Skip to content Skip to footer

Ndërsa jemi në pritjen e ëmbël, shumë prej nesh imagjinojnë se si do të jenë ditët tona në shtëpi me një të sapolindur, por pjesa më e madhe e kësaj bazohet në imagjinatën e lidhur me një foshnjë më të rritur, aty ka buzëqeshje, ka ndërveprim. Nje beb fringo i ri është i vështirë për t’u lexuar! Shpesh prindërit gjenden duke pyetur veten “A jemi në fakt duke u argëtuar së bashku?”

Në javët e para, bebi do të jetë në gjumë në më të shumtën e kohës, dhe pjesën tjetër do të jeni duke u treguar sa mjeshtër të ushqyerjes jeni. Nuk ka shumë hapësirë për aktivitete të tjera.

Por, kur bebi të mësojë të qendrojë zgjuar për më gjatë, me shumë të ngjarë do të pyesni veten mbi se çfarë mund të bëni së bashku.

Dilni në natyrë

Të dalurit në natyrë i jep mundësinë bebit të njihet më përjetime e ndjesi të reja. Drita dhe tingujt janë ndryshe jashtë dhe ndjesia e ajrit që lëviz i jep bebit një informacion të ri mbi botën që na rrethon.

Po aq i rëndësishëm është fakti se ndërsa nxirrni foshnjën për shëtitje, ju ndihmoni me rritjen e vetëbesimit tuaj, si përshembull rrisni vetëbesimin në përdorimin e karrocës. E ndërsa pregatiteni për t’ju rikthyer botës, tanimë si një person që do të shihet shpesh në shoqërinë e bebit, edhe për ju do të jetë më mirë ta nisni dalë-ngadalë daljen dhe socializimin. Niseni me ecje të shkurtra çdo ditë.

Lexoni

Edhe para se bebi të mund të fokusohet në librin që po mbani në duar, tingulli i zërit tuaj është për të qetësues dhe interesant. Kur ju lexoni me zë të lartë ju do të jeni duke përdorur fjalë të ndryshme nga ato që përdorni kur përkëdhelni apo qetësoni bebin. Provojini të dyja, qoftë libra fëmijësh apo copëza të çfarëdo artikulli të jeni duke lexuar.

Mësoni masazhimin për foshnja

Shtrijeni bebin në shtratin si të spa-ve dhe zhvisheni atë. Do ju sugjeroja ta realizoni proçesin duke ndjekur një VIDEO udhëzuese. Përdorni vaj, të ngrohur duke fërkuar pëllëmbët me njëra-tjetrën, masazhojini bebit duart, këmbët, krahët, shpinën, kraharorin. Kjo, jo vetëm nxit krijimin e lidhjes mes jush por edhe ndihmon me relaksimin e tretjen tek bebi.

Prezantoni imazhe me kontrast të lartë

Shikimi i të sapolindurit tuaj po zhvillohet, dhe imazhet me forma të theksuara në sfond të bardh, i ndihmojnë ata të përqendrojnë shikimin. Lodrat që varen, Montessori mobil, apo letrat e aktivitetit janë të dizenjuara për këtë qëllim, por ju gjithashtu mund tu tregoni atyre objekte që ndodhen përreth shtëpisë:  një vazo të madhe me lule vendosur në një mur të zbehtë, rrezet e diellit që depërtojnë në grila, apo foto të vendosura në korniza të zeza mbi një mur të bardhë. Thuaja bebit atë që je duke i treguar dhe jepi kohë të dallojnë format e objekteve.

Praktikoni lojën e pavarur

Edhe pse një i sapolindur nuk është se ‘luan’ tamam, koha në tapetin e lojës me gjymtyrë të lira larg mbështjellëses apo krahëve të prindit i lejon ata të eksplorojnë hapësirën përreth tyre. Ata mund ta afrojnë pëllëmbën në fytyrë apo e shtrijnë në njërën anë. Sërish, edhe ky është një ushtrim që lejon mbledhjen e informacionit për bebin.

Nga ana tjetër, kjo është edhe një mundësi e mirë që ti t’ia marrësh dorën rutinës të përditshme, të gatuash apo të bësh dush ndërsa bebi shtrihet në hapësirën e vetë, në krevatin e lojës, djepin apo në një batanije në dysheme.

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!