Lodrat e thjeshta dhe më pak të kushtueshme janë më të mira se lodrat e komplikuara dhe me çmime të larta – të gjithë pediatërit pajtohen njëzëri me këtë!
Dhurata krishtlindjesh për fëmijët? Thuajini jo elektonikës dhe zgjidhni dhurata të thjeshta dhe jo të kushtueshme!
Po kërkoni ide për dhuratat e fundvitit për fëmijët? Raporti i publikuar së fundmi nga Shoqata Amerikane e Pediatërve mund t’i bëjë zgjedhjet tuaja jashtëzakonisht të thjeshta dhe të lira!
Pediatër të shumtë anë e mbanë botës kanë zbuluar se lodrat më të mira për zhvillimin e fëmijëve janë tërësisht e kundërta e trendit dhe të kushtueshmes.
Fiks në kohë për festa, Shoqata Amerikane e Pediatërve ka publikuar një raport mbi lodrat më të përshtatshme për zhvillimin e fëmijëve dhe në këtë listë pothuajse nuk figurojnë fare ekranet apo bateritë.
Ata thonë se “lodrat më efikase janë ato bazike”, ndaj në udhëzimet e përditësuara për familjet dhe mjekët theksohet se edhe pse raftet e lodrave janë të tejmbushura me drita verbuese, muzikë dhe ekrane, lodrat më të mira për të nxitur të mësuarit janë:
- Blloqet formuese
- Kukullat
- Lojërat
- Topat
Raporti gjithashtu thekson se edhe lodrat e teknologjisë të lartë që reklamohen si edukative nuk janë po aq të mira sa lodrat bazike që promovojnë komunikimin, mardhëniet me prindërit, të afërmit , edukatorët apo fëmijët e tjerë.
Sa më tepër të mësojmë për zhvillimin e hershëm të trurit aq më tepër kuptojmë se nevoja për të luajtur i ka themelet në ndërveprimin njerëzor. Nuk ka ekrane, video lojëra apo aplikacione që mund të zëvendësojnë ndërveprimin njerëzor që krijohet ndërsa luhet.
Në këto udhëzimi gjithashtu përmëndën sugjerime më specifike për prindërit që përzgjedhin lodrat për fëmijët e tyre – si dhe pediatërit që këshillojnë prindërit në vizitat me ta. Këshillohet të shmangen lodrat tejstimuluese, lodrat që promovojnë stereotipet racore apo gjinore dhe lodrat që nuk përkrahin ndërveprimin njerëzor. Në vend të tyre prindërit duhet të shohin për lodra që nxisin kreativitetin, lojën ndërpersonale dhe lojërat që përfshijnë imagjinatën.
Sipas këshillimit të pediatërve është e rëndësishme të theksohet se lodrat mund të kenë një rol të rëndësishëm si edhe mbështetës në përmirësimin e zhvillimit social tek fëmijët si dhe njëherazi në fusha të tjera si linguistika, nëpërmjet nxitjes të kujdestarëve për përfshirjen në ndërveprim të përgjegjshëm gjatë lojës.
Ritmi i jetës në shoqërinë e sotme bën që kujdestarët ta ken kohën më të limituar e megjithatë lojërat në vetmi nuk duhet të jenë zëvendësues i ndërveprimit kujdestar-fëmijë.
Lojërat elektronike në vetvete nuk i japin fëmijëve mundësinë e ndërveprimit ndaj angazhimi prindëror është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
LODRAT e rekomanduara
Më në fund një listë me lodra tradicionale që promovojnë modelet më të mira të lojërave për zhvillim:
Blloqet ndërtuese (+12muajsh)- si këto blloqe shumëngjyrëshe të drunjta që stimulojnë imagjinatën dhe nxisin kreativitetin gjatë lojës të lirë.
Duke luajtur me blloqet e drunjta ‘Parajsa e kafshëve’– Animal paradise wooden blocks – ju ndihmoni me ushtrimin e aftësive praktike të foshnjës, imagjinatën hapësinore, mendimin logjik dhe aftësinë koordinuese te duarve, syve dhe mendjes.
Pegs dhe Puzzle (+18 muajsh) – Caterpillar Peg Puzzle – ‘Puzzle-i i Larvës Peg’ zhvillon koordinimin sy-dorë dhe është një prezantim parë i shkëlqyer me ngjyrat dhe format. Fëmija duhet të gjejë dhe organizojë formën e përshtatshme për çdo hapësirë boshe.
Trenat (+36 muajsh) – të gjithë i duan trenat: vajzat, djemtë, mamatë, madje edhe gjyshërit. A ju kujtohen orët e shpenzuara për ndërtimin e stacionave të trenit? Ja ku vjen Train track series with 26 wooden pieces -‘Seria e hekurudhës me 26 pjesë të drunjta’ që ju ndihmojnë të ndërtoni trenin dhe hapësirat përreth.
Lojëra të tjera tradicionale që ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të vegjël janë:
- kukullat,
- imitimet e biskotave, ushqimeve,
- makinat lodër,
- artikujt artistik,
- lojërat me letra,
- lojërat e tavolinës,
- shkronjat lodër,
- biçikletat,
- topat,
- lodrat që shtyhen apo tërhiqen.
Pediatërit gjithashtu përmendin faktin se ne duhet të përpiqemi të gjejme lodra që inkurajojnë fëmijët të jenë njëherazi aktivë fizikisht dhe mendërisht.
Do të doja t’ju sugjeroja gjithashtu këtë lojë për familjen që përveçse nxit aktivitetin përkrah ndërveprimin në mes prindërve dhe fëmijëve në sajë të lojës të pavarur.
Kjo lojë në formë Distance – Guessing Game- ‘Gjeagjëze’ është e bërë nga drru 100% natyral dhe është edukuese dhe argëtuese njëkohësisht. Është një eksperiencë që mund të përshtatet edhe për brenda shtëpisë si dhe për lojërat në natyrë. E përshtatshme për çdo moshë!
LODRAT që nuk rekomandohen:
Shembuj të lodrave modern që nuk promovojnë zhvillimin korrekt janë:
- tabletët,
- ekranet,
- lojërat elektronike,
- telefonat,
- laptopët,
- lodrat me dritë dhe muzikë
— çdo lojë që zevëndëson ndërveprimin njerëzor si për shembull një ari që lexon përralla.
Raporti së fundmi kujton prindërit se fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ndërveprojnë me ekranet dhe ata mbi dy vjeç nuk mund të shpenzojnë më shumë se një orë në ditë në kontakt me to. Edhe atëherë, kjo duhet të ndodhë nën mbikqyrjen e një të rrituri dhe me programe edukative dhe të përshtatshme për moshën.
Kini parasysh se lodrat nuk mund të jenë zëvendësues për mardhënien e ngrohtë e të dashur që duhet të keni me fëmijën tuaj. Përdorini lodrat për ta theksuar edhe me shumë mardhënien prind-fëmijë dhe jo për ta drejtuar vëmendjen e tyre diku tjetër.
Shpresoj që ky artikull t’ju jetë në ndihmë dhe t’ju ndihmojë sadopak mbi idetë për lodrat për fëmijët në këtë fundvit!
Xxx
Joanna