ÇFARË ME TË VËRTET JU DUHET PËR NJË FOSHNJË?
Në këtë artikull do ju sugjeroj një listë me lodra për të sapolindurit në 3 muajt e parë të jetës.
Siç edhe e kam përmendur në artikullin pararendës (këtu), 3 muajt e parë janë të rëndësishëm për zhvillimin e bebit.
Gjatë muajve të parë të jetës bebet janë tërësisht të varur nga përkujdesësit sa i takon nevojave të tyre. Ata gradualisht mësojnë si të ngrenë kokën e të vështrojnë botën, si të kërkojnë mamin e babin, si të marrin lodrat që duan, e edhe si të tregojnë se i duan ato. Në fillim të këtij rrugëtimim fëmija nis të mbledhë përvojë dhe si rrjedhim, aftësi që do e ndihmojnë në të ardhmen të ngrihet në këmbë dhe dalëngadalë të fitojnë pavarësi.
Kini parasysh se lodrat që i jepni fëmijës në këtë fazë nuk duhet të kenë elementë që mund të shqiten dhe gëlltiten, nuk duhet të jenë shumë të rënda dhe se nuk duhet të lini afër tyre objekte që mund të përbejnë rrezik për ta (vazo me lule, TV në një raft të ulët, kabuj, etj.)
Lodra që mund të përdoren duke nisur nga dita e parë:
- Lodrat varëse Montessori. E para quhet Munari: është e përbërë nga forma gjeometrike të bardha e të zeza dhe një sferë transparente që reflekton dritën.
Ja dhashë Anës kur ishte katër javëshe dhe ajo u përqëndrua duke e parë për të paktën 5-10 minuta (kini parasysh se bebi duhet të jetë i ushqyer, i relaksuar, jo shumë i lodhur dhe i thatë).
Nëse i listojmë materialet e Montessori sipas rradhës ato janë si vijon:
– Munari Mobile
– Gobbi’s Mobile
– Oktahedroni Mobile
Lexo më tepër për Lodrat Montessori nga Dita 1 (këtu).
- Kartolina me kontrast të lartë, të bardha e të zeza (kliko). Librat dhe kartolinat (flash cards) janë diçka që mund t’i përdorni me bebat që në ditët e para. A e keni pyetur veten ndonjëherë pse shumë libra për beba përdorin imazhe me ngjyrat të bardhë e të zezë në kontraste të larta?
Sepse figurat me kontraste të larta janë më lehtësisht të interpretueshme nga bebat dhe janë mënyra më e mirë që bebi juaj të zgjasë kohëzgjatjen e përqëndrimit, të përmirësojë kujtesën dhe të zhvillojë sistemin nervor. Stimulimi i shikimit tek bebi dhe ndihma për t’i bërë ata të përcaktojnë format dhe ngjyrat është e rëndësishme për të mprehur aftësitë e tyre njohëse.
Shkarko falas disa shembuj të imazheve me kontrast të lartë këtu.
- Palestra për beba (Baby Gym) – mund të përdoret duke nisur nga java e parë, ndihmon në nxitjen e zhvillimit fizik dhe konjitiv.
- Tapeti prej sfungjeri apo batanija ‘flokshe’ (sheepskin blanket)– sigurohuni që të jetë pa pesticide. Kjo batanije është një tapet i rehatshëm për lojën që njëkohësisht ndihmon në rregullimin e temperaturës tëk bebat. Mund edhe ta shtroni posht ‘palestrës të bebit’ dhe mund të shtrihen në të qysh nga lindja.
- Shajet e mëndafshta – rëshkitini butësisht në fytyrën apo trupin e bebit si një formë loje. I ndihmon të zhvillojnë koordinimin sy-dorë si dhe me konceptin e qendrueshmërisë të objektit.
- Ulëset, përkundëset për foshnja – Duhej ta shtoja këtë patjetër në listë pasi shpes, me të vërtetë që të lehtëson jetën; sidomos kur ke fëmijë më të rritur dhe të duhet të vish vërdallë nëpër shtëpi.
- Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kini prasysh që një i sapolindur nuk mund të qendrojë ulur për më shumë se 15 minuta pasi është jo e shëndetshme për posturën dhe shëndetin e shpinës të tij ende të pazhvilluar. Bebi duhet të qendrojë shtrirë në kurriz apo në bark në pjesën më të madhe të kohës. Është mirë që ta mësoni herët të qendrojë i shtrirë në bark pasi është një masazh i mirë për barkun dhe ndihmon në drejtimin e muskujve.
- Lodrat shqisore (Si unazat e buta, rattles apo lodra të tjera shqisore)– bëjnë mirë për zhvillimin e shqisave tek fëmjët. Një lodër shqisore sjell stimulimin e duhur për të treja shqisat. Kontrasti i lartë: e zeza, e kuqja e bardha – stimulojnë shikimin e bebit. Shqisa e dëgjimit zhvillohet nga zhurma e lehtë dhe gjithashtu, materialet e sigurta për beba dhe ngrohtësia ndikojnë në shqisën e prekjes.
Kur të zgjidhni lodra shqisore kërkoni për:
– Ngjyra me kontrast: e zezë, e bardhë, e kuqe – stimulojnë shikimin e bebit
– Materiale të sigurta e të ngrohta – stimulojnë prekjen tek bebi
– Tinguj – stimulojnë shqisën e dëgjimit tek bebat.
- Librat për beba (të parët është mirë të jenë badh e zi – stimulojnë shikimin). Përdorini si një zakon para gjumit. Provoni libra që kanë ritme muzikore, fraza që përsëriten apo libra që nuk janë shumë përfshirës vizualisht.
- Kruajtëse dhëmbesh për beba – përdoret për të zbutur mishrat e dhëmbëve kur dhëmbët nisin të dalin (3-7 muajsh afërsisht, edhe pse secili fëmijë ka trajektoren e vetë zhvillimore).
Megjithatë, ajo që është padiskutueshmërisht më e rëndësishmja në muajt e parë të bebit dhe ku ai vërtetë mund të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë është krijimi i një lidhjeje të dashur, kontaktit, mardhënies, që e bën këtë njeri të vogël të ndihet i vlerësuar, i pranuar dhe i dashur.
Përqafime,
Joanna
xxx