Skip to content Skip to footer
Le të përpiqemi që vaktet tona të jenë momente të lumtura në familje, të shijojmë ushqimin dhe të eleminojmë stresin kur kemi fëmijë në tavolinë.

Së pari le të bëjmë një shqyrtim të ndërgjegjes sonë, duke ju përgjigjur sinqerisht këtyre pyetjeve:

  • Sa vëmendje i kushtoni vendit dhe mënyrës se si hani?
  • A keni objekte që ju shpërqëndrojnë rreth jush (si, televizor, kompjuter, telefon,) dhe a jeni plotësisht të fokusuar në ushqimin tuaj?
  • A hani darkë sëbashku me fëmijët duke ju dhënë atyre mundësinë të flasin lirshëm, pa i gjykuar?
  • A keni ndonjë rutinë përsa i përket darkës?
  • A e konsideroni momentin kur hani si një mundësi për t’u shplodhur dhe për të shijuar kohën që kaloni sëbashku?
  • A i kushtoni vëmendjen maksimale ushqimit tuaj, a përpiqeni të përqëndroheni, të provoni dhe të shijoni çdo pjesë të ushqimit që konsumoni?
  • A hani rregullisht?
  • A ju shpjegoni fëmijëve se çfarë kanë në pjatë dhe a ju jepni atyre mundësinë të zgjedhin se çfarë të hanë?

Jam kurioze të di se çfarë raporti ka familja juaj me ushqimin? Cili është qëndrimi juaj dhe çfarë këshillash keni rreth kësaj çështjeje?

Jo gjithmonë mund të themi se ata që janë përzgjedhës ndaj ushqimit janë të tillë si rezultat i edukimit të tyre. Por, sidoqoftë unë mendoj se shpesh qëndrimi dhe marrëdhënia jonë me ushqimin ka një ndikim shumë të madh tek fëmijët tanë.

Fatmirësisht fëmijët e mi nuk janë shumë selektiv në tavolinë. Ata tregojnë interes për ushqimin, provojnë gjëra të reja dhe nuk janë tepër përzgjedhës apo nazeli ndaj ushqimit. Ndoshta unë dhe bashkëshorti im kemi qënë pjesërisht me fat dhe pjesërisht kemi bërë gjërat e duhura.

Të ushqyerit është një ndër temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara ndërmjet prindërve. Le të themi që është një temë pak delikate!

Më poshtë kam listuar disa këshilla bazuar në eksperiencën time, të cilat mund të na ndihmojnë  t’i bëjmë vaktet tona më pozitive dhe argëtuese:

  • Përfshijini fëmijët gjatë përgatitjes së darkës. Ata mund të fillojnë të ndihmojnë që në një moshë të hershme. Tregojuni atyre se çfarë jeni duke bërë dhe lejojini ata të provojnë përbërësit. Mdje mund t’u besoni edhe thikën— Victoria bënte sallatë Caprese shumë të mirë që kur ishte vetëm 4 vjeçe. Ndërsa David bënte patate të skuqura me mozzarella të prera!Gjithashtu do të ishte ideale nëse i rrisni vetë perimet tuaja, qoftë edhe në parvazin e dritares nëse është e mundur. Merrini fëmijët me vete kur bëni pazar (p.sh kur shkoni tek fermerët ose në supermarket), lejojini ata t’i zgjedhin vetë disa ushqime, me të cilat mund të përgatisni darkën po atë mbrëmje. Kur fëmijët përfshihen në mënyrë aktive në përgatitjen e darkës, ata do të kenë më tepër dëshirë të provojnë dhe të shijojnë ushqimin.
  • Hani me fëmijët sa më shpesh të mundeni. Uluni në tavolinë dhe kaloni një darkë të këndshme me familjen tuaj. Mos e ndizni televizorin (madje këmbëngulni që të fikni edhe muzikën). Darka është një moment social gjatë të cilit mund të lidhemi më tepër me njëri-tjetrin si dhe të bashkëndajmë ushqimin e mirë, kënaqësinë dhe emocionin e të qënurit sëbashku. Gjeni ambjentin e përshtatshëm, përgatisni një tavolinë të këndshme duke përdorur tasa të vegjël, peceta, qirinj,..etj.
  • Mos lejoni që të jeni negativ ndaj asaj që konsumoni, përkundrazi jini pozitiv dhe mos kini frikë të eksperimentoni. Asnjëherë mos tregoni mospëlqim ndaj ushqimit, kështu do të jeni një shembull i mirë për fëmijët. Nëse ju e doni ushqimin edhe fëmijët tuaj do t’a duan atë. Në tavolinën time kam patur fëmijë të cilët fillonin të ishin negativ sapo shërbeja ushqimin në tavolinë. “Oh, domate! Unë i urrej domatet! Eeeks, Nuk i ha lakrat, janë të shpifura!” Unë personalisht nuk i lejoj fëmijët e mi të përdorin përkufizime të tilla ndaj ushqimit. Në përgjithësi,  dua që fëmijët, të kuptojnë se ushqimi që unë blej, përgatis dhe shërbej në tavolinë, është i mirë, i shëndetshëm, dhe i shijshëm. Unë nuk i lejoj ata që të tregojnë mungesë respekti ndaj këtij ushqimi, ose ndaj personit që e gatuan (në këtë rast ndaj meje) i cili ka bërë më të mirën e mundshme për të përgatitur një vakt të shijshëm.
  • Tregohuni sa më sportiv ndaj ushqimit. Kur gjendeni para një ushqimi të ri – mos reagoni menjëherë, mbani një qëndrim të zakonshëm, — silluni ashtu siç silleni gjithmonë kur ushqeheni. Nga eksperienca me fëmijët e mi kam kuptuar se disa ushqime të cilat nuk e prisja që ata t’i pëlqenin si (lakrat turshi ose ullinjtë), në fakt, për habinë time janë mirëpritur me shumë entuziazëm prej tyre. Pra në vend që të keni dyshime, ju mund t’i praprini situatës (“Ti mund t’a provosh, por ndoshta nuk do të të pëlqejë!), silluni normalisht. Ndoshta mund të surprizoheni!
  • Gjithmonë nxitini fëmijët tuaj të provojnë çdo gjë në tavolinë. Mos lejoni që ata të largohen lehtësisht nga tavolina sepse thjeshtë nuk e pëlqejnë diçka. Përkundrazi, këmbëngulni që ata t’a provojnë! Nëse fëmijët e mi nuk e pëlqejnë ushqimin pasi e kanë provuar atë, unë i pyes ata se çfarë ka që nuk shkon— për shembull ushqimi mund të jetë shumë pikant, tepër hidhur, me shumë kripë…etj. Unë përpiqem të kuptoj se ku qëndron problemi dhe shumicën e rastve i kuptoj, por në këtë rast ne mund të bisedojmë me njëri-tjetrin për të kuptuar se si mund të kombinojmë një ushqim “tepër të kripur” me diçka tjetër. Në përgjithësi kjo mënyrë sjelljeje në tavolinë i ka bërë vaktet tona momente më pozitive dhe më argëtuese.
  • Nëse një ushqim i caktuar nuk pritet mirë ose nuk pëlqehet, thjeshtë anashkalojeni për momentin, por mos e largoni nga kuzhina. Duke u treguar pozitiv mund t’ua ofroni atyre një herë tjetër. Nxitini ata që të vazhdojnë t’a provojnë; shija e tyre mund të ndryshojë dhe ka shumë mundësi që deri diku ata (të mësojnë) t’a pëlqejnë atë. Veçanërisht nëse ata shikojnë dikë tjetër që po e shijon atë ushqim!
  • Nëse fëmijët tuaj nuk dëshirojnë të hanë një ushqim të caktuar, nuk ka asnjë problem, por në këtë rast nuk duhet t’u ofroni diçka tjetër në këmbim.
  • Përpiquni që ata të jenë në kontakt me lloje të ndryshme ushqimesh që në moshë të vogël. Mos gatuani gjithmonë gatime tipike për fëmijë, por rregullisht shërbejuni atyre pjata për të rritur me barishte dhe erëza të zakonshme. (Unë persnalisht besoj se edhe gjatë shtatzanisë është shumë e rëndësishme të konsumosh lloje të ndryshme gatimesh!)

Merrini fëmijët me vete në restorante dhe zgjidhni sëbashku pjatat nga menuja kryesore. (për më tepër shumica e restoranteve do të ishin shumë të lumtur t’u shërbenin fëmijëve një gjysëm pjate ose t’a ndanin pjatën kryesore në dy pjata).

Unë dhe bashkëshorti im përpiqemi t’i nxisim fëmijët tanë që të jenë sa më fleksibël ndaj ushqimit, kështu që ne mund t’i marrim me vete në shtëpitë e miqve tanë si dhe mund të udhëtojmë sëbashku e të provojmë kultura të reja. Së fundmi në udhëtimin tonë në Azi, David ka provuar një supë miso dhe sushi, të cilat u shndërruan në pjatën e tij të preferuar çdo ditë, saqë edhe në mëngjes hante sushi!

Shijojeni dhe shihemi heren tjeter!

xxx

 

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!