Skip to content Skip to footer

Do të isha shumë e lumtur që 20% të të ardhurave që do të vijnë nga fitimet e A Mother’s Joy t’i dhurohen The Valdete Trust.

Me siguri keni dëgjuar për TVT?

The Valdete Trust e ka marrë emrin nga një vajzë e re shqiptare, e quajtur Valdete Gjonpalaj, e cila me anë të gjendjes së vështirë shëndetsore dhe kurajos ka frymëzuar jo pak njerëz në Ishullin Arran të Skocisë. Këta të fundit kanë mledhur paratë e nevojshme të cilat bënë të mundur trajtimin e saj mjekësor në Britani.

Por duhet thënë se Valdete është një rast i veçantë. Në Shqipëri, ka qindra, për të mos thënë mijëra të rinj me sëmundje degjenerative ose aftësi fizike ndryshe. të cilët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi ose në institucione pa ndihmën e duhur mjekësore dhe pa mbështetje morale.

Frymëzuar nga rasti i saj u krijua  organizata The Valdete Trust në 2010, e cila është zyrtarisht e njohur si Shoqatë Bamirësie ( Nr. SC041787)  nga Zyra Rregullatore e Shoqatave të Skocisë.

The Trust ka si funksion :

Të sigurojë përkujdesje për njerëzit  që vuajnë nga distrofia muskulare ose probleme të tjera degjenerative dhe t’u ofrojë atyre ndihmë, pavarësisht nga raca, seksi apo besimi fetar. Të sigurojë arsimim dhe mjetet e nevojshme  për të jetuar në mënyrë autonome.

Të nxisë formimin dhe veprimin e grupeve vullnetare dhe të mbështesë organizatat në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit me aftësi ndryshe.

Të ndërgjegjësojë shoqërinë Shqiptare rreth të drejtave njerëzore dhe nevojave të tyre për ndihmë mjekësore.

Për këto arsye unë do të kisha shumë dëshirë t’i mbështesja dhe t’i ndihmoja sa më tepër të jetë e mundur.

Xxx

Joanna

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!