Skip to content Skip to footer

Momentet e para të jetës për një të sapolindur dhe zhvillimi nga 0-3 muaj.

Kur një i sapolindur vjen në shtëpi, kushtet e sigurta dhe të rehatshme që gjente në mitër zëvendësohen menjëherë nga nje ambient tërësisht i ndryshëm dhe i panjohur për ta. Lëvizjet që mund të kryenin gjatë 40 javëve të shtatëzanisë papritur bëhen të vështira për tu realizuar dhe graviteti i tokës i bën të rëndojnë dhe të mos lëvizin dot.

Këtu nis rrugëtimi intensive i zhvillimit.

Gjatë muajit të parë të jetës, bebi është tërësisht i varur nga përkujdesësit e tij sa i takon nevojave. Ai gradualisht nis të mësojë si ta mbajë kokën lartë dhe të vështrojë botën, sit ë kërkojë mamin e babin, si të marrë lodrat që do dhe patjetër, si t’ju lërë të kuptoni që e do atë. Në nisje të këtij rrugëtimi, bebi mbledh shumë përjetime dhe si pasojë, aftësi që do e lejojnë këtë person të vogël të ngrihet në këmbë dhe dalëngadalë të fitojë pavarësi nga përkujdesësit.

Në muajin e parë të jetës, sfida më e madhe për fëmijën është të ambientohet me kushtet e reja – të pranojë tinguj të panjohur, imazhe, aroma dhe (që është e lidhur edhe me motorin e zhvillimit) të përballet me forcën absolute të gravitetit. Ndërsa qendron i shtrirë bebi nuk mundet ta mbajë kokën në linjë me trupin, ajo shpesh anohet nga njëra anë ose tjetra dhe gjithashtu është e vështirë për foshnjën të përqendrohet tek prindi për një periudhë më të gjatë. Për shkak të tensionit në muskuj bebat kanë tendencën t’i ngrenë këmbët lart dhe t’i mbledhin pëllëmbët në grushta. Fizioterapistët që punojnë me fëmijët me probleme zhvillimore shpesh marrin pyetje mbi çështjen e grushtave.

Epo, shtërngimi i grushtave është një normë!

Kushtojini vëmendje të kuptuarit nëse kjo ndodh gjatë gjithë kohës apo herë pas here, veçanërisht kur fushnja është e emocionuar dhe entuziaste për të ndërvepruar. A e shtërngon grushtin gjithnjë në të njejtën formë apo gishti i madh është herë brenda dhe herë jashtë grushtit?

Sido të jetë, është OK! Sepse në zhvillim duhet të dominojë diversiteti!

Nëse bebi kryen lëvizje për të cilat keni dëgjuar nga një mik, fqinj apo familjar se janë shenja të zhvillimit anormal, kontrolloni me kujdes nëse janë gjithnjë prezente apo nëse bebi i performon këto lëvizje së bashku me lëvizje të tjera dhe në mënyra të ndryshme. Varieteti dhe ndryshueshmëria janë shenja të zhvillimit të duhur të sistemit nervor, përjetimi i strategjive të ndryshme të lëvizjes është shkencërisht zgjedhja e repertorit të lëvizjeve që në këndvështrimin e nevojave të bebit janë më efektive(funksionalisht dhe maksimalisht ergonomike).

Ajo për të cilën mund të jeni të sigurt është fakti se foshnja juaj është unike, një në llojin e vetë dhe se nuk do të zhvillohet njësoj si fëmija i mikut apo fqinjit apo as si mami apo babi i tij. Model i zhvillimit është rezultat i shumë faktorëve si rrjedha e shtatëzanisë, maturiteti në lindje, rrjedha në periudhën pas lindjes, kujdesi në shtëpi, temperamenti (i prindërve dhe i fëmijës), jeta në familje dhe shumë faktorë të tjerë që modelojnë dukshëm zhvillimin psikomotorik të çdo foshnje.

Gjatë muajit të parë dhe të dytë vetëm ju – mami dhe babi – keni rëndësi për bebin. Mos u surprizoni nëse gjatë kësaj periudhe foshnja juaj nuk do të ketë interes edhe në lodrat më të sofistikuara.

Jeni ju, kujdestarët e tij që jeni qendra e interest për të!

Secilën ditë fëmija do t’ju shohë me më shumë interes, për momente më të gjata, do të mësojë shprehitë e fytyrës tuaj, gjestikulaturën, tonin e zërit, do të përpiqet të jetë në kontakt me njerëzit e afërt gjithnjë e më qartësisht.

Ne fund të muajit të dytë të jetës, nis e ashtuquajtura “buzëqeshje sociale”(buzëqeshja e ndërgjegjshme kundrejt një personi tjetër) dhe një gamë e plotë tingujsh.

Ju do ta vini re interesin e bebit për lodrat (kliko) rreth muajit të tretë. Në këtë periudhë, bebi mund të shtrihet me vendosmëri në shpinë apo bark, të komandojë kokën dhe duart e tij janë gati të shtërngojnë lodrat. Kur qendron i shtrirë në bark, bebi mbështetet qendrueshëm në parakrahë – bërrylat janë në linjë me shpatullat, këmbët pushojnë në tokë dhe i vogli vëzhgon me kujdes ambientin që e rrethon.

Kur është i shtrirë në kurriz, fëmija mbledh krahët në kraharor, vendos duart në gojë, shikon në një hark 180-gradë dhe vështron me kureshtje. Gjatë këtyre momenteve patjetër do të ketë raste kur fëmija do të qendrojë i shtrirë me kokën kthyer në njërën anë. Megjithatë, është e rëndësishme të mos jetë gjithnjë e njejta anë dhe që bebi të mundet ta mbajë kokën në linjë me trupin, drejtë, për një periudhë të gjatë.

Nëse jeni duke menduar se fëmija ka një pozicionim asimetrik, mbi të cilën mund të keni lexuar dhe mund t’ju ketë trembur, kjo është diçka që mund ta merrni në shqyrtim në muajin e tretë dhe ia vlen të konsultoheni për më tepër me një specialist që merret me problemet zhvillimore tek foshnjat – me një doktor apo fiziolog. Kjo është një përiudhë e rëndësishme sa i takon formësimit të simetrisë të trupit, alternimit të lëvizjeve dhe aftësisë për t’i dalë kundër forcës të gravitetit.

Para se të nisni të shqetësoheni pa qenë nevoja, shihni pjesën e prapme të bebit, nëse flokët janë të shpërndara njëtrajtshëm dhe kafka ka formën e duhur (jo më tepër e shtypur në njërën anë) me shumë të ngjarë çdo gjë shkon mirë dhe nuk ka nevojë të shqetësoheni.

Siç mund ta shihni, zhvillimi i fëmijës në muajt e parë është një eksperiencë që ndryshon vazhdimisht.

Është shkenca që shpie në arritjen e një efiçence dhe pavarësie gjithnjë e më të lartë.

Që kjo shkencë të jetë efektive duhet të plotësohen disa kushte:

Së pari, fëmija duhet të dojë.

Megjithatë, që kjo të ndodhë, bebi duhet ta kuptojë që ka diçka për tu dashur, që bota nuk është e mërzitshme dhe ka gjëra vërtet mbresëlënëse përreth. Kjo nuk do të thotë që t’i tregoni fëmijës njëmijë lodra por të gjeni disa të tilla që e “nxisin të veprojë”.

Së dyti, për të lëvizur duhet edhe hapësira e përshtatshme.

Nëse bebi juaj nuk ka problem me alergjinë dhe nuk ekziston frika e tu ‘përplasurit’ me fëmijë më të rritur apo një qen gjigant, vendi më i mirë për të luajtur – është dyshemeja.

Në muajin e tretë të jetës një tapet i fortë por që amortizon tronditjet është ideal (jo batanije e butë) dhe kur bebi të ketë aftësinë për tu larguar nga vend i lojës që i keni përgatitur do të shkojë thjesht në një dysheme të pastër. Nëse keni dyshime mbi nëse duhet ta lini fëmijën te luajë në dysheme ose jo, konsultohuni me një mjek fëmijësh.

E treta, e katërta dhe e pesta – siguria.

Kini parasysh që lodrat që i jepni fëmijës të mos kenë elementë që shqiten lehtësisht apo mund të gëlltiten, të mos jenë tepër të rënda dhe që nuk ka objekte të rrezikshme përreth fëmijës (vazo me lule, kabuj, TV në një raft të ulët etj.)

Për të lexuar më tepër mbi lodrat që mund të përdoren që nga muaji i parë kliko në këtë postim (këtu).

Shpresoj që ky informacion të ketë qënë i dobishëm për ju teksa të gjithë ne jemi vazhdimisht duke mësuar më tepër mbi zhvillimin e bebave tanë. Ne duam për foshnjat ambientin më të mirë që do i përshtatet rritjes të tij. Do të përgatis në vijim shumë ide dhe sugjerime nga ku mund të frymëzoheni ndaj, qendroni të përditësuar.

Ju lutem më tregoni në komente rreth eksperiencës tuaj dhe se si bebi juaj zhvillohet në 3 muajt e parë të jetës.

Ps. Ky artikull është shkruar në konsultim me një fiziologjist të çertifikuar.

Përshëndetje të ngrohta,

Joanna

xxx

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!