përpara se ta shpini bebin në shtëpi (për të shmangur shqetësimët në ditët e para pas lindjes).
Ka shumë lloje karrocash dhe sistemesh udhëtimi të përshtatshme për nga momenti i lindjes. Zgjedhja juaj do të varet ne shija personale, buxheti dhe hapësira e disponueshme. Kur të blini një të tillë sigurohuni që të jetë e rehatshme për kur ta shtyni dhe bëni xhiro dhe që dorezat të jenë në lartësinë e përshtatshme për ju. Sigurohuni që hapet dhe mbyllet lehtësisht dhe që mund të futet në bagazhin e makinës tuaj.
Do ju duhet gjithashtu një çantë për të mbajtur të gjithë pajisjet për ndërrimin e bebit.
Mbajtëset kangur janë një opsion i mirë nëse do ju duhet të ecni shpesh dhe nuk doni të jeni gjithë kohës duke shtyrë. Sigurohuni që ta merrni një të tillë nga një markë e mirë që ju ofron mbështëtje për shpinën. Një krevat udhëtimi është një ide e mirë nëse do e merrni bebin me vete larg shtëpisë. Nuk keni përse ta blini këtë që para lindjes pasi mund të përdorni edhe shtratin-shportë apo një shportë të posaçme për muajt e parë.
BLERJET PËR UDHËTIM PËR BEBIN
- ndenjësja për automjete, e përshtatshme për të sapolindur
- karroca
- çanta për ndërrimin
- mbajtëse kangur (opsionale)
- krevat udhëtimi (opsionale).
Ndodh shpesh që të entuziazmoheni dhe të mendoni se ju duhet të blini plot pajisje të kushtueshme për bebin para se ai të lindë. Por dijeni se për sa kohë bebi ka për t’u veshur, pelena të pastra, një vend për të flejtur dhe mjaftueshëm për të ngrënë, ai do të jetë tërësisht i lumtur për ditët e para.
Pastaj do e shihni se miqtë dhe familjarët gjithashtu do të duan t’ju blejnë shumë dhurata sapo ai apo ajo të vijë në jetë!
Përqafime, Joanna xxx