Sa mrekulli është të ndiesh çdo ditë se si dalëngadalë po rritet brenda teje një qënie e vogël dhe e pafajshme! Është diçka vërtetë e magjishme të jesh në pritje të një fëmije, në pritje të një jete të re. Ti je shtatzënë dhe është kaq emocionuese…. Ndoshta ndihesh edhe pak nervoze në të nëjtën kohë dhe befas në kokën tënde lindin kaq shumë pyetje. Pyetje pafund, dyshime dhe shqetësime të cilat janë të pashmangshme.
A duhet të marr disa vitamina? A po ushqehem ashtu siç duhet çfarë vitaminash duhet të marr? A po marr sasinë e duhur? E shumë e shumë pikëpyetje dhe dyshime të cilat do t’ju shoqërojnë deri në fund të këtij udhëtimi.
Por ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh kur jeni shtatzënë, më poshtë do të lexoni disa këshilla të cilat ma kanë bërë më të lehtë të gjithë procesin e shtatzanisë. Ndoshta do t’ju ndihmojnë edhe ju!
1. Nëse ende nuk i keni bërë pjesë të regjimit tuaj suplementet prenatale ju sugjeroj t’i merrni sa më parë. Por përpara se të zgjidhni suplementin që do të përdorni sigurohuni që të lexoni me shumë kujdes etiketën që ndodhet në sipërfaqen e produktit, sepse ju duhet të dini se jo çdo supplement mbulon të gjitha nevojat e organizmit, prandaj duhet të jeni të kujdeshëm kur përzgjidhni vitaminat që do përdorni:
Suplementi prenatal duhet të përmbajë:
- FOLATE: ndryshe shkruhet 5-MTHF, acid folik ose metil folik. Kjo do të thotë që folatet janë në një formë të tillë që trupi mund t’i absorbojë dhe ti përdorë më lehtë.
- Duhet të përmbajë hekur.
- Duhet të përmbajë kolinë i cili është një element i rëndësishëm për formimin dhe për zhvillimin e gypave nervorë dhe trurit të fëmijës në përgjithësi.
- Është shumë e rëndësishme që suplementet prenatale të përmbajnë vitaminë A, vitaminë D, si dhe vitaminë D3.
- Gjithashtu sigurohuni që në përmbajtje të tij të ketë patjetër vitamin K, (tek etiketa e produktit mund të shikoni nëse përmban K2 apo jo, ndoshta mund t’a gjeni të shkruar si MK-4).
Për më tepër ju mund të bëni pjesë të dietës tuaj edhe vajin e peshkut dhe probiotikët.
Por unë do ju sugjeroja që përpara se të filloni të përdorni ndonjë vitaminë ose suplement fillimisht të bëni një analizë gjaku duke qënë se çdo organizëm është i ndryshëm dhe mund të reagojë ndryshe ndaj elementëve të caktuar.
2. Çdo njëra prej nesh është e ndryshme kështu që edhe elementët që duhet të përdorim duhet të përshtaten me nevojat e organizmit tonë, për këtë arsye është shumë e rëndësishme analiza e gjakut. Kështu mund të kuptoni më mirë nevojat e organizmit tuaj si dhe ku duhet të ndërhyni.
3. Gjithashtu përveç analizave normale të gjakut, këshillohet që të bëni edhe analizat e mëposhtme:
- Analizë hormonale të TIROIDES: TSH, FREE T4, REVERSE T3, TPOAb, ThAb
- Analizë për të kontrolluar nivvelin e hekurit
- Vitamin D (25=OH Vitamin D)
- Gjak komplet
- Analizë për funksionimin e mëlçisë.
4. Gjatë periudhës së shtatzanisë gjëja më e mirë që mund të bëni është të pushoni. Pëpiquni të pushoni sa më shumë. Gjumi dhe pushimi i mjaftueshëm nuk duhet kurrsesi të nënvlerësohen, pasi shpesh të përzierat gjatë shtatazanisë janë të lidhura me lodhjen – sa më të lodhura të ndiheni aq më shumë të përziera do të keni gjatë ditës. Shumica e grave bëjnë më shumë se 12 orë gjumë gjatë tremestrit të parë të shtatzanisë dhe kjo gjë e lejon trupin që të funksionojë ashtu siç Mos harroni që brenda trupit tuaj po formohet një jetë e re dhe pavarësisht kësaj organizmi juaj po funksionon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë mund ta quaj si diçka vërtetë heroike!
5. Të përzierat dhe shqetësimet e shtatzanisë mund t’ju ndodhin në mëngjes, por edhe gjatë ditës gjithashtu. Ndoshta mund të keni të përziera dhe marrje mendsh më shpesh se sa e kishit menduar, prandaj përpiquni të jeni të qeta sepse është diçka shumë normale dhe nuk keni pse të shqetësoheni.
- Hani rregullisht vakte të vogla.
- Përpiquni të evitoni çdo gjë që ju shkakton të përziera. Aroma të ndryshme, veprimtari të caktuara fizike si dhe mundohuni të kuptoni se në cilën kohë të ditës keni më tepër shqetësime.
- Një tjetër faktor që mund të shkaktojë të përziera është luhatja e sheqerit, kështu që unë do t’u këshilloja që nëse po konsumoni më tepër karbohidrate, të përfshini në dietën tuaj proteina dhe yndyrna, të cilat mund t’i siguroni nga ushqime si avokado, arra, djathë, kos, vezë në mënyrë që të balanconi nivelin e sheqerit në gjak.
- Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta filloni ditën tuaj me proteina. Kosi, smoothie me protein pluhur dhe veza do të ishin zgjedhja ideale për mëngjesin tuaj. Mbani gjithmonë një vakt të vogël afër krevatit kështu nuk do të ndiheni të uritura në asnjë moment të ditës.
- Karbohidratet futen në sistemin e qarkullimit të gjakut më shpejt se sa elementët e tjerë, kështu që nëse keni të përziera mund të hani patatë të ëmbla, oriz ose një smoothie përpara se gjendja juaj të përkeqësohet. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më mirë menjëherë dhe do të fitoni më tepër energji.
6. Konsumoni sa më shumë xhinxher. I cili mund të jetë në formën e çajit, në formë të krsitalizuar ose thjeshtë mund t’a merrni si suplemenent. Nëse zgjidhni ta merrni si suplement ushqimor këshillohet të konsumoni 250 mg çdo 6 orë.
7. Një tjetër element i rëndësishëm që rekomandohet të jetë pjesë e dietës tuaj është magnezi. Për disa femra magnezi mund të funksionojë edhe për të reduktuar të përzierat. Gjithashtu ju mund ta përdorni edhe për t’u qetësuar gjatë kohës që bëni dush ose si një banjë qetësuese për këmbët.
8. Shtypni në mënyrë graduale me gishta në pikat kyçe shëruese, të cilat nxitin aftësitë natyrore vetëshëruese të trupit. Akupresioni çliron tensionin dhe rrit qarkullimin e gjakut. Zakonisht pika kyçe e tensionit është P6 e cila ndodhet në kyçin tuaj. Ky process që do ju ndihmojë të qetësoheni dhe të ndiheni më të shplodhura quhet Akupresion – Akupunturë.
9. Mbani afër vetes, në ambjentet në të cilat ndodheni vajra esencialë si lavandër dhe mente.
Po çfarë mund të themi rreth ushqimit?
Cilat ushqime duhet të konsumojnë më tepër?
Unë do ju sugjeroja të fokusoheshit më tepër tek perimet, mishi, peshku, veza, bulmeti, arrat, farat dhe frutat.
Siç e dimë karbohidratet rrisin nivelin e sheqerit në gjak, prandaj nëse e konsumojmë shumë shpesh ose në formën e tyre të përpunuar, mund të kenë një impakt negativ në organizmin tuaj duke shkaktuar diabetin e shtatzanisë ose diabetin gestacional, mund të shkaktojë pre-eclampsi (ndërlikim gjatë shtatzanisë që prek tensionin e gjakut) si dhe mund të shkaktojë shtim peshe të tepërt.
Por, ku duhet të fokusoheni kur bëhet fjalë tek ushqimet që përmbajnë karbohidrate?
KONSUMONI MË TEPËR: ushqime të plota si perime pa përmbajtje niseshteje, arra dhe fara, manaferra, bishtajore madje nëse jua pranon organizmi mund të konsumoni edhe bulmet si djathë, kos…etj.
KONSUMONI MË RRALLË: Perime me përmbajtje niseshteje si patate e ëmbël, patate normale, kungull, ushqime integrale si orizi, …etj.
KONSUMONI SA MË PAK: karbohidrate të përpunuara, si pasta, biskota, cereale, bukë, krepa, brumëra.
Nëse është e mundur kombinoni një karbohidrat me një proteinë ose yndyrnë në mënyrë që të ruani ekuilibrin. Kjo bën që niveli i sheqerit në gjak të jetë në gjendje të qëndrueshme dhe organizmi të funksionojë ashtu siç duhet.
Për të ruajtur ekuilibrin mes karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave mund të përdorni kombinimet e mëposhtme:
- Një vezë me pak avokado, spinaq, domate, kërpudha.
- Kos me bajame, arra dhe manaferra.
- Mollë me gjalp kikiriku dhe djathë.
- Patate e ëmbël me pak salmon dhe perime.
Kini parasysh që dieta gjatë shtatzanisë mund të ndikojë jashtëzakonisht në zhvillimin e foshnjës, prandaj ju ftoj të lexoni më tepër rreth kësaj teme në artikullin tim të mëparshëm.
Gjithë të mirat,
Joanna
Ps. Ju lutem mos harroni që unë nuk jam mjeke, dietologe apo specialiste shtatzanie. Të gjitha këshillat vijnë nga eksperiencat e mia, nga specialistët me të cilët jam konsultuar dhe nga kërkimet që kam bërë unë rreth kësaj çështjeje. Nëse keni ndonjë problem shëndetsor, kini parasysh që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj fillimisht!