Skip to content Skip to footer

Sezoni i pushimeve është në kulmin e tij dhe njerëzit gjithmonë e më tepër po bëhen gati për të shkuar me pushime. Ndoshta ju po bëheni gati për udhëtimin tuaj të parë me foshnjën tuaj. Kështu që është shumë e rëndësishme të dini se si të përgatiteni, në mënyrë që të bëni pushime të lumtura pa ndërlikime të panevojshme.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të siguroni shëndetin e fëmijës tuaj, duke filluar që nga destinacioni që zgjidhni, cila mënyrë transporti do të ishte më e përshtatshme dhe çfarë duhet të keni në kutinë e ndihmës së shpejtë të fëmijës tuaj?

Le të fillojmë me gjërat kryesore – ku mund të shkoni për pushime me fëmijën tuaj?  Për mendimin tim – kudo. (Përveç zonave që janë të rrezikshme për shkak të luftërave ose katastrofave natyrore). Sidoqoftë ju duhet t’a përshtatni destinacionin tuaj me moshën dhe aftësitë e fëmijës. Një fëmijë 2 vjeçar mund të ketë vështirësi në shtigjet e gjata malore, një foshnjë jo domosdoshmërisht duhet të përdorë një pishinë me rrëshqitëse dhe të gjitha alternativat e tjera që janë të përfshira, ndërsa një adoleshent mund të mërzitet në një fermë agroturizmi.

Përveç kësaj në rastet e udhëtimeve të gjata ju duhet të keni parasysh që fëmija juaj të jetë i  vaksinuar ose të marrë profilaksinë antimalariale për të evituar rreziqet epidemiologjike. Në përgjithësi, përpara udhëtimeve ekzotike me fëmijët do të ishte më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj. Ju mund të lini takim për një konsultë 4-6 javë përpara udhëtimit të planifikuar.

Cilën mënyrë transporti duhet të zgjidhni?

Kjo sigurisht varet nga synimi që kemi. Por, unë do t’ju këshilloj për dy mundësi – avionin dhe makinën.
Ju shpesh më pyesni se në çfarë moshe një fëmijë mund të udhëtojë me avion. Teorikisht, ata mund të udhëtojnë që pas javës së parë të lindjes – sepse të sapolindurit nuk kanë efekte anësore nga fluturimi. Ndoshta fillimisht, ata mund të kenë problem të përshtaten me ndryshimin e kushteve fizike. Përveç kësaj, shumica e linjave ajrore nuk i lejojnë më fëmijët e vegjël në bord, dhe do të ishte e vështirë të marrësh dokumente në një kohë të shkurtër. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që unë e rekomandoj të udhëtosh me avion nëpër botë me një fëmijë të sapolindur! Nuk rekomandohet fluturimi për foshnja deri në 6 javësh, kini parasysh se jo pa arsye 3 muajt e parë të jetës ndryshe quhen “trimestri i katërt i shtatzanisë”. Kjo është një periudhë e veçantë gjatë të cilës fëmija përshtatet me jetën jashtë, të gjitha sistemet e tij të organizmit maturohen dhe janë më të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe faktorëve të mjedisit. Prandaj, gjatë kësaj kohe unë nuk do t’a këshilloja fluturimin me avion. Në rastet e fëmijëve më të mëdhenj, të cilët respektojnë rregullat bazë të mirësjelljes dhe mbi të gjitha dinë të qëndrojnë në kolektiv, fluturimi me avion mund të ishte shumë i rehatshëm dhe i sigurtë.

Nëse jeni akoma të rinj dhe nuk keni eksperiencën e duhur për të  udhëtuar me fëmijën, atëherë ju fillimisht duhet të zgjidhni udhëtime të shkurtra. Mbani mend që gjatë ngritjes dhe uljes së avionit, fëmija duhet të barazojë presionin në kavitetin timpanik – në këtë mënyrë ata do të shmangin dhimbjet e veshëve dhe të ashtuquajturat “barotrauma”.

Si t’a bëjmë këtë? Fëmijët më të rritur mund t’i këshilloni të gëlltisin pështymën, ose për lehtësi mund t’u jepni çamçakëz ose lollypop. Foshnjave dhe fëmijëve më të vegjël mund t’u jepni qumësht nga shishja (biberoni) ose t’i vendosni në gjoks. Sidoqoftë ndryshimet e trysnisë, nuk janë rreziqet e vetme që mund të ndeshim gjatë udhëtimit me avion.

Duhet të kemi parasysh se ka edhe infeksione gjithashtu. Fatkeqësisht, duke qënë se nuk ka qarkullim të ajrit gjatë fluturimit, të gjithë pasagjerët thithin të njëjtin ajër, dhe është shumë e lëhtë që të infektosh pasagjerët e tjerë. Është e vërtetë se teorikisht në rastet e sëmundjeve, veçanërisht infeksioneve, pasagjerëve u kërkohet të marrin siguracion shëndetësor që vërteton aftësinë për të udhëtuar, por fatkeqësisht jo çdo pasagjer është i drejtë dhe e pranon që është i sëmurë (ose ndonjëherë ai thjeshtë nuk e din se çfarë infeksionesh mbart).
Kjo është një ndër arsyet se pse mendoj se avioni nuk është vendi i duhur për foshnjat.
Së treti  – ajri i thatë, i cili than jo vetëm mukozën  (që për më tepër dobëson barrierën mbrojtëse dhe rrit rrezikun e infeksioneve), por gjithashtu than edhe lëkurën. Për këtë arsye është e nevojshme që të përdorni një solucion me përbërje kripe deti për të evituar tharjen e lëkurës.

Së fundmi  – Nuk mendoj se duhet t’u kujtoj të merrni pelena dhe rroba për t’i ndërruar fëmijët. Veçanërisht nëse do të udhëtoni në një vend me klimë të ndryshme nga vendi prej të cilit jemi nisur.

Absolutisht nuk duhet harruar – të merrni diçka me vete për t’u mbuluar, sepse në avion është pak freskët.

Të udhëtosh me makinë duket se është më pak e komplikuar.

Thjeshtë dua t’ju kujtoj se fëmijët e vegjël duhet të kenë ndenjëse të përshtatura për moshën e tyre, peshën dhe gjatësinë. Pjesa e pasme e makinës është më e sigurtë. Gjithsesi, nëse ju e mbani fëmijën tuaj në një hobe (ndryshe kangur), ku duhet të jeni e mbështetur – është e nevojshme që të bëni pushim herë pas here nëse udhëtimi është shumë i gjatë. Para së gjithash, pozicioni në një ndenjëse të tillë, nuk është i shëndetshëm për shtyllën kurrizore të fëmijës.

Së dyti, në studimet që janë realizuar qoftë për fëmijët që kanë lindur në kohën e duhur qoftë për ata që kanë lindur para kohe, u zbulua se pas 1.5 deri në 2 orë e ulur në një pozicion të tillë – pra gjatë një “qëndrimi interviste” – fëmijët vuajnë. Për këtë arsye mbani mend që çdo 1 orë e gjysëm ose 2 të ndaloni – ju mund t’a shfrytëzoni këtë kohë për t’a ushqyer fëmijën tuaj ose për t’u ndërruar pelenat.

Ndihma e parë mjekësore

Përpara se të shkojmë me pushime, ne shpesh pyesim veten se çfarë ilaçesh duhet të marrim me vete– kështu që gjatë udhëtimit nuk kemi pse të kërkojmë për një farmaci dhe të na zërë paniku. Kutia e ndihmës së shpejtë e një fëmije duhet të përmbajë ilaçe, mjete  për sëmundjet më të zakonshme gjatë udhëtimit dhe madhësia dhe përmbajtja e saj varet nga vendi se ku do të shkojmë. Nëse ne do të udhëtojmë brenda vendit, ku është e mundur të gjejmë një farmaci pa problem, ne mund t’ia lejojmë vetes të marrim pak ilaçe me vete. Ndërsa kur udhëtojmë jashtë, ku gjuha mund të jetë një pengesë dhe organizata të ndryshme për mbrojtjen e shëndetit mund të na e vështirësojnë punën – është më mrë të jemi të përgatitur.

Çfarë duhet të kemi gjithmonë me vete?

  • antipiretik / qetësues– temperatura ose dhimbja mund të shfaqen në çdo moment. Për këtë arsye është e nevojshme që të kemi me vete një ilaç antipiretik të përshtatshëm për moshën dhe organizmin e fëmijës tuaj.
  • fashë dhe dezinfektues– sa më i madh të jetë fëmija aq më e lehtë është që ai të dëmtohet kur luan. Nëse fëmija juaj lëndohet ose rrëzohet ju mund t’a dezinfektoni dhe t’a mjekoni.
  • lëngje – diarre ose të vjellat mund të ndodhin veçanërisht kur udhëtoni jashtë për shkak të ndryshimeve të florës bakteriale.Gjithashtu, nxehtësia mund të bëhet shkak për dehidratimin.
  • Probiotikë- në rastet e diaresë, probiotikët mund të ndihmojnë në rivendosjen e florës së duhur në zorrën e hollë.
  • medikamente anti-alergjike (antihistaminë) – edhe nëse fëmija nuk vuan nga ndonjë alergji, mund të ndodhë që ai të pickohet nga ndonjë insekt  dhe disa alergjenë të rinj mund t’i shkaktojnë skuqje ose irritim të lëkurës- do të ishte shumë e dobishme që në raste të tilla të kemi ndonjë pilulë ose ndonjë xhel për lëkurën.
  • medikamente për problemet gjatë ecjes me makinë (të përziera, marrje mendsh)– nëse po planifikoni një udhëtim të gjatë me makinë me fëmijën tuaj më të rritur – veçanërisht nëse ka patur të përziera gjatë udhëtimit me makinë më parë, mund t’i jepni diçka për t’ia lehtësuar udhëtimin. Nëse nuk dini çfarë medikamentesh të përdorni, atëherë pyesni mjekun pediatër.
  • krem me filtër mbrojtëse – shumë i nevojshëm kur shkoni me pushime, rreth kësaj teme mund të lexoni më tepër në shkrimin e ardhshëm.
  • ampula me përbërje kripe – të cilat nuk zënë shumë hapësirë dhe mund të jenë shumë të dobishme – ato mund të përdoren për të pastruar hundët kur është kohë e ftohtë ose për të larë sytë nëse bëhen me rërë.
  •   ilaç kundër insekteve
  •   të gjitha ilaçet që mjeku i ka rekomanduar fëmijës – sigurohuni që medikamentet të cilat duhet të marrë fëmija të jenë të mjaftueshme gjatë një udhëtimi të gjatë.
  •   libri i shëndetit i fëmijës

Nëse dëshironi të bëni pushime të shkurta ne Greqi me fëmijët tuaj, mund të lexoni disa këshilla të vlefshme këtu.

Ju uroj pushime tw sigurta dhe një verë të bukur!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!