Skip to content Skip to footer

Kemi dëgjuar shumë të flitet rreth librave dhe llibrave për fëmijë gjithashtu. Unë dua të flas rreth kësaj teme nisur nga kënvështrimi Montessori. Si një mësuese e edukuar me këto parime unë kthehem gjithmonë tek gjërat themelore kur dua të zgjedh një libër për fëmijë, por gjithmonë duke u bazuar tek filozofia e Dr.Montessori për fëmijët e vegjël sepse siç ju e dini unë e kam shumë përzemër këtë filozofi.

Disa metoda për të zgjedhur librat për fëmijë nën moshën 6 vjeç

1. ZGJIDHNI TË BUKURËN
Zgjidhini librat duke u nisur nga ilustrimet e tyre të bukura dhe trajtojini librat me kujdes njësoj sikur të ishin vepra arti.

2. BAZOHUNI TEK NUMRI I FJALËVE QË KA NËPËR FAQET E LIBRIT
Për foshnjat – zgjedhja perfekte do të ishte një libër i cili fillon me vetëm një figurë në një faqe. më pas në faqen tjetër duhet të ketë një fjalë të vetme. duke vijuar kështu me një figurë dhe më një fjali në faqen pasuese derisa të arrijë në një histori të shkurtër, të thjeshtë duke shkuar gradualisht deri në histori më komplekse.

3. LIBRI DUHET TË JETË SA MË I VËRTETË
Fëmijët e vegjël janë të interesuar ne botën rreth tyre. (më tepër sesa në fantazi) kështu që zgjidhni libra me figura që ilustrojnë objekte reale dhe eksperienca të njohura si për shembull rutina e mëgjesit, nisja për në shkollë, vizita tek gjyshërit…etj.

4. LLOJI I LIBRIT

  • LIBRAT ME FLETË TË TRASHA – do të ishin zgjedhja e përsosur për fëmijët nën moshën 1 vjeç
  • LIBRAT TË CILËT JANË LEHTËSISHT TË SHFLETUESHËM – libra të tillë janë interesant për fëmijë nga 12-18 muaj.
  • FLETË ME SIPËRFAQE TË ASHPËR – një zgjedhje e mirë për fëmijët e vegjël.
  • LIBRA ME FLETË TË HOLLA– ndërkohë që fëmijët rriten.

5. SIGUROHUNI QË LIBRAT QË ZGJIDHNI TË KENË FJALOR TË PASUR

Librat më të mirë janë ata të cilët përmbajnë fjalë përshkruese dhe një gjuhë të saktë. Shmangni të folurën si fëmijët e vegjël! Gjithashtu kini parasysh që fëmijët e vegjël pëlqejnë librat me ritëm dhe rimë të këndshme.

6. DETAJE INTERESANTE
Është shumë argëtuese kur librat janë të pasur me shumë detaje në ilustrimet e tyre në të cilat ju do të zbuloni gjëra të reja për t’i diskutuar me njëri-tjetrin sa herë që i lexoni.

Si ti ekspozojmë librat për fëmijët tanë?

Nëse ju ekspozoni vetëm disa libra kopertina e të cilëve është e dukshme për fëmijët, atëherë do të jetë shumë më e thjeshtë të tërhiqni vëmendjen e një fëmije të vogël si dhe në këtë mënyrë ata do të tregojnë më tepër interes për librat. Kështu ata nuk do të shikojnë vetëm librat e tyre të preferuar, por do të tundohen për të shfletuar edhe librat e rinj gjithashtu.

Në një raft librash tradicional fëmijët do të shikojnë vetëm pjesën kurrizore të librave, kështu që do të ishte më e vështirë për ta të gjejnë librin që duan, veçanërisht për ata të cilët nuk kanë shumë interes ndaj librave.

Nëse librat janë të renditur në formën e tyre tradicionale fëmijëve do t’u vijë më natyrshëm t’i hedhin të gjithë librat në tokë sesa të përpiqen të gjejnë librin e tyre të preferuar mes gjithë atryre librave të renditur aty.

Po sa libra duhet të lemë në dispozicion të fëmijëve? Unë gjithmonë them që pak është shumë! Nëse vendosni shumë libra në bibliotekën e tyre ka të më shumë të ngjarë që ata ti shpërndajnë librat nëpër dysheme.

Fjala magjike që funksionon gjithmonë për fëmijët është ALTERNIMI!

Më mirë të keni pak libra dhe ti ndërroni ata njëherë në javë ose kur ju e shikoni që ata po tregojnë interes. Ju e dini që fëmijët kanë shumë dëshirë t’u rikthehen vazhdimisht librave të tyre të preferuar. Prandaj ju nuk keni pse të lini për dore më shumë se 5-10 libra në të njëjtën kohë.

Në dhomën e fëmijëve të mi, unë e kam projektuar vetë raftin e tyre të librave i cili përshtatet më së miri me stilin e dhomës dhe me dekorimin. Librat janë të vendosur në mënyrë të tillë që kopertinat janë të dukshme për fëmijët dhe duke qënë se aty ka hapësirë për 2, maksimumi vendos 3 libra në të njëjtën kohë dhe i ndërroj vazhdimisht.

Biblioteka e tyre ka këtë pamje:

10 LIBRAT MË TË BUKUR PËR FËMIJË NËN MOSHËN 5 VJEÇ

PER FOSHNJAT

  • The Yellow Balloon – by Charlotte Dematos: Fëmijët (dhe të rriturit gjithashtu) do ta shijojnë shumë zbulimin e tullumbaceve nëpër faqet e librit. Secila faqe është e ilustruar aq bukur dhe nuk asnjë fjalë në të.
  • Kitten’s First Full Moon – by Kevin Henkes: Ky libër flet për një histori të thjeshtë të një koteleje. Një libër i këndshëm në të cilin fëmijët mësojnë fjalët e para.
  • The Very Hungry Caterpillar – by Eric Carle: Një libër për fëmijë klasik dhë që duhet të jetë patjetër në bibliotekën e fëmijëve tanë.
  • Very First Words “At Home” – Usborne njihet për fjalët e bukura që përdor në libra dhe sigurisht që as ky libër nuk bën përjashtim. Kini parasysh se fëmijët duan që librat të pasqyrojnë jetën e tyre të përditshme.

PËR FËMIJËT

  • Flower Garden – by Eve Bunting: në këtë libër ju do të gjeni vetëm disa fjali në secilën faqe si dhe ilustrime shumë të bukura, ngjyra reale si dhe do të njiheni me një histori të bukur rreth një vajze e cila përgatit një dhuratë për mamanë e saj.
  • The Tiger Who Came for Tea – by Judith Kerr : Historia klasike e Sofisë dhe e mysafirit të saj të jashtëzkonshëm është pëlqyer jashtëzakoinsht nga miliona fëmijë qëkur u publikua 50 vite më parë.
  • Press Here – by Herve Tullet : Një libër i cili është shumë interaktiv dhe i shtyn fëmijët të kalojnë faqet për të mësuar se çfarë ndodh më pas. Ndërkohë që fëmija shtyp pikat në secilën faqe të librit, ato fillojnë të ndryshojnë ngjyrë. Më pëlqen shumë ky libër dhe më pëlqen ta përshkruaj si “libri përpara se të ekzistonte iPad”.

PËR PARASHKOLLORËT

  • Harry Maclary – by Lynleyy Dodd
  • The Detective Dog – by Sara Ogilvie: këta janë dy libra të cilët fëmijët tuaj do të duan t’i lexojnë përsëri dhe përsëri. Libra të cilët paraqesin figura reale të qenve (dhe të disa maceve) gjatë aventurave të tyre. Gjithashtu ka një rimë mjaft të këndshme.
  • Christopher’s Garden – by Elsa Beskow: Christopher mëson çdo gjë rreth frutave të ndryshme, perimeve dhe stinëve të vitit. Një libër i bukur me ilustrime klasike i cili do të sjellë natyrën më afër lexuesve të rinj.

Librat – super dhuratat për 2020-ën

Është sezoni i dimrit dhe shumë prej jush tashmë po mendojnë se cila do të ishte dhurata e duhur për fëmijët tuaj. Për mendimin tim LIBRAT janë dhurata më e mirë që mund t‘u bëni atyre! Ju mund t’i gjëeni këta 4 libra edhe në gjuhën shqipe gjithashtu, të cilët mund ti përdorni gjatë sezonit të dimrit.

Janë të gjitha të mundësuara në lirarine e BOOKLAND STORE , tek galeria e ETC në qendër të Tiranës.

  • Aventura e madhe e pinguinit te vogël
  • Aventurat e Krishtlindjeve
  • Princeshë Bora dhe Njëbrirëshi
  • Përrallat e Krishtlindjeve

Këto libra do t’ju ndihmojnë që të krijoni kujtime afatgjata për sezonin e festave në shtëpinë tuaj.

Shpresoj që lista ime t’ju ndihmojë sadopak për të zgjedhur librin e duhur për të vegjëlit tuaj.  Do të isha shumë e lumtur nëse ndonjë nga sugjerimet e mia do të ishte libri i preferuar për fëmijët tuaj.

Gjithë të mirat,

Joanna

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!