Skip to content Skip to footer

Këshilla e mirë nuk është ndihmë e vërtetë

Mëmësia ka shumë fytyra. E para është e bukur, polt buzëqeshje e gëzim e e mbush çdo qelizë me lumturi. Megjithatë, është edhe ana më e errët, më e vështirë, me më tepër përgjegjshmëri mbi të cilën duhet folur patjetër. Lidhet me faktin që një nënë, përveç të qenurit nënë, vazhdon të jetë një person i mëvetësishëm. Mëmësia – njësoj si medaljet – ka dy anë. Si mund t’i pajtojmë e balancojmë me njëra tjetrën?

Kur vjen në jetë një një foshnjë, jeta merr një kuptim të ri, strategjitë ndryshojnë, dhe kështu të gjitha alternativat e konsideruara argëtim më parë zbehen, largohen dhe I lënë vendin një game të re emocionesh që shoqërojnë mëmësinë. Emocione jashtëzakonisht të bukura! Papritur, ti kupton se qendra e universit është mu përpara teje, e pllaqurit buzët ndërsa fle. Këtij njeriu të vogël ti do t’i japësh më të mirën e gjithçkaje. Dëshiron t’I japësh siguri, paqe, dashuri, kënaqësi, gëzim dhe lumturi, ta mbrosh nga çdo e keqe. Tanimë je një superhero gati për të hyrë në aksion.

Kur ‘superheroi’ brenda teje dobësohet..

Pas një kohe të gjatë apo të shkurtër fillon të ndihesh keq për se je duke i treguar fëmijës tënd emocione të vështira, e ndërkohë ti vetë je e irrituar dhe e bezdisur. Ndihesh e lodhur, e përgjumur, e neglizhuar. Nuk e mban mend herën e fundit që arrite t’I krihje flokët me kujdes, t’i blije diçka vetes apo të bëje pak grim. E kupton se superfuqitë nuk janë aty në çdo moment, se je larg të qenurit një superhero si të filmave vizatimorë.

Një këshillë e mirë nuk është mënyra më e mirë për të ndihmuar..

Ne jemi të rrethuar nga stereotipe. Në këtë rast të qenurit nënë – e ngjashme me asnjë rol tjetër në jetën tonë pavarësisht asaj që mund të kemi arritur më parë– kjo etapë vjen si një set i rënduar me norma e besime. Përgjatë shekujve, familje të tëra përfshiheshin në rritjen e fëmijëve çfarë ka sjellë në kulturën tonë një pranim iluziv të asaj që mund të quhet “këshilla e mirë”.

Këshilla e nënës, motrës më të madhe, hallës apo fqinjes përgjithësisht shoqërohet nga tone kriticizmi madje dhe notë (e gjitha kjo në kuadrin e asaj që quhet ‘për të mirë’) e padashur ndikojnë në krijimin e bindjeve të dëmshme për nënat e reja, si për shembull:

  • Nënë e mirë është ajo që vë foshnjën të parën
  • Të jesh nënë do të thotë të heqësh dorë nga nevojat e tua
  • Nënë e mirë quhesh kur fëmija yt është gjithnjë i lumtur, i qeshur dhe i sjellshëm

Nëna heq dorë nga shumë elementë, jo sepse nuk I do, por e shtyrë nga dëshira për të qenë më fëmijën, për fëmijën, prej dashurisë.

Çfarë vlen tu kujtohet nënave të reja është të mos harrojnë të mendojnë për veten e tyre.

Nëse doni më të mirën për fëmijën tuaj, duhet ta doni të mirën për veten se pari. Për të përcjellë energji të mira, ju duhet më parë t’i grumbulloni ato, të pushoni. Ne qeniet njerëzore nuk jemi perfekte. Është tërësisht e padobishme të vazhdojmë me kërkimin e shembullit ideal.

A egziston prindi ideal?

Sipas bindjeve dhe stereotipeve prindi ideal – është ndoshta gjithnjë i lumtur dhe i buzëqeshur, i përkushton 100% të kohës dhe energjive fëmijëve, ka vetëkontorll, nuk është kurrë i nevrikosur, është i pushuar dhe gjihnjë i duruar me fëmijët.

Prindi perfekt nuk e humbet kurrë durimin, kujdeset për nevojat e fëmijës, gjithnjë shpjegon me qetësi dhe në të njejtën kohë kujdeset për shtëpinë, gatuan për fëmijët, duket bukur dhe i jep fëmijës të gjithë vëmendjen duke e angazhuar në biseda, lojëra gjallëruese dhe duke i dhënë dashuri të pakushtëzuar. Dhe kjo është me shumë gjasa një variant jo i plotë i idealit.

Por le ta shohim pak më me racionalitet – nëse ti thua: “Zemër, do të ta lexoj librin pak më vonë, tani jam pak e lodhur dhe kam nevojë të pushoj.” , a do të thotë kjo se je një nënë jo e mirë? Nëse je e nevrikosur dhe këtë ua thua haptazi dhe fëmijëve, a do të thotë se je e papërshtatshme për rolin që ke? Kur miqve u duhet të kapërcejnë lodrat menjëherë pasi kalojnë pragun, a do të thotë kjo se ti nuk po ja del dot?

Nuk ka asgjë më të gabuar se kjo. Ideali I prindërimit është i paarritshëm sepse ai nuk egziston. Për më tepër, fëmijës nuk i duhet një prind pa të meta. Fëmijës i duhet autenticitet. Ndaj është me vend t’i përgjigjemi pyetjes: Me çfarë cilësish dua ta pajis fëmijën tim për ti bërë ballë të ardhmes? Çfarë duhet t’i them atij? A do të mundesha në sajë të përjetimeve të caktuara t’i jap atij kompetenca që do e ndihmojnë kur të rritet?

Autenticiteti është më i rëndësishëm se perfeksioni

Fëmija e ndërton imazhin e tij në sajë të prindërve, si të ishte një pasqyrë. Ai thith reagimet e tyre, mënyrën se si përballen me situata të caktuara, imitojnë strategjitë e tyre dhe mësojnë emocionet.

Nëse nxehesh, mos u përpiq ta fshehësh poshtë një buzëqeshjeje. Lejoje veten të jesh e nxehur, e trishtuar, e bezdisur, madje edhe e lodhur.

Shpjegojini fëmijës çfarë janë këto ndienja. Atij i duhet të kuptojë emocionet. Nëse ti e fsheh atë se si ndihesh, do tu kesh treguar atyre se emocionet duhen fshehur. Nëse ti nuk arrin ta falësh veten dhe t’i pranosh dobësitë, në të ardhmen as ai nuk do ja falë dobësitë vetes. Nëse ti nuk pushon dhe do të dukesh gjithnjë sikur ke gjithçka në kontroll, ai do të mësojë të mos e lërë veten të pushojë gjithashtu. Nëse kërkon tepër nga vetja, nuk heq dorë dhe nuk i plotëson nevojat e tua, nuk vë barriera – paradoksalisht do I kesh mësuar njeriut të vogël të cilin do ta mbrosh nga çdo e keqe se edhe ai duhet ta mbajë të gjithë negativitetin përbrenda.

E dashur nënë, ti tashmë je ideale për fëmijën tënd.

Tani shko tregoji si të jetë njeri në rradhë të parë. Mësoji të përballen me emocionet e tyre dhe jo t’i fshehin ato, mësoji t’i pranojnë gabimet, t’i pranojnë dobësitë dhe jo t’i mohojnë ato. Askush nuk i njeh nevojat e tua aq mirë sa ti. Mam, kujdesu për veten mbi të gjitha dhe vetëm atëherë do të dish t’i përmbushësh nevojat e të voglit tënd në mënyrën më të mirë të mundshme.

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!