Ndonjëherë njerëzit habiten kur mësojnë se parimet e Montesorit mund të aplikohen qysh nga lindja. Dhe pothuajse gjithnjë dëgjoj të më thonë “Ah, sikur ta kasha ditur më parë!”
Ndaj më poshtë do të gjeni të listuara idetë që do ju sugjeroja për t’i prezantuar fëmijët tuaj me parimet e Montesorit.
Nëse keni fëmijë të vegjël, në parashkollor apo më të rritur, më poshtë ka diçka edhe për ju. Do të kuptoni se shumë nga idetë do të jenë të vlefshme edhe për ata, e ju do të jeni në gjendje t’i përcillni këto ide edhe tek miqtë me fëmijë të sapolindur.
Pra, përse ta nisim që nga lindja? Ose madje, që nga ngjizja?
Personalisht i inkurajoj prindërit të përdorin idetë e Montesorit sa më herët të jetë e mundur. Ka shumëçka që mund të bëni – që nga mënyra se si e prekni fëmijën, mënyra se si i flisni, se si strukturoni shtëpinë tuaj dhe se si i përgjigjeni tentativave të fëmijëve për të folur.
Mendja e bebeve ka aftësi të pandërgjegjshme thithëse. Ata i marrin përshtypjet nga bota përreth pa më të voglin mundim. Dhe ata absorbojnë njësoj idetë e mira si edhe të këqiat.
Ndaj, më pëlqen të krijoj një ambient sa më të këndshëm përreth tyre; duke nisur që nga gjuha e pasur që përdor e që i bën të përfshihen, tek prekjet e lehta, me lejen e tyre dhe me respekt.
Ju mund të hidhni themelet e mënyrës se si ata eksplorojnë dhe të asaj se si ata ndihen për veten. Për shembull, t’u jepni mundësinë të shohin se si objektet reagojnë ndaj prekjes të tyre, t’u jepni kohë për të eksploruar ambientin apo t’u përgigjeni tentativave të tyre në përgjithësi.
Komunikimi me bebat
Ndër të parët element që më ka rënë në sy në herën e parë kur vizitova një ambient Montesori ishte se sa me respekt i fliste mësuesja fëmijës. E njejta vlen edhe për kur flasim me foshnjat.
Ata kuptojnë gjithçka qysh në një moshë të re edhe pse nuk mund t’ju kthejnë përgjigjie menjëherë:
- Bëjuni pyetje p.sh., “A e dëgjon ambulancën?”
- Tregojuni objekte p.sh., “Shikoje tulipanin. Majat e petaleve i paska në ngjyrë të kuqëremtë.”
- Tregojuni çfarë po ndodh, p.sh., “ Ne po bëhemi gati për të shkuar tek gjyshja..”
- Përdorni një gjuhë të pasur, p.sh. përdorni emrat e vërtetë të pemëve, luleve, kafshëve, mjeteve etj.
- Përgjigjiuni tentativave të tyre për të komunikuar.
- Përsërisni zhurmat që ata bëjnë
- Me rradhë – lërini të nxjerrin gjuhën jashtë, pastaj bëjeni ju. Ata do të jenë duke mësuar se si të respektojnë rradhën gjatë një “bisede”.
- Lexoni libra – nuk është asnjëherë herët për t’ja nisur me librat. Niseni me librat bardhë e zi, pastaj me libra të thjeshtë me fjalë e figura të bukura, pastaj me libra me vjersha. Në moshën 1 vjeçare librat ‘ngrije fletën’ (lift-the-flap) janë gjithashtu shumë të mirë.
Më e rëndësishmja është qe tu merrni leje kur merreni me ta. Nëse do tu ndëroni pelenat thuajini “Tani do ndërrojmë pëlënat.” Do të shihni se kur këto zakone te krijohen ata do të duket sikur ngrenë kokën për tju thënë, “Jam gati”.
Materialet Montesori për bebat
Materialet natyrale
Njësoj si më fëmijët më të rritur, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për tu ofruar atyre objekte të bëra nga material natyrale si për shembull, druri, goma, metali, letra, coha të ndryshme, Atyre u pëlqen tepër t’i shtërngojnë dhe eksplorojnë këto materiale, veçanërisht me gojën e tyre.
Më pak është më shumë
Unë gjithnjë sugjeroj të blini më pak nga sa ju vjen në mendje, dhe për shembull në vend se të blini shumë lodra lejojeni fëmijën të eksplorojë objektet e përdorimit të përditshëm në shtëpi. Bebi mundet të zgjedhë më thjeshtësisht kur ka më pak objekte të disponueshme, si dhe mundet t’i eksplorojë në thellësi këto objekte.
Observoni fëmijën për të ditur çfarë tu ofroni atyre.
Shpesh më pyësin “ Nga ta di çfarë duhet tu jap?” – dhe përgjigjia ime është: Observojini ata! Nëse ata humbasin interesin shpejt mund të jetë shumë e thjeshtë apo shumë e vështirë. Lejojuni të mundohen pak kur kanë mundësi për t’ja dalë.
Çdo herë që ju ofroni një lodër, shikoni me vëmendje si reagon fëmija juaj për të kuptuar se çfarë janë duke u përpjekur të përmirësojnë së fundmi. Nëse janë duke mbërthyer një byrzylyk, ofrojini objekte të ngashme që ti shtërngojnë po njësoj. Kur të fillojnë të tërhiqen për lartë, organizojeni ambientin në mënyrë të tillë që të kenë më tepër mundësi për ta bërë këtë.
Disa aksesorë montesori për moshën 1-3 muajsh
Ja cilët janë të preferuarit e mi nga koleksioni më i këndshëm i aksesorëve Montesori që ndihmon në zhvillimin e tyre:
- Munari është një aksesor në ngjyrat bardh e z ii balancuar në sajë të një sfere. Shumë i përshtatshëm për të sapolindurit. Ja një shembul KETU.
- Një octahedron është një aksesor i krijuar prej pjesëve reflektuese nga ngjyrat bazë KETU.
- Gobbi është për të paraqitur ngjyra të reja tek bebet në moshën 2-3 muajsh. Shikoni KETU.
Lexoni artikullin tim të mëpërparëshëm për lodrat e bebave nga dita e parë KETU.
Shpresoj t’i keni shijuar këto këshilla, do të kthehem shpejt me më shumë frymëzim për ju,
Urimet më të mira,
Joanna