Ky kek i butë në vetvete është thjeshtë nje kungull i vendosur në brumë i cili kur gatuhet ka një shije të ëmbël. Duke qënë një ëmbëlsirë pa miell rrjedhimisht do të jetë një ëmbëlsirë pa gluten, e lehtë dhe e butë perfekte për t’u servirur pas darkës … miqtë dhe familjarët do të jenë shumë të kënaqur nga zgjedhja juaj.
Për të realizuar këtë ëmbëlsirë na nevojiten:
- 1 kungull
- 120 g sheqer pluhur
- 100 g gjalp i butë
- 40 g niseshte
- 4 vezë
- gjysëm bishtaje vanilje
Për të përgatitur kekun me kungull, filllimisht duhet të pastroni kungulllin nga farat që ndodhen në pjesën e brendshme, më pas priteni në copa të vogla dhe hiqini lëkurën. Ju nevojitet vetëm 500 g nga kungulli i pastruar.
Vendoseni pjesët e prera të kungullit në një tavë pjekjeje dhe lëreni të piqet në furrën të cilën e keni ngrohur më parë në një temperaturë 180 ° C për 35 minuta.
Sapo të jetë gati vendoseni në një pjatë dhe shtypeni me një pirun në mënyrë që të formohet një pure. Ju duhet rreth 250 gram të cilën duhet ta lini mënjanë për ta përdorur më pas.
Më pas ndani të verdhat e vezës nga pjesa e bardhë dhe këto të fundit rrahini derisa të formohet një masë e trashë pa shtuar asgjë tjetër. Pasi ti keni rrahur mirë të bardhat e vezës, në mënyrë që të jenë përthithur ashtu siç duhet, mund të shtoni pjesën tjetër. Kështu do të formohet një përzierje kremoze.
Më pas merrni gjysmën e farave nga bishtaja e vaniljes dhe shtojini ato tek përzierja që përgatitët më parë. Përziejni me ndihmën e një teli kuzhine, shtoni purenë e kungullit që kishit përgatitur dhe përziejini sërisht.
Pastaj shtoni niseshtenë dhe përziejini me ndihmën e një spatulle. Në fund, pak nga pak shtoni masën kremoze të vezës me lëvizje nga poshtë lart në mënyrë që të keni një përzierje të butë dhe të lehtë.
Në tavë me diametër 24 cm vendosni një letër pjekje dhe hidhni masën e përgatitur në të.
Shtrojeni mirë në tavë dhe vendoseni në furrën e ngrohur më parë në temperaturë 170 ° C për 35 minuta. Për t’u siguruar që keku është pjekur siç duhet bëni provën me kunjin e dhëmbëve. Sapo keku të jetë gati dhe dhe të jetë ftohur pak, hiqeni nga ena dhe dhe hidhini sheqer pluhur para se ta servirni.
SUGJERIM
Nëso doni një shije më të fortë mund të hidhni pak kakao në sipërfaqen e kekut. Githashtu mund të shtoni pak kanellë për t’i dhënë më tepër aromë kekut, duke krijuar kështu një kombinim të përsosur!