Skip to content Skip to footer

Cilët janë emrat tuaj të preferuar? Nëse jeni në pritje të ëmbël a e keni zgjedhur ende emrin e fëmijës tuaj, apo do prisni derisa fëmija të vijë në jetë për ta vendosur?

Nëse doni të dini eksperiencën time unë e kam patur shumë të vështirë të vendosja se çfarë emri do të zgjidhja për fëmijën tim! Mendoj se kjo bëhet akoma më e vështirë kur ende nuk e dimë gjininë e fëmijës… ndoshta sepse nuk e kemi të lehtë t’a përfytyrojmë fëmijën tonë, ose thjeshtë sepse akoma nuk e dimë nëse do të jetë djalë apo vajzë, kështu që për momentin nuk mund të fokusohemi vetëm në emra vajzash apo në emra djemsh. Kjo është një periudhë gjatë cilës ndihemi konfuze dhe të pavendosura!
Në momentin që unë filloja të mendoja për një emër vajze, befas një zë brenda kokës time më thotë “mund të jetë djalë, kështu që mendo edhe disa emra djemsh…” Dhe unë sërisht kthehesha në pikën fillestare edhe njëherë tjetër!
Kjo bëhet akoma më e vështirë kur ju tashmë keni edhe fëmijë të tjerë sepse duhet të sigurohesh që emri të kombinohet me atë të fëmijëve, në mënyrë që të vijë natyrshëm kur ju i shqiptoni të gjithë emrat sëbashku, dhe kjo nuk është aspak e thjeshtë duke marrë pasrasysh që e emrat e preferuar i ke zgjedhur tashmë.

Gjthashtu jeta në një komunitet internacional, me njerëz nga vende të ndryshme të botës si dhe fakti që unë jam polake dhe bashkëshirti im shqiptar ka bërë që ne të jemi akoma më të kujdesshëm kur zgjedhim emrat e fëmijëve tanë. Ne gjithmonë kemi dashur që emrat e fëmijëve të ishin të përshtatshëm për të gjitha gjuhët dhe të lehtë për t’i shkruar dhe për t’i shqiptuar. Është shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit t’i thërrasin fëmijët tanë në të njëjtën mënyrë!

Gjatë shtatzanisë së tretë, në tremestrin e parë, unë isha e sigurtë që po prisja një djalë edhe pse ishte akoma shumë herët për të zbuluar gjininë. Ndoshta sepse ndihesha dhe sillesha në të njëjtën mënyrë siç ndihesha gjatë shtatzanisë me David, madje unë haja të njëjtat ushqime gjatë asaj kohe, kështu që duke njohur veten dhe esperiencën time isha e sigurtë që fëmija që prisja ishte djalë. Që atëherë unë fillova të kërkoj për emra djemsh dhe kisha zgjedhur disa emra të cilët ishin të preferuarit e mi si:

  • Olivier (or Oliver)
  • Gabriel
  • Leo
  • Daniel

Më pas rreth javës së 17 të shtatzanisë gjatë vizitës time mjekësore, doktoresha më tha, “Pra ti e di gjininë apo jo?” Unë u surprizova nga pyetja e saj dhe iu përgjigja: “Jo në fakt, akoma jo. Ne tashmë kemi një djalë dhe një vajzë dhe jam e lumtur sidoqoftë, por unë kam një siguri brenda vetes që është djalë”, doktoresha buzëqeshi dhe tha: “Oh jo e dashur, gabohesh,,është 100% VAJZË!

Unë isha e shokuar, e surprizuar dhe e LUMTUR, njëkohësisht! Mezi merrja frymë nga emocionet dhe lotët filluan të rridhnin pa e kuptuar. Isha e surprizuar kryesisht për faktin se prej kohësh e kisha bindur veten që do të lindja një djalë. Menjëherë që në atë moment unë fillova të mendoj për emra vajzash. Duket e pamundur të zgjedhësh një emër kur ke kaq shumë mundësi, kaq shumë alternativa!

Më poshtë do të lexoni disa nga emrat e mi të preferuar dhe shumica ishin sugjerime nga vajza ime Victoria e cila kishte dëshirë të merrte pjesë në përzgjedhjen e emrit:

  • Annabelle
  • Silvia
  • Natalie
  • Anna
  • Suzanna

Mua më pëlqente vërtetë shumë emri Anna, dhe doja shumë që vajza ime të quhej kështu, por mendoja se do të ishte shumë i ngjashëm me emrin tim Joanna, prandaj fillimisht kisha dyshime nëse duhet të zgjidhja këtë emër apo jo”

Përsa i përket emrit Anabelle, të cilin e pëlqeja shumë gjithashtu, e fshiva menjëherë nga lista kur David më tregoi për historinë e filmit Horror “Anabelle”. Ai më tregoi që kishte parë vetëm trailerin e këtij filmi para disa kohësh dhe që nuk kishte fjetur për netë me radhë për shkak të skenave të frikshme që paraqiteshin në film. Sigurisht që nga ai moment emri Anabelle nuk mund të ishte më pjesë e listës!

Por ndërkohë që ne bënim plane duket sikur fati na kishte paraprirë!
Disa javë më pas, bashkëshorti im më tregoi që kishte parë në ëndërr një vajzë të vogël e cila i thoshte: Hey Babi, unë jam Anna!” Dhe pas kësaj ëndërre, e cila dukej si një shenjë që i jepte zgjidhje të gjitha dyshimeve tona, ne sigurisht që nuk mund të zgjidhnin emër tjetër!

Jemi të gjithë kaq të emocionuar! Mezi po presim muajin shkurt që e vogla jonë ANNA të vijë në mesin tonë!

Jam shumë kurioze të di emrat tuaj të preferuar! Cilët emra pëlqeni më shumë? A është problem për ju nëse janë emra shumë të përhapur? Sipas një studimi të bërë së fundmi nga USA Today, emrat e fëmijëve më të zakonshëm për vajza gjatë vitit 2020 janë:

Vajza:

  • Olivia
  • Aurora
  • Ada
  • Amelia
  • Charlotte

Djem:

  • Milo
  • Jasper
  • Theodore
  • Asher
  • Jack
  • Finn
  • Henry

Lista e emrave më të përhapur të fëmijëve ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve të fundit, më shumë se asnjëherë më parë do thosha. Shumica e emrave të cilët ishin shumë të dëgjuar gjatë kohës së brezit të prindërve tanë si — Jessica dhe Joshua, Ashley dhe Christopher – dalëngadalë u zëvëndësuan me emra të tjerë ku kryesonte emri Emma për vajzat dhe Liam për djemtë, këta emra ishin mjaft në modë dhe mjaft të preferuar deri një gjeneratë më parë kur ia lanë vendin emrave Luna dhe Bodhi.

Emrat e vajzave të cilët vazhdojnë të mbeten emrat klasikë dhe që përdoren më tepër edhe sot janë Olivia dhe Charlotte, si dhe emra të tjerë të veçantë si Octavia, Lyra, dhe Oakley të cilët duket se po bëhen gjithmonë e më të zakonshëm. Ndërsa, për djemtë emrat të cilët kryesojnë listën janë emrat Biblikë si Noah dhe emrat klasikë si William dhe James. Emrat e djemve që duket sikur po përhapen çdo ditë e më tepër dhe që i dëgjojmë gjithmonë e më shpesh janë Caspian (si deti Kaspik), Otter (frymëzuar nga një emër kafshe), dhe Nova (si ylli).

Po ju çfarë emrash keni zgjedhur për fëmijët tuaj dhe cilët janë emrat që ju pëlqejnë më shumë? Nëse keni dëshirë mund të ndani me mua një listë me emrat tuaj të preferuar!Jam kurioze të di cilat janë zgjedhjet tuaja?

Ju përqafoj,

Joanna

xxx

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!