Skip to content Skip to footer

Shpesh dëgjoj se fëmijët nuk arrijnë të përqëndrohen gjatë kohës që mësojnë dhe se një parashkollor nuk arrin të qëndrojë në një vend apo të kujdeset për lodrat e tij. Së fundmi, kam shkruar një artikull duke shpjeguar se pse ndodh kjo. Për më tepër mund të lexoni ketu.

Nuk mund të mësosh pa u përqëndruar dhe nuk mund të përqëndrohesh nëse nuk ka diçka që të tërheq. Pavarësisht se proçesi i të nxënit përfshin ecjen (tek fëmijët e vegjël), shkrimin, shumëzimin, ose pjesëtimin e numrave të mëdhenj, secili aktivitet kërkon në vetvete një përqëndrim të caktuar. Përqëndrimi është një aftësi e veçantë që kërkon punë dhe praktikë të vazhdueshme.

Në kopshtet Montessori (dhe jo vetëm në kopshte, por edhe në të gjitha nivelet e këtij sistemi), ne gjejmë udhëzime të cilat ndihmojnë fëmijët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të praktikojnë përqëndimin.
Eshtë shumë e rëndësishme që të mos i ndërpresim fëmijët gjatë kohës që kryejnë një aktivitet të caktuar. Në këtë mënyrë, ata mund të fokusohen plotësisht në detyrën e tyre për aq kohë sa u duhet, pa patur nevojë për aktivitete shtesë të imponuara nga prindërit.

Duke vepruar kështu, përqëndrimi, vetëkontrolli dhe vetëmenaxhimi tek fëmijët do të zhvillohen akoma edhe më tepër.
Jam e sigurtë se  ju ka ndodhur të kompensoni kohën e humbur ose mungesën tuaj si prind me anë të tabletave, filmave vizatimorë, dhe pajisjeve të tjera elektronike në mënyrë që fëmijët të jenë të zënë dhe të mos mërziten nga mosprania juaj.

Koha që kaloni sëbashku me fëmijët  është shumë e rëndësishme.
Ashtu siç është e rëndësishme t’u krijojmë fëmijëve tanë mundësi për të luajtur dhe punuar në mënyrë të pavarur, po aq e rëndësishme është që t’i lëmë ata të bëhen monoton, pra të mos merren me asgjë për pak kohë.
Rruga e duhur për të praktikuar dhe zhvilluar përqëndrimin është të ndërmarrësh aktivitete të cilat kërkojnë përqëndrim. Dhe mënyra më e mirë për t’a kultivuar atë është të mos i ndërpresim fëmijët kur sapo arrijnë të fokusohen në aktivitetin e tyre.

Kjo mund të arrihet:

  • Duke i vëzhguar ata – filloni të vëzhgoni fëmijën tuaj dhe përpiquni të kuptoni se çfarë e tërheq vëmendjen e tij.
  • Duke përgatitur ambjentin – Përgatisni materialet dhe vendosini ato në mënyrë të tillë që të jenë të organizuara dhe në dispozicion të fëmijës.
  • Duke qënë kreativ – nëse vini re se fëmija ka aftësi krijuese, përpiquni t’i siguroni atij hapësirën dhe materialet e nevojshme për të punuar.
  • Duke mos i ndërprerë– nëse e shikoni që fëmija është i fokusuar në ndonjë aktivitet mos ndërhyni. Thjesht qëndroni aty rrotull.
  • Duke qënë shembull për fëmijët – si prind ju jeni një person shumë i rëndësishëm në jetën e fëmijës, prandaj ai shpesh do mundohet t’ju imitoje ju. Kështu që bëhuni një model i mirë për fëmijën tuaj dhe tregojini atij që edhe ju keni një punë e cila kërkon përqëndrim.
  • Duke ju dhënë kohën e duhur– Jepini kohën që i nevojitet fëmijës tuaj për të përfunduar punën e nisur.
  • Duke lëvizur – në qoftë se fëmija ka aftësi të lëvizë dhe të luajë jashtë, atëherë do të ishte më e lehtë për ta të ndërmarrin aktivitete që kërkojnë përqëndrim.
  • Duke u shplodhur – gjeni kohën për t’u shplodhur sëbashku me fëmijën tuaj.

Në vend që t’i ekspozojmë fëmijët ndaj efekteve të stimulimit të tepërt të teknologjisë ne ju propozojmë që t’i nxisni ata të luajnë në mënyrë spontane – vetëm ose me fëmijë të tjerë – kështu që ata vazhdimisht mund të zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre. Në këtë formë ne mund të krijojmë një ambjent të shëndetshëm dhe të favorshëm për zhvillimin natyral të mendjes së tyre. 

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!