Skip to content Skip to footer

Nevojat për artikuj për bebe edhe mami

Sapo të nisni pazarin për artikujt e bebes do e kuptoni menjëherë se larmishmëria e produkteve që do të gjeni është e pafundme. Qëllimi i këtij shkrimi është t’i ndihmojë nënat e ardhshme të vendosin se çfarë u nevojitet për qendrimin e tyre në spital si dhe për muajt e parë pas lindjes, për veten dhe për bebin e tyre.

ÇFARË DUHET TË KENI NË VALIXHEN E LINDJES, PËR VETE DHE PËR BEBIN

Është ide e mirë ta keni gati valixhen e lindjes të paktën një muaj para datës të lindjes, për çdo rast. Disa prej nënave parapëlqejnë të bëjnë gati dy valixhe të ndryshme, njërën për lindjen dhe tjetrën për bebin. Por kjo është tërësisht në dorën tuaj.

Së pari, 3 parime të rëndësishmë:

E PARA: MERRNI ME VETE NË SPITAL SA MË PAK GJËRA TË JETË E MUNDUR – kështu në kthim do të keni më pak mikrobe të spitalit që vijnë në shtëpi.

E DYTA: bëhemi gati për dy ditë. 80% e grave dalin nga spitali pas 48 orëve qendrim, e nëse do ju duhet të qendroni pak më gjatë, familjarët do të kenë kohë për t’ju sjellë ato çfarë ju duhen.

E TRETA: Në këtë shkrim supozojmë se spitali nuk ju vë asgjë në dispozicion sepse kështu ndodh të paktën në spitalët e nivelit mesatar. Patjetër, ka dhe të tillë ku një pjesë e madhe e artikujve vihen në dispozicion nga spitali.

ARTIKUJT PËR VETEN:

  • TRE KËMISHA NATE – PËRFSHIRË ATË që me shumë të ngjarë (por jo domosdoshmërisht) nuk do ju bëjë më pas lindjes. Por mos u shqetësoni, nuk ka pse të gjitha bluzat të jenë specifike për gjidhënien, mjafton të kenë supe që hapen apo të jenë me kopsa para(që janë mjaftë praktike).
  • NJË ROBDISHAN OSE TRIKO për në rast se mbërdhini.
  • 2-3 PALË REÇIPETA GJIDHËNIEJE – gjatë lindjes mund të jeni me apo pa reçipeta por kur të nisë laktacioni do ju duhet t’i vishni (të paktën për një periudhë të caktuar) – parandalon dëmtimin e kanaleve të qumshtit.
  • DY PESHQIRË (plus një të vogël për duart).
  • FURÇË DHËMBËSH, PASTË DHËMBËSH, larës fytyre, krem, buzëkuq, deodorant dhe gjithçka mund t’ju duhet për 2 netë qendrim.
  • KAPËSE FLOKËSH – apo lidhëse, apo rreth; diçka që do ju ndihmojë t’i mbani flokët larg fytyrës.
  • ÇORAPE TË NGROHTA.
  • SHAPKA – mundësisht plastike, lërini shapkat e rrobës në shtëpi – shkoni në spital me të tilla të thjeshta që mund t’i gjeni edhe në markete.
  • RROBA PËR KTHIMIN NË SHTËPI (ose mund të përdorni ato me të cilat erdhët).
  • DY PAKO ME PECETA ORGANIKE TË POSAÇME – zgjidhini prej pambuku dhe me përmasa 90×60 cm (jo me plastikë) – my Camelia nga @rossmann_and_lala
  • PESË PALË TË BRENDSHME NJË PËRDORIMSHME, MBI BEL ( lloji më i mirë duken si tuta të shkurtra. Aspak të bukura por shumë të nevojshme për ditët e para kur derdhjet janë më të mëdha) —Postpartum slip disposable, Post parto slip monouso from Chicco mammy @chiccoalbania
  • PECETA PËR GJIRINJohnson’s baby nursing pads
  • BALSAM DHE MBROJTËSE PËR GJIRIN – kremi i lanolinit dhe mbrojtëse që i lejojnë thithat të ajrosen dhe të rigjenerohen midis gjidhënieve. Një ditë pas gjidhënies më vajzën kisha thithka të çara sepse thithja nuk realizohej në mënyrën e duhur. Fatkeqësisht ky është një problem për shumë gra – HPA Lanolin from Lansinoh @rossmann_lala_official
  • Detergent Intim – Deter Day, ph4, from @altanatura and @medigreenfarmaci
  • Peceta antibakteriale – @rossmannn_lala_official
  • Telefoni, karikuesi, aparat fotografik.
  • Shishe me ujë, do ishte mirë bashkë me pipë, që të mund të pini ndërkohë që jeni duke i dhënë gji bebit.
  • Ushqime të vogla – mbaj mend që kam dashur banane, diçka të shëndetshme dhe me pak sheqer.

ARTIKUJT PËR BEBIN:

  • RROBA PËR BEBIN –  foshnjat e sapolindura duhet të vishen me dy shtresa/ body ose komplet ( organike dhe me hapje anash nëse mundeni) DHE mbi të pizhama ose paliçeta (në varësi të motit).
    Unë do sugjeroja 3 komplete të tilla: 3 body, me mëngë të shkurtra apo të gjata sipas motit plus 3 pizhama apo paliçeta (të holla ose të trasha nëse është dimër).

  • NJË BATANIJE TË NGROHTË PËR MBËSHTJELLJE – foshnjat kanë nevojë për ngrohtësi pasi janë mësuar më temperaturën e trupit tuaj në mitër. Më të mirat janë prej pambuku apo prej leshi merino – @lullalovemrb
  • PESË NAPA KATRORE – që mund t’i përdorni si peshqirë, për t’i shtruar në tavolinën e ndërrimit apo për ta mbajtur nën kokën e bebit për të mbledhur qumështin që mund të derdhet @francisandhenry
  • XHAKETË OSE TRUPORE TË NGROHTË NËSE MOTI ËSHTË I FTOHTËMayoral @tres_jolie_kids_official

  • BEBELINA PËR TË SAPOLINDUR – 10-15, masa 1, mos e merrni të gjithë pakon në spital sepse zë shumë vend dhe për dy ditë qendrim nuk do ju duhen më tepër se sa aq.
  • KREM PËR NDËRRIMIN E BEBIT – më të përdorurat janë Weleda, Sudocrem, Alanthan.
  • BABY WET WIPES – 1 pack – Water Wipes @medigreenfarmaci
  • NJË SHISHË PËR TË PORSALINDUR ME THITHË ANATOMIKE – do ju duhet në rast se do të keni problem me gjidhënien. Ushqimi me qumësht formulë nga një kokë anatomike nuk do të jetë shqetësuese për reflekset thithëse të bebit. Zakonisht në spitale disponojnë vetëm modelet e vjetra me koka standarte. Ka shumë mënyra të tjera më efektive për ushqyerjen e bebit kur qumështi i mamit nuk mjafton por në rast se nuk keni një këshillues profesionist për gjidhënien, kjo është zgjidhja më e mirë. Nëse nuk keni shqetësime për gjidhënien patjetër – shmangeni këtë paragraf.

Unë u përpoqa të përfshija gjithçka, përtej gjërave “standarte”, shtova artikujt e domosdoshëm dhe të preferuarit e mi.

Shpresoj që kjo listë t’ju ndihmojë që të paketoni çantën e spitalit të menduar mirë dhe komplete.

Gjitha të mirat!

Joanna

 

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!