Skip to content Skip to footer

Shumica e nënave të reja ose nënave të ardhshme kanë dëgjuar të paktën njëherë rreth Montessori-it. Shumica prej nesh kanë dëgjuar së është një mënyrë edukimi ndryshe nga ajo tradicionalja.

Në këtë artikull, unë do t’u përgjigjem pyetjeve tuaja më të, të shpeshta:

  1. Çfarë është Montessori?
  2. Cili është dallimi ndërmjet edukimit Montessori dhe atij tradicional?
  3. Cilat janë parimet e filozofisë Montessori? Si mund t’i aplikojmë këto parime, pavarësisht nëse fëmija jonë frekuenton ose jo një shkollë Montessori?

1.Ideja e kësaj mënyre edukimi u zhvillua nga Dr.Maria Montessori, e cila ishte një nga femrat e para mjeke në Itali në fundin e viteve 1800. Ajo tregoi një interes të veçantë për nevojat e fëmijëve që kishin vështirësi në të mësuar, ata të cilët ishin të diagnostikuar me aftësi ndryshe fizike dhe mendore, dhe me kalimin e kohës ajo e zhvendosi fokusin e saj nga mjekësia tek arsimi. Nëse dëshironi të dini më tepër rreth biografisë së Maria Montessori-it mund të lexoni në këtë link.

Në edukimin tradicional, mësuesja zakonisht qëndron përpara klasës, vendos se çfarë duhet të mësojnë fëmijët, dhe u mësojnë atyre atë që ata kanë nevojë të dinë. Pra një marrëdhënie hierarkie, ku mësuesi/ja ushtron autoritet ndaj nxënësve. Mësuesi/ja vendos se të gjithë janë gati të mësojnë të njëjtën gjë në të njëjtën kohë. Për shembull, ai/ajo vendos se të gjithë janë gati të mësojnë shkronjën “A” në të njëjtën ditë.

Ndryshe nga raporti hierarkik ndërmjet mësuesit dhe nxënësit në arsimin tradicional, në filozofinë Montessori ka një marrëdhënie dinamike ndërmjet fëmijës, të rriturit dhe mjedisit në të cilin mësohet. Fëmija është tepër i fokusuar duke mësuar në mënyrë të pavarur dhe ka mbështjejen e duhur nga i rrituri dhe nga mjedisi rreth tij.

Ndryshe nga raporti hierarkik ndërmjet mësuesit dhe nxënësit në arsimin tradicional, në filozofinë Montessori ka një marrëdhënie dinamike ndërmjet fëmijës, të rriturit dhe mjedisit në të cilin mësohet. Fëmija është tepër I FOKUSUAR duke mësuar në mënyrë të pavarur dhe ka mbështjejen e duhur nga i rrituri dhe nga mjedisi rreth tij.

Në diagramën e edukimit sipas filozofisë Montessori, vini re që shigjetat janë të drejtuara në të dyja anët. Mjedisi dhe fëmija ndërveprojnë me njëri-tjetrin – mjedisi e tërheq fëmijën dhe ky i fundit mëson nga materialet në mjedisin ku ndodhet, i rrituri dhe mjedisi gjithashtu ndikojnë tek njëri-tjetri – i rrituri përgatit mjedisin, vëzhgon, dhe bën rregullime për t’a përshtatur ambjentin  në bazë të nevojave të fëmijës. Me pak fjalë, marrëdhënia e tyre është dinamike –  ata kanë një respekt reciprok për njëri-tjetrin. I rrituri do t’a vëzhgojë  fëmijën dhe do të ndërhyjë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, duke u larguar më pas për t’a lejuar fëmijën t’a perfeksionojë akoma më tepër veprimin e nisur.

Ketu mund të lexoni më tepër rreth mënyrës se si është e organizuar një klasë Montessori.

Këto parime nuk zbatohen vetëm në klasë. Gjithashtu, ne mund t’i praktikojmë edhe në shtëpinë tonë, madje që në uterus. E gjitha ka të bëjë me mënyrën se si sillemi me fëmijët tanë – ne i ndihmojmë ata t’i zbulojnë vetë gjërat dalëngadalë, u japim atyre liri dhe limite gjithashtu,  ne ua bëjmë më të lehtë gjërat duke organizuar shtëpitë tona në mënyrë të tillë që ata të marrin pjesë në jetën e përditshme.

Disa nga PARIMET MONTESSORI
  • PËRGATISNI AMBJENTIN

A prepared environment could be any space that we set up, for example, a classroom, our home, a holiday rental, an outside space.

Në ambjentin që dëshironi të përgatisni:

  • Aktivitetet duhet të jenë të përshtatshme për nivelin e fëmijës – sfiduese në mënyrë që fëmija të perfeksionojë aftësitë e veta, por jo aq të vështira sa të heqin dorë.
  • Hapësira duhet të jetë e thjeshtë dhe e bukur – ambjenti duhet të jetë pa rrëmujë, aktivitetet duhet të zgjedhen me kujdes dhe nuk duhet të mungojë asgjë në mënyrë që fëmija të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Pajisjet dhe materialet duhet të zgjidhen me kujdes – dorashka ose pecetat në formë doreze për të fshirë ambjentet në të cilat mund të derdhet ujë, pajisje me materiale artistike në mënyrë që ata të praktikojnë dhe të përsërisin, pajisje të përshtatshme për fëmijë të cilat mund t’i ndihmojnë ata të bëjnë biskota, dhe gota të vogla për pije.
  • Qëllimi i këtij organizimi është, t’i japim liri fëmijës për të eksploruar, për të mësuar dhe për t’ua bërë gjërat sa më tërheqëse të jetë e mundur.


David është duke mësuar për Planetet duke i klasifikuar ata sipas emrave të tyre përkatës dhe sipas vendit që zënë në hapësirë.

  • Dëshira natyrale për të mësuar

Disa njerëz mendojnë se me siguri duhet të jetë një kaos i vërtetë me gjithë ata fëmijë që bëjnë gjëra të ndryshme. Ose që fëmijët nuk do të bëjnë asgjë nëse nuk ka një njeri që qëndron përpara klasës për t’u treguar atyre se çfarë duhet të bëjnë.

Në fakt është krejt e kundërta, ne mendojmë se kur krijojmë një ambjent të mbushur me aktivitete të tilla, ata do të punojnë për të fituar aftësi dhe fëmija do të ketë një motovim të brendshëm për të mësuar. Që foshnja ata mësonin të kapnin objektet, të ngriheshin sërisht e sërisht pasi ishin rrëzuar si dhe ata përpiqeshin të ecnin vetë duke u mbështetur diku. E njëjta gjë do të ndodhë edhe kur ata të të mësojnë të flasin, të shkruajnë apo të lexojnë, të mësojnë matematikën dhe të zbulojnë botën rreth tyre.

Zbulimet që ata arrijnë të bëjnë vetë duke përdorur materialet e përgatitura me kujdes dhe pa përpjekje Zbuimet që ata bëjnë vetë duke përdorur materialet e përgatitura me kujdes dhe pa u lodhur shumë, duhet të shërbejnë për të eksploruar dhe për të njohur mjedisin.

Në klasat Montessori, ka nxënës të moshave të ndryshme në mënyrë që fëmijët e vegjël të mësojnë duke i vëzhguar ata, ndërsa të rriturit mund të përforcojnë mësimet e tyre duke i ndihmuar më të vegjëlit.

  • Të përdorim duart për të mësuar në mënyrë konkrete

Materialet në një klasë Montessori janë të përgatitura aq bukur dhe në mënyrë aq tërheqëse sa fëmija ka dëshira t’i prekë për të njohur akoma edhe më mirë funksionin e tyre.

Nëpërmjet duarve ata mund të marrin kaq shumë informacion në një mënyrë konkrete për t’ia transmetuar më pas trurit. Është shumë e rëndësishme të dëgjosh apo të shikosh diçka, por procesi i të mësuarit është më i plotë kur përfshijmë edhe duart tona. Kështu ne kalojmë nga mësimi pasiv në atë aktiv.

  • Periudhat e ndjeshme

Një periudhë e ndjeshme është një përiudhë kohore gjatë se cilës fëmija tregon një interes të veçantë në një fushë të caktuar. Për shembull ka përiudha të ndjeshme për lëvizjen, për mësimin e gjuhës, për matematikën ose për leximin.

Kjo nuk do të thotë që fëmija po tregohet i ndjeshëm në mënyrë të veçantë, në kuptimin që është i dobët apo i brishtë. Përkundrazi, është një periudhë kur fëmija mëson një aftësi të caktuar me lehtësi dhe pa shumë përpjekje.

Ne mund t’a përdorim këtë periudhë të ndjeshme për të përmirësuar aktivitetet e duhura për fëmijën tonë. Ne i vëzhgojmë fëmijët tanë për të parë se për çfarë janë të interesuar më tepër.

  • Mendja përthithëse e pavetëdijshme

Një foshnjë bën pjesë në grupmoshën 0 deri në 6 vjeç, pikërisht atëherë kur fëmija fillon të tregojë interes për objektet rreth tij, prandaj Dr. Montessori e quan mendjen e fëmijës Mendje Përthithëse e cila kap informacionin si një sfungjer. Nga mosha 0 deri në 3 vjeç, ata e bëjnë këtë në mënyrë krejtësisht të pandërgjegjshme.

  • Liria dhe limitet

Në sistemin Montessori ne u japim fëmijëve liri sëbashku me disa limite.

Në shkollën Montessori, fëmijët janë të lirë të zgjedhin se me çfarë duan të punojnë (për aq kohë sa është e mundur). Fëmijët janë të lirë të pushojnë ose të vëzhgojnë të tjerët

(për aq kohë sa nuk bezdis një fëmijë tjetër). Gjithashtu ata janë të lirë të lëvizin nëpër klasë (për aq kohë sa respektojnë njerëzit rreth tyre). Nëpërmjet limiteve, ne i ndjekim fëmijët tanë dhe i lejojmë ata te zhvillohen sipas periudhës së tyre unike.

Kur jemi në shtëpi ne mund t’u japim atyre lirinë për të zgjedhur se çfarë të veshin, (për sa kohë që veshja është e duhura për stinën). Ne mund t’u japim atyre lirinë për të përgatitur vaktin e tyre (për sa kohë që ata do të ulen dhe do t’a hanë atë). Dhe ata kanë lirinë të shprehin vetveten (për sa kohë që ata nuk dëmtojnë të tjerët dhe objektet në shtëpi).

  • Pavarësia dhe përgjegjësia

Në filozofinë Montessori, fëmijët mësojnë të jenë shumë të pavarur. Parimi kryesor është “Më ndihmo t’a bëj vetë”.

Ne nuk e bëjmë këtë në mënyrë që fëmija të rritet sa më shpejt të jetë e mundur. Lërini fëmijët të jenë fëmijë.
Ne e bëjmë këtë sepse fëmijët DUAN t’a bëjnë këtë. Ata kanë dëshirë të bëjnë më tepër, të kontribuojnë, të jenë pjesë e familjes – e klasës – e shoqërisë. Ne mund të shikojmë se si lumturia pushton fytyrën e tyre sa herë që ata veshin vetë këpucët, kur vendosin diçka në vendin e duhur ose kur ndihmojnë një shok që ka nevojë. Ne mund të vërejmë se sa në paqe duken ata kur arrijnë t’i bëjnë vetë gjërat.

Akoma edhe më e rëndësishme është që fëmija të mësojë përgjegjësinë. Duke qënë të pavarur, ata mësojnë se si të bëhen të përgjegjshëm për t’u kujdesur për vetvteten, për të tjerët, dhe për mjedisin rreth tyre.

Fëmija mëson se si të ketë kujdes për gjërat delikate. Ata mësojnë se si t’i ofrojnë ndihmë një shoku. Mësojnë se si të kujdesen për gjërat e tyre personale, duke i vendosur rrobat e palara në makinë larëse, ose duke vendosur lodrat në dollap. Ata mësojnë se si t’i rregullojnë marrëdhëniet me dikë që e kanë lënduar, si të kujdesen për bimët, për klasën, dhe për mjedisin rreth tyre.

  • Zhvillimi personal

Shkollat tradicionale presin që fëmijët të zhvillohen të gjithë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin ambjent. Por, duhet të kemi parassysh se disa fëmijë fillojnë të flasin më shpejt, disa më herët se të tjerët dhe secili fëmijë, and each child is on their oën unique developmental timeline.

Jo vetëm Montessori respekton kohën unike të zhvillimit të një fëmije. Ne gjithashtu respektojmë faktin se secili fëmijë ka nivel të ndryshëm energjie dhe arrin të përqëndrohet në momente të ndryshme. Fëmijët kanë mënyra të ndryshme për të mësuar – nëpërmjet mënyrës vizuale, dëgjimit dhe prekjes, ose një kombinim i të gjithave bashkë.

Montessori respekton faktin se secili fëmijë mëson në mënyra të ndryshme dhe mbështet zhvillimin individual të secilit.

  • Respekti

Një mësues i vërtetë Montessori do t’i trajtojë fëmijët me po të njëjtin respekt që do të trajtonte një të rritur. Ne mund t’a vërejmë këtë në mënyrën se si ata u flasin fëmijëve, mënyrën se si kërkojnë leje dhe në mënyrën se si ata nuk përpiqen t’u imponojnë fëmijëve edukimin, por i lejojnë ata të zhvillohen sipas mënyrës së tyre. Kjo nuk do të thotë se i rrituri nuk është përgjegjës. Ata vendosin limite atëherë kur duhet. Sigurisht jo në mënyrë pasive apo agresive. Por në një mënyrë respektuese dhe bindëse.

Më tepër rreth përkufizimeve dhe sqarimeve Montessori mund të lexoni në artikullin  tim të mëparshëm ketu.

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!