Skip to content Skip to footer

Para se të ndaj përjetimin dhe sugjerimet e mia mbi shtatëzaninë, dua të sjell në vëmendje faktin se për disa çifte nuk është e lehtë që kjo të ndodhë. Unë ndjehem thellësisht me fat që ngjizja ishte e lehtë për mua por nga ana tjetër, e di fare mirë se nuk ndodh kështu për të gjithë.

KËSHILLA PËR TË PËRMIRËSUAR SHËNDETIN RIPRODHUES DHE FERTILITETIN

  1. Përpiquni ta ngadalësoni pak ritmin e jetës tuaj për të patur mundësinë që t’i kushtoni vëmendjen e duhur trupit tuaj dhe ciklit mujor. Jepini rëndësinë e duhur fazave të ndryshme në sajë të pushimit optimal dhe ushqyerjes të shëndetshme përgjatë stadeve të muajit.
  2. Hani vakte të ushqyeshme dhe të balancuara. Përpiquni të blini prodhimet e sezonit (që të siguroheni se po merrni përbërësit më të mirë që ju duhen në atë periudhë të vitit), produktet vendase (që prodhimi të jetë pjekur dhe të jetë zhvilluar para se të mblidhet), dhe produkte organike (për të shmangur pesticidet dhe kimikatet e tjera që mund të ndodhen në ushqim).
  3. Minimizoni ose shmangni ushqimet e paketuara dhe të përpunuara
  4. Përfshihuni në ushtrime relaksimi apo aktivitete të tjera që largojnë stresin. (Mëngjeseve unë zgjohem 20 minuta më herët se pjesa tjetër e familjes për të bërë joga. E shijoj shumë kohën vetëm me veten.)
  5. Shmangni stresin, sa më shumë të mundni. Nëse puna juaj është stresuese ju mund të reduktoni orët, ose të konsideroni një ndryshim ndoshta?
  6. Përmirësoni qarkullimin e gjakut në trupin tuaj duke shtuar lëvizjen dhe aktivitetin në rutinën tuaj ditore (edhe nëse bëhet fjalë për një ecejake të thjeshtë përreth lagjies, për not apo joga).
  7. Lidhuni me partnerin përgjatë ditës. Bëni një shëtitje apo provoni jogën së bashku.
  8. Kushtojini vëmendje shenjave dhe simptomave të fertilitetit. Kryeni mardhënie me partnerin gjate periudhës tuaj të fertilitetit.

“Sistemi nervor kontrollon funksionin e çdo qelize dhe organi në trupin tonë. Për shumë nga ne, edhe nëse nuk jemi në rrezik trupi ka tendencën të kalojë në gjendjen “lufto ose largohu”. Shpesh këto stimuj vijnë nga elementë stresues si – financat, mardhënia, puna, politika – ku të gjitha krijojnë ndjesinë e frikës dhe ankthit. Përpunimi dhe menaxhimi i këtyre elementëve përmes mënyrave të ndryshme mund të na ndihmojë ta kalojmë sistemin autonom nervor në një gjendje më të relaksuar dhe ndoshta, më pjellore. – Dr. Elliot Berlin, kiropraktikues prenatal i shquar, edukues mbi lindjen, i përmëndur ne lebrin Zen Mamas.

Patjetër, të mbeturit shtatëzanë nuk është gjithnjë aq e thjeshtë sa reduktimi I stresit dhe ushqyerja e shëndëtshme. Ka shumë faktorë që mund të ngadalësojnë ngjizjen apo të ndikojnë në aftësinë e trupit për të zhvilluar një foshnjë të shëndetshme.

Është e rëndësishme të dimë se çdo person është ndryshe, e edhe pse ka shumë rrethana që duhet t’i marrim parasysh, për çdokënd ka një trajtim individual. Ju lutem konsultohuni me një specialist të besuar për këtë.

Referencat:

“Nurture” – Erica Chidi Cohen

“Spiritual Midwifery” – Ina May Gaskin

“Zen Mamas” – Teresa Palmer and Sarah Wright Olsen

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!