Po e shkruaj këtë tekst pikërisht një javë para se vogëlushja Anna të mbushë 1 vjeç. Po, po, e pabesueshme! Ajo tashmë është një vjeçe! Më kujtohet dita e lindjes dhe dita kur u kthyem në shtëpi nga spitali. Më kujtohet buzëqeshja e saj e parë kur ishte 6 javëshe dhe dhëmbi i parë kur bëri 6 muaj. Gjithashtu ajo filloi të zvarritet kur ishte 8 muajshe dhe u përpoq të ngrihej kur u bë 9. Tani ajo po ecën nëpër shtëpi e kapur për dore dhe bën gjithnjë e më shumë qëndrime të lira vetë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe e bukur dhe ndoshta do ta përshkruaj më hollësisht më vonë, por tani le të flasim për “sfidat” që e shoqërojnë atë pëgjatë gjithë vitit.
Në vitin e parë fëmija zhvillohet në mënyrë dinamike. E ndërsa zhvillimi fizik i fëmijës është i njëtrajtshëm, sistemi nervor zhvillohet me faza dhe ndërlidhje. Në këtë periudhë, ne hasim disa faza zhvillimore gjatë të cilave fëmija nis të vërejë dhe mësojë gjëra të reja. Me se janë të lidhura fazat zhvillimore dhe cilat janë aftësitë e reja që duhet të presim në secilën?
Bebat kalojnë nëpër shtatë faza zhvillimore. Konsiderohen të tilla pasi janë të lidhura me periudhat kur sistemi nervor i bebit zhvillohet me intensitet. Fëmija nis të kuptojë më tepër, të fitojë aftësi të reja, etj. Secila fazë sjell ndryshime të mëdha dhe shtyn më tej zhvillimin e fëmijës dhe zakonisht, ritmet e ndryshimeve i mahnisin prindërit.
Në këtë tekst do ju përgjigjemi pyetjeve që vijojnë: Cilës periudhë i takojnë fazat e ndryshme zhvillimore dhe cilat janë aftësitë e reja që priten në secilin fazë të foshnjës apo kohës kur bebi vazhdon të rritet?
Fazat zhvillimore zgjasin nga një javë ose disa javë (sa vjen e bëhen më të gjata). Për shkak të zhvillimit të trurit, më ndihmën e shqisave në zhvillim fëmija merr gjithnjë e më tepër stimuj dhe përshtypje dhe i duhet të përballet me to. Para ose gjatë fazave zhvillimore, ndonjëherë prindërve mund t’u duket sikur të vegjlit e tyre i kanë humbur disa aftësi që i patën fituar më herët.
Megjithatë, në trurin e fëmijës ndodh një proces intensiv dhe ai percepton gjithnjë e më shumë. Fatmirësisht kur faza të përfundojë do të shihni se fëmijët jo vetëm nuk i kanë harruar ato që kishin mësuar më parë por kanë mësuar shumë gjëra të reja në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.
Si mund ta kuptoni se ata janë dukë kaluar nëpër një fazë zhvillimi?
Zhvillimi i sistemit nervor e bën foshnjën të marrë vazhdimisht stimuj nga ambienti që e rrethon. Para se të mësojë si ti menaxhojë ato, fëmija mund të jetë lehtësisht i irritueshëm dhe i lëvizur. Faza zhvillimore karakterizohet nga një sjellje e posaçme të cilës shpesh i referohet si “qaravitja”. Kjo qaravitje, është një shenjë që tregon se ky njeri i vogël po mundohet të bëjë më të mirën e tij për të përballuar ndjeshmërinë që ka ndaj botës dhe se ka vërtetë nevojë për kuptimin dhe mbështetjen e prindërve të tij. Truri dhe sistemi i tij nervor ngarkohet tepër në fazën e parë prandaj është e rëndësishme të jeni të butë me ta dhe ta ndihmoni fëmijën ta kalojë me lehtësi këtë fazë.
Fazat e zhvillimit – simptomat
1-vështirësi me gjumin
2-gjumë i trazuar,
3-humbje e urisë
4-të qara më të shpeshta,
5-nevojë e shtuar për afrimitet.
Duhet të keni parasysh se skedula e zhvillimit është një guidë e përafërt pasi secili fëmijë ka rrugën e vetë zhvillimore dhe jo gjithnjë do të përshtatet tërësisht me tabelën. Jo të gjithë fëmijët do të mund të bëjnë gjithçka sugjerohet njëherësh, ata gjithashtu kanë preferenca personale dhe ndonjëherë fokusohen në praktikimin e aftësive të reja që janë më interesante për ata për momentin, dhe i neglizhojnë nga pak të tjerat. Disa fëmijë i arrijnë kulmet e zhvillimit më shpejtë, të tjerët më ngadalë.
Ndaj kini parasysh që nuk duhet t’i krahasoni fëmijët. Ndonjëherë duhet të prisni nga pak ose, në varësi të periudhës mund t’i stimuloni këto aftësi zhvillimore si p.sh. duke luajtur.(në rast se keni dyshime serioze është më mirë të këshilloheni me një specialist).
Faza e parë e zhvillimit: 5 javë pas lindjes
Faza e parë është një ndryshim i madh në jetën e foshnjës dhe të prindërve të tij.
Pas muajit të parë të jetës – rreth pesë javë – bebi që deri më tani ka qenë vetëm duke ngrënë e duke fjetur bëhet më aktiv pasi zgjohet. Shqisat mprehen, ai e percepton ambientin më intensivisht dhe më ndërgjegjshëm se më parë. Ai mundet të fokusohet në fytyrën e zgjatur mbi të për një moment dhe imazhi që ai sheh është më i qartë. Edhe pse më parë drita apo zhurmat nuk e kanë shqetësuar, tanimë stimulimi i lartë e bën të bezdiset.
Pas fazës të parë të zhvillimit, foshnja:
- është më e ndërgjegjsme ndaj prekjes, zhurmës, aromës,
- zgjat kohën e aktivitetit midis dremitjeve
- sheh dhe dëgjon me përqendrim,
- nis të buzëqeshë,
- lot të vërtetë kur qan,
- ushqimi tretet më mirë
Faza e dytë zhvillimore: 7-9 javë pas lindjes
Në muajin e dyte, tretë pas lindjes bebi nis të dallojë modelet: për shembull, e kupton se pas larjes vjen gjumi dhe se në krahët e mamit – ushqyerja. Bebi nis të kontrollojë lëvizjet e trupit të tij – kjo është koha kur kupton se ka duar dhe mundet t’i lëvizë ato ( jo përsosshmërisht së pari). Me një kënaqësi të ngjashme ai eksploron mundësitë e zërit të tij, bën zhurma të ndryshme dhe i dëgjon me kuriozitet. Nis të dallojë shprehjet ë mimikës tek ata që e rrethojnë dhe i sheh më me vëmendje fytyrat e tyre në përgjithësi.
Pas fazës të dytë zhvillimore, fëmija:
- tenton të ngrejë dorën,
- shqelmon me këmbë dhe tund duart,
- zgjatet për lodrat dhe di si t’i mbajë ato,
- shikon në fytyra.
Faza e tretë zhvillimore: 11–12 javë pas lindjes
Ndër të tjera, në fazën e tretë, bebi nis të vërejë detajet. Dallon ndryshimin në tonin e zërit apo në intensitetin e dritës. Mund të koordinojë lëvizjet dorë-sy dhe mundet t’i ndjekë lodrat me sy. Koordinimi më i mirë u lejon të marrin objektet, ata përpiqen të eksplorojnë botën duke futur çdo gjë në gojë.
Pas fazës të tretë zhvillomore fëmija:
- mund të ndjekë me shikim një person apo objekt duke rrotulluar kokën,
- shtyn me këmbë ndërsa qendron shtrirë ne batanije,
- i shtërngon objektet me të dyja duart,
- zbulon tinguj të rri, turfullimën
- bën fluska pështyme,
- mund t’ju tregojë se është e mërzitur
Faza e katërt e zhvillimit: 14–19 javë pas lindjes
Në mes të muajit të katërt dhe të pestë ndodh faza e katërt dhe bebi nis të kuptojë se si disa ndodhi ndikojnë tek të tjerët. Fëmija vazhdimisht përsërit një sekuencë për të marrë një reagim të caktuar – p.sh. ai hedh lodrën sepse e di që nëna do ulet ta marrë, tund lodrën për të degjuar tingujt ose mbështetet tek doreza e karrocës sepse do që ta marrin në krahë. Bebi nis të lidhë tingujt me sekuencat – kjo është se si mamamama, apo babababa krijohen, edhe pse për momentin nuk është një e folur e ndërgjegjshme më shumë se sa një lojë me zërin.
Pas fazës të katërt zhvillimore, fëmija:
- mund të rrokullohet nga barku në shpinë apo anasjelltas,
- përpiqet të zvarritet,
- mbështetet në duar dhe ngre trupin,
- i lëviz objektet nga njëra dorë në tjetrën,
- i hedh lodrat në tokë me ndërgjegjie
- nis të reagojë kundrejt emrit të tij,
- reagon kundrejt reagimit të tij në pasqyrë,
- mund të shprehë dëshirat, psh. shtyn gjoksin kur është i ngopur.
Faza e pestë zhvillimore: 22–26 javë pas lindjes
Pas muajit të gjashtë bebi hyn në fazën e pestë zhvillimore – në këtë periudhë bebi nis të shohë dhe të kuptojë marrëdhëniet mes njerëzve. Buzëqeshja e ndërgjegjshme nuk u drejtohet më të gjithëve. Si pasojë, fëmija mund të mos u besojë të panjohurve ose mund të ketë frikë nga ata dhe reagon me frikë kur nuk sheh prindërit. Ankthi nga ndarja është shumë karakteristik në këtë fazë. I vogli nuk mundet ende të kuptojë që kur prindi i ikën nga sytë (qoftë edhe për në dhomën ngjitur), nuk ikën përgjithnjë.
Ai nis të kuptojë influencën që ka në atë çfarë ndodh – për shembull kur shtyp një çelës, drita ndizet. Fëmija koordinon lëvizjet gjithnjë e më mirë, i pëlqen të nxjerë lodrat nga kutia, të heq çorapet, përpiqet të vijë rrotull, bën mirupafshim me dorë apo përplas duart.
Pas fazës të pestë zhvillimore, fëmija:
- arrin të qendrojë i ulur,
- merr objekte të vogla me gishtin e madh dhe atë tregues,
- mban objekte me të dyja duart dhe i përplas nga vetja.
- sheh nga njëra pikturë tek tjetra në një libër.
Faza e gjashtë zhvillimore: java 33-37 pas lindjes
Faza e gjashtë, në mes të muajit të nëntë dhe të dhjetë është faza kur mënyra e të menduarit të fëmijës nis të përafrohet me atë të të rriturve. Fëmija e ndan botën në kategori, dallon elementët e përbashkët: p.sh. një qen në foto, një qen lodër dhe qeni – kafsha që takon gjatë shëtitjeve dhe që i përket një grupi të caktuar qensh. Nis të kuptojë emërtimin e objekteve dhe shijon ekzaminimin e objekteve të posaçme. Disa kërkues besojnë se inteligjenca nis të zhvillohet në këtë fazë.
Pas fazës të gjashtë zhvillimore fëmija:
- tregon dhe dallon format,
- tregon sensin e humorit,
- i bën reagime shëmbëllimit të tij në pasqyrë,
- merr iniciativën për të luajtur.
Faza e shtatë zhvillimore: 41–46 javë pas lindjes
Në muajin e njëmbëdhjetë të jetës, ndodh kalimi i shtatë – fëmija nis të kuptojë se ngjarje të caktuara ndodhin njëra pas tjetrës, p.sh. që lodrat mblidhen në një kuti pas lojës, që rrobat e pista zhvishen së pari dhe pastaj hidhen tek koshi i rrobave. I pëlqejnë lodrat që duhen kombinuar, kubat apo formueset. Ai përsërit fjalët apo tingujt e kafshëve, përpiqet të imitojë aktivitetet shtëpiake që bëjnë prindërit. Bebi pothuajse një-vjeçar vazhdimisht dhe ndërgjegjshëm nis të përdorë fjalën “jo”.
Fazat zhvillimore – pas fazës të shtatë zhvillimore, fëmija:
- tregon me gisht objekte dhe u vë emrat,
- imiton tingujt e kafshëve,
- di si të kombinojë format,
- përpiqet të vizatojë ne letër,
- ngjitet kur do të arrijë diçka,
- përpiqet të hedhë hapat e parë.
Ishte kënaqësi për mua t’ju drejtoja gjatë vitit të parë të foshnjës. Shpresoj t’ju ketë pëlqyer po aq sa mua. Sidomos sepse çdo hap e dokumentoja këtu me një foto (kam shumë prej tyre) të vogëlushes sime të ëmbël Anna. Është një privilegj të ndjekësh të porsalindurin duke pasur sukses në sfidat e saj, derisa ajo të bëhet një vogëlushe një vjeç – një qenie njerëzore e vetëdijshme, e aftë dhe komunikuese!
Ju lutemi mbani mend – skeduli i zhvillimit është vetëm një udhëzues i përafërt. Duhet të mbani mend se çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e vet dhe jo gjithmonë përshtatet në mënyrë të përsosur me udhëzimet. Disa fëmijë i kalojnë kulmet e zhvillimit më shpejt, të tjerë pak më ngadalë. Pra, mos i krahasoni fëmijët – ndonjëherë mjafton të prisni pak ose, duke ditur se çfarë kërkon një periudhë e caktuar, të stimuloni pak zhvillimin e aftësive, p.sh. duke luajtur.
Ky vit i parë i foshnjës, kur për ne prindërit, disa ditë janë të gjata dhe netë janë kaq të shkurtra, solli në jetën tonë një gëzim të pamasë dhe një dashuri të papërshkrueshme.
Gëzuar ditëlindjen e parë Anna. Ne të duam shumë!