A ju pëlqen Halloween-i ? Mua po! A e festoni Halloween-in? Unë po! Mashtrim ose karamele? Çfarë preferoni—Qesharak apo të frikshëm? Gazmor apo të neveritshëm?
Këtë vit unë dhe fëmijët e mi u bëmë pjesë e Festivalit të Vjeshtës gjatë të cilit u zhvillua një paradë me kostume përreth fushës së futbollit. Ne të gjithë kishim veshur kostume të zbukuruara: Vicky ishte një balerinë Spanjolle flamenco (kostumin e saj e blemë gjatë udhëtimit tonë të fundit në Barcelonë), David ishte Harry Poter, ndërsa unë një shtrigë jo shumë e frikshme (të paktën kështu shpresoj).
Ne i shijuam shumë veshjet tona, zbukuruam shtëpinë dhe të gjithë u argëtuam shumë!
Po fëmijët tuaj a do bëhen pjesë e lojës mashtrim ose karamele? A do të bëni një festë të vogël? Po kungujt i keni gdhendur?
Apo … është thjeshtë një ditë si gjithë të tjerat për ju?
Nuk dini çfarë temash të zgjidhni rreth festës së Halloween-it?
Mua më pëlqejnë librat për fëmijë të cilët flasin për fantazmat dhe frikën. Ky është një pretekst shumë i mirë për të biseduar për tema të ndryshme me fëmijët tuaj. Ju mund të bisedoni me ta rreth gjërave për të cilat nuk duhet të kemi frikë dhe si të largojmë “përbindëshat” poshtë krevatit. Ose ndoshta edhe të bëhemi shokë me ta?
Por unë nuk do të isha vetvetja, nëse nuk do të shkruaja për traditat në vendin tim të origjinës, për Poloninë. Ne më 1 Nëntor kemi Festën tonë të bukur të Të Gjithë Shpirtërave dhe Ditën e Shenjtërve.
Tradita dhe origjina e Ditës së Shenjtërve dhe e Halloween-it është e njëjtë, por këto dy ditë kanë atmosfera krejt të ndryshme! Edhe pse Dita e Shenjtërve festohet nga të gjithë katolikët në të gjithë botën, kjo festë në Poloni festohet në një mënyrë shumë të veçantë dhe shumë solemne.
Dita e Shenjtërve në Poloni është një ditë pushimi për të gjithë përveç sistemit të transportit dhe shërbimeve emergjente. Trafiku në rrugë është shumë i lartë sepse të gjithë njerëzit duhet të lëvizin për të shkuar tek varret e familjarëve të tyre.
Polakët dërgojnë kurora me lule, dhe qirinj përkujtimorë në varreza, aty ku ndodhen varret e familjarëve, miqve apo të heronjve kombëtarë. Duhet thënë se varrezat në Poloni janë krejtë të ndryshme krahasuar me vendet e tjera të botës. Varret dhe monumentet janë të mëdha dhe shumë të ndarë nga njëri-tjetri. Zakonisht ka një roje i cili qëndron pranë varreve ushtarake gjatë kësaj dite. Varret janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Disa janë të mbuluar me gurë, disa kanë dhe’ ndërsa disa të tjerë kanë lule të mbjellura. Ata ndryshojnë në varësi të pasurisë së familjes. Disa prej varreve kanë njerëz të cilët kujdesen për mirëmbajtjen e tyre vazhdimisht.
Shumë gra të moshuara, kryesisht vejushat, i vizitojnë varrezat pothuajse çdo ditë.
Edhe varret më të harruara, më 1 Nëntor janë plot më drita dhe qirinj. Mendohet se lutja dhe vendosja e qirinjve në këto varre mund të ndihmojë që shprirtat e tyre të prehen të qetë.
Këtë vit unë nuk do të jem dot në varreza për të ndezur një qiri për njerëzit e mi të dashur, por do të ndez një qiri në shtëpi atë ditë. Thjeshtë për të përkujtuar ata anëtarë të familjes të cilët nuk janë më pranë nesh. Është një festë e mbushur me gëzim – ashtu sikurse kujtimet më të bukura të të dashurve tanë të cilat i ruajmë përgjithmonë në mendjen dhe në zemrën tonë.
Gëzuar Halloween-in! Uroj që të gjithë ju të keni një ditë emocionuese, të këndshme dhe sa më shumë ëmbëlsira!