Secili nga ne ka diçka prej fëmije çapkën dhe të pabindur brenda vetes. Ndonjëherë fshihet pas planeve, mendimeve dhe shqetësimeve të të rriturve, kredive ose pas punëve të shumta që duhet të kryejmë.
Si e kam kaluar unë fëmijërinë time?
Më pëlqente të ecja zbathur në barin e lagur, të merrja rreze dielli në det dhe të rrokullisesha në rërën e nxehtë të plazhit. Dilja nga shtëpia pa çadër, sepse adhuroja të ndieja shiun në fytyrë. Këto janë gjëra kaq të vogla, por janë kujtime të paharrueshme që here pas here më lejojnë të rikthehem në fëmijërinë time të lumtur. Dhe qëkur jam bërë mama, ka akoma më tepër momente të tilla– fëmijët e mi më mësuan se si të jem më e lumtur dhe më entuziaste. Fëmijët ndalojnë menjëherë për të parë një insekt në një rrugë të lagur, marrin një degë nga toka ose vërejnë ngjyrën e bukur të trëndafilave si dhe nuhasin aromën e mrekullullueshme të luleve. Në fakt fëmijët, janë më të mirët për t’u imituar kur bëhet fjalë për të qënë të lumtur– ata e shijojnë ditën, jetojnë momentin, të kërkojnë të qëndrosh me ta, pra, fëmijët dinë të marrin më të mirat nga jeta!
Le t’a mbajmë gjallë fëmijën brenda nesh sepse të jesh fëmijë është diçka e mrekullueshme dhe nuk ia vlen të rritesh.
Për më tepër, kështu ne mund të festojmë Ditën e Fëmijëve çdo vit.
Në fund të fundit, 1 Qershori nuk është vetëm për të vegjëlit. A jeni dakord?
Sapo përmendet 1 Qershori menjëherë më vjen në mendje akullorja, pambuku i sheqerit ngjyrë rozë dhe vizita në Kopshtin Zoologjik me prindërit.
Por si e festojmë sot 1 Qershorin me fëmijët e mi?
Sot në familjen time, ne kemi traditën tonë, e cila është shumë e ngjashme me 1 Qershorin kur isha fëmija unë. Para së gjithash ne e shfrytëzojmë këtë ditë për të kaluar gjithë ditën me njëri-tjetrin. Menjëherë pas mëngjesit, shkojmë për të blerë pambuk sheqeri dhe më pas shkojmë tek karuseli në parkun e qytetit. Fëmijët mund të zgjedhin secilën lojë në park sa herë të duan sepse në fund të fundit është dita e tyre, kështu që vendosin ata! Pjesa e dytë e programit sigurisht është blerja e akulloreve – Victoria i pëlqen shumë akulloret me luleshtrydhe ndërsa David me limon.
Nuk njoh asnjë fëmijë që të mos e presë me padurim filimin e Qershorit. Jam dakord që ndoshta nuk është njësoj si Krishtëlindja ose ditëlindjet, por dita e fëmijëve është padiskutim argëtimi kryesor në fillim të programit veror. Kohë e bukur, ngrohtë, akullore, argëtim pafund dhe shumë dhurata. Çfarë mund të doni më tepër?
Së fundmi kam shkruar shumë, përsa u përket zakoneve që na ndihmojnë të rrisim fëmijë të edukuar, rreth dhuratave dhe se çfarë duhet t’u japim fëmijëve. Në këtë shkrim kam përmendur faktin se fëmijët kërkojnë shumë pak gjëra materiale dhe më tepër eksperienca kuptimplota. Kujtimet dhe emocionet janë dhurata më e bukur që mund t’u bëjmë fëmijëve tanë!
Gjithsesi mos harroni që lojërat gjithashtu janë një pretekst i shkëlqyer për të krijuar kujtime të bukura. Më poshtë ju mund të lexoni një guidë subjektive rreth dhuratave më të bukura që mund t’i lumturojnë të vegjlit tanë.
Unë ju siguroj që me secilën nga këto zgjedhje do të qëlloni në shenjë!
IDE PËR DHURATAT E 1 QERSHORIT
- NJË BIÇIKLETË – çdo fëmijë dëshiron një biçikletë. Më thoni një fëmijë që nuk e do një të tillë?
Ju kujtoj që ne kemi përgatitur një surprizë të veçantë për fëmijët tuaj me rastin e 1 Qershorit. @aMotherJoy ka shpallur një Giveaway për Ditën e Fëmijëve!
Si mund të bëheni pjesë? Është shumë e thjeshtë. Ju mund të fitoni një biçikletë shumë të bukur për fëmijën tuaj duke ndjekur vetëm këta 3 hapa:
- Follow @amotherjoy dhe bëni tag 3 njerëz që do të donit t’a fitonin këtë biçikletë.
- Pëlqeni faqen dhe vizitoni website-in tonë: amotherjoy.com
- Shkruani një koment në këtë postim duke shpjeguar PSE FËMIJA JUAJ duhet t’a fitojë këtë biçikletë.?
Fituesi do të jetë ai që do të ketë përgjigjen më të vçantë dhe shpjegimin më të mirë!
Fituesi do të shpallet me 1 Qershor në orën 23.59pm
Më poshtë mund të gjeni disa sugjerime të tjera rreth dhuratave të fëmijëve për të gjitha moshat:
- Lego/Duplo–Më pëlqejnë mundësitë e shumta që të ofron Lego dhe Duplo. Të dy fëmijët e mi i pëlqyen shumë pajisjet e Lego dhe u munduan që të plotësojnë kutinë e ndihmës së shpejtë. Ata kryesisht duan të krijojnë vetë shpikjet e tyre.
- Kafshët e fermës Schleich (+ një fermë) –keto kafshët energjike Schleich kanë detaje shumë të bukura deri në thundrën e këmbëve të kalit të cilat duken aq reale. Do më pëlqente shumë të kisha disa nga këto kafshë në këtë cilësi dhe dalëngadalë të krijoja një koleksion.
- Kafshët afrikane Schleich si dhe lloje të tjera kafshësh– janë fantastike për t’i ndihmuar fëmijët të ndërtojnë fjalorin dhe për të kultivuar interesin e tyre për kafshët. Këto kanë të njëjtën cilësi si kafshët e fermës që përmendëm më lart.
- Instrumentet muzikore– Më pëlqen të kem lloje të ndryshme instrumentesh me të cilët mund të krijoj tinguj dhe ritme të ndryshme. Melissa & Doug, i cili është një puzzle muzikor ka të njëjtin tingull me disa instrumentet e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë.
- Peg puzzle– për foshnjat fillimisht mund të përdorni lloje të tilla formuesesh me forma të mëdha dhe me pak pjesë. Ndërtoni në fillim 9 pjesë me shkallë ose kunja të vegjël derisa pjesët të mbërthehen siç duhet me njëra-tjetrën.
- Puzzle me disa shtresa– për të rritur vështirësinë provoni një formuese me disa shtresa, si për shembull formueset me figura kafshësh.
- Formuese pak më të ndërlikuar– për fëmijët parashkollorë që i pëlqejnë formueset, mund të përdorni puzzle më të vështirë për t’i formuar.
- Librat – ketu and ketu mund te lexoni sugjerimet e meparshme rreth librave per moshat e ndryshme.
Për fëmijët nën 1 vjeç ju rekomandoj të lexoni:
- Baby’s very first black and white book, Going Out
- Dear Zoo
- The Very Hungry Caterpillar
- Time for Bed by Mem Fox
- That’s not my train
Për fëmijët nga 1 deri në 2 vjeç mund të zgjidhni librat e mëposhtëm
- My first word lift the flap board book
- Hairy Maclary from Donaldson’s Dairy
- Spring/Summer/Autumn/Winter by Gerda Muller
- We’re going on a bear hunt
- Rosie’s walk
2 deri në 3 vjeç
Mbi 3 vjeç ju sugjeroj
Kjo foto eshte bere gjate dites tone ne Parkun Kombetar te Dajtit (Shqiperi, Tiranë)
Nuk keni para për t’i bërë një dhuratë fëmijës tuaj për 1 Qershorin? Atëhere, ju mund të merrni pjesë në Giveaway (siç e përmenda edhe më lart) ku mund të fitoni një biçikletë.
Mos harroni që eksperiencat më të bukura të jetës kushtojnë pak, për të mos thënë asgjë.
Qëndroni në natyrë – kini parasysh që të dilni shëtitje në natyrë është falas dhe për më tepër munt ë argëtoheni shumë. Ju mund të mblidhni gjethe, mund të hidhni gjethe ose thjesht të kërceni mbi to. Ose shkoni në plazh, në male ose në liqen. Lojërat në natyrë janë të mundura në çdo kohë të vitit! Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për fëmijët, për të djegur energji, për t’u zhvilluar fizikisht dhe për të qëndruar në formë. Sigurohuni që fëmijët tuaj të vishen në mënyrë të përshtatshme për të luajtur jashtë, në çdo stinë, në mënyrë që ata të mos ftohen apo të sëmuren gjatë muajve të ftohtë. Ju gjithashtu do t’u mësoni atyre se mund të kaloni një ditë të bukur në natyrë pavarësisht motit. Ju mund t’i nxisni fëmijët tuaj që të luajnë jashtë duke eksploruar në mënyrë argëtuese natyrën, duke zhvilluar lojëra të ndryshme, scavenger hunts, madje edhe lojën klasike kukafshehti. Fëmijët nuk kanë nevojë për një kështjellë, madje as për një kolovajzë për t’u argëtuar në natyrë. (ata mund të argëtohen dhe t’ia kalojnë shumë mirë gjithsesi!). Shumë prej tyre duan që të bashkëpunojnë dhe shpeshherë lojërat më të mira ata i krijojnë vetë. Eksperiencat më të bukura të jetës kushtojnë shumë pak për të mos thënë asgjë, si për shembull, një piknik në park, flluska sapuni në oborr, të bësh vizatime me shkumës në trotuare ose të bëni një lojë football, por të gjitha këto kanë një gjë të përbashkët, bëjini sëbashku.
Ajo çfarë fëmijët duan vërtetë për 1 Qershorin dhe gjatë gjithë jetës së tyre, është të kalojnë kohë cilësore më prindërit e tyre.
Gëzuar Ditën e Fëmijëve të gjithëve!