Skip to content Skip to footer

“Fëmija në vend se thjesht të ecë, pëlqen të bëjë ecje të gjata dhe të mbart pesha ndërsa e bën,” thoshte Dr. Maria Montessori.

100 vite më vonë, ne e dimë se t’i mësojmë fëmijët të përballen më këtë maksimum të sfidave dhe tu ofrojmë atyre ndihmë vetëm kur na e kërkojnë, ndihmon në rritjen e këmbënguljes dhe aftësive të tyre problem-zgjidhëse.

Kur një bebe po përpiqet të kapë topin që ndodhet larg tij është dukë ndërtuar aftësi motorike e njëkohësisht duke rritur këmbënguljen. Ata mund të bëjnë zhurma të ngjashme me ato të të rriturve kur janë dukë ngitur pesha të rënda në palestër. Njësoj siç ne nuk do t’i largonim peshat nga dikush që po punon fort për t’i ngritur, përveç nëse ata do të na kërkonin ndihmë, ashtu nuk duhet edhe t’i largojmë fëmijës tonë mundësitë për tu rritur e për tu zhvilluar.

Maksimumi për çdo moshë

1. Foshnjat e sapolinduramund të shpenzojnë kohë çdo ditë duke përdorur maksimumin e zërit te tyre, duke ngritur grushtat e vegjël në ajër dhe duke kthyer kokën nga njëra anë në tjetrën. Kjo është normale. Në çdo moshë, fëmijët përjetojnë një gamë të plotë gjendjesh, nga të flejturit paqësisht deri tek përdorimi i secilit muskul në trupin e tyre.

Si mund të ndihmojmë: Kur e mbani foshnën në kraharor. Lejojini të ngrenë kokën latë herë pas here. Ndërsa javët ikin, shpërnguleni këtë aktivitet në atë që mund të quhet “kohë barkazi” në një batanije të butë por të qendrueshme në dysheme.

Mbani mend, bebi do të murmurisë dhe shkelmojë por kjo nuk do të thotë që është i palumtur. Është një ushtrim i vështirë! Kujtoni tingujt që ne të rriturët bëjmë kur stërvitemi dhe do ta keni më të thjeshtë ta lini bebin të punojë.

Kur fëmija nis vërtetë të mërzitet apo të qajë, lërini të kuptojnë se jeni aty duke i dëgjuar dhe kthejini nga barku në kurriz.

2. Bebat nga tre deri në gjashtë muaj e përdorin maksimumin për tu rrotulluar dhe për të përmirësuar kapjen.

Si mund të ndihmoni: Kur i ofroni bebit një lodër që mund ta shtërngojë, vendoseni vetëm pak më larg tij në tapetin ku luan dhe lejojini të shtriqen dhe zgjaten për ta marrë. Nëse kanë vështirësi me zhvendosjen përpara, qetësisht zgjatni dorën apo këmbën në dysheme pranë këmbëve të tyre që të kenë mundësi të shtyjnë. Kur të arrijnë lodrën, ta marrin e të luajnë me të do ta shihni në fytyrën e tyre sa të kënaqur do të jenë.

3. Bebat nga 6 deri në 12 muaj e përdorin maksimumin e tyre për të ndryshuar pozicion.

Në fazat e hershme të zhvillimit, të qendruarit ulur është një projekt i madh për ta. E rradhës është faza kur ata do të zvarriten si ushtarë të vegjël dhe do të enden nga njëri cep i dhomës në tjetrin. Pastaj, ata do të duan të gjejnë një mbështetëse dhe të tërhiqen për të mund tu ngjitur deri ne një sipërfaqje që i suporton.

Si mund të ndihmoni:
Jepini fëmijëve një hapësirë të madhe dhe të sigurt ku të mund të lëvizin, lëvizja e pavarur i ndihmon më së miri të zhvillojnë aftësitë e tyre motorike. Bebit do t’i pëlqejë të largohet nga ju për pak kohë por do të kthehet pas pak pë tu siguruar që jeni aty. Kjo është normale dhe siguria e tij për të lëvizur edhe më larg jush do të rritet dalëngadalë në muajt e ardhshëm.

Rezistojini tundimit.

Të qendrosh ulur dhe të shohësh bebin tek lëviz lirshëm mund të mos jetë aq e thjeshtë. Për shumë muaj ne i kemi mbajtur fare pranë dhe i kemi mbrojtur nga gjithçka. Nevojitet praktikë që të arrini t’i lini ata të lirë të eksplorojnë “aventura të reja”. Disa beba mund të murrmurrisin apo nxjerrin tinguj ndërsa përpiqen të përparojnë. Beba të tjerë do të përmbysen, pengohen, rrëzohen. Nëse arrini të reagoni qetësisht në këtë situatë ju do t’i tregoni bebit se ju besoni se ata mund t’i tejkalojnë këto pengesa në rrugën e lëvizjes. Ne duam tua ndjellim vetëbesimin në mënyrë që të jetë një ndienjë që do t’i shoqërojë në zhvillimin e horizonteve të tyre.

Fëmijëve të vegjël ju pëlqen tepër të bëjnë maksimumin e tyre!

Nuk ka asgjë që një bebe që sapo ka mësuar të ecë pëlqen më shumë se sa të shtojë intensitetin në ecje: mbajtja e objekteve të rënda është një sjellje klasike e vëzhguar në këtë grupmoshë. Ata duan të arrijnë dhe tejkalojnë limitet në mënyrë që të shohin se çfarë janë në gjendje të bëjnë!

4. Si mund të ndihmosh:

Ecja në këmbë i jep fëmijës kaq shumë mundësi të reja aktiviteti! Ecja është më e thjeshta prej tyre. Kur koha dhe siguria ta lejojojnë, jepini leje fëmijës të ecë në vend se të shëtisë me karrocë.

Në shtëpi, mundësojini aktivitete që përfshijnë përdorimin e këmbëve dhë duarve njëkohësisht.

Aktivitete që fëmijët e vegjël mund të kryejnë ndërsa qendrojnë në këmbë:

  • Marrja e lodrave nga rafti për në tavolinë
  • Vendosja e pecetave apo lugëve/ pirunjve në tavolinë.
  • Hedhja e topave lodër kur jeni jashtë

Krijojini fëmijës mundësinë të ngjitet dhe të bëjë maksimumin e vetë, të jetë aktiv fizikisht në mënyrë që të mund ta kanalizoni këtë në drejtimin e duhur.

Kuptimi i nevojës të fëmijës për tu përpjekur e për ta tejkaluar veten mund gjithashtu t’ju mundësojë të argëtoheni së bashku. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të ruani perspektivën në momentet e mërzisë apo inatit. Kërkoni për një mënyrë për ta kthyer nevojën e tyre në diçka positive: “E shof që sot dashke të hidhesh e kërcesh, le të gjejmë një vend të sigurt për ta bërë këtë.” Dhe ndonjëherë, ne duhet thjesht të qendrojmë pas dhe ta lëmë këtë fazë zhvillimore të ndodhë.

Fëmija vërtet ka nevojë të bëjë maksimumin e tij!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!