Jeta në një qyetet internacional siç është Milano, gjatë shtatzanisë time të parë, më pas udhëtimet e shumta gjatë shtatzanisë së dytë dhe tani jeta në Ballkan gjatë kësaj shtatzanie ka bërë që unë të ndeshem me kultura dhe mendime të ndryshme rreth faktit se si duhet të ushqehem gjatë shtatzanisë .
Mikeshat e mia franceze do ta kundërshtonin me forcë konsumimin e djathit gjatë shtatzanisë për shkak të frikës ndaj listerisë. Ndërsa një mike tjetër portugese gati ma tërhoqi nga dora kur po tentoja të haja një luleshtrydhe në praninë e saj (sigurisht për shkak të toksoplazmozës). Shoqet e mia Amerikane të cilat jetonin në Londër në atë kohe as nuk do ta mendonin të hanin sushi ose ushqime deti, ndërsa ato Italiane mendojnë se konsumimi i sushit gjatë shtatzanisë nuk përbën asnjë problem. Siç mund ta shikoni këshillat rreth kësaj teme ndryshojnë sipas kulturës. Një grua polake padyshim që as nuk do ta mendonte të hante peshk krudo apo ushqime te tjera deti dhe sigurisht do të evitonte çdo lloj alkooli. Ndërsa gjatë eksperincës time në Europë, vura re se femrat ndonjë herë ia lejonin vetes ndonjë gotë verë gjatë shtatzanisë, (sigurisht pa e tepruar), kurse ato amerikane duket se janë pak më skeptike kur bëhet fjalë për konsumimin e verës. Nëse flasim për kafeinën duket se femrat italiane e kanë të vështirë të heqin dorë nga kapucinoja në mëngjes, kurse disa të tjera zgjedhin të mos e konsumojnë fare kafenë.
Gjatë 2 shtatzanive të para, unë kam që në shumë strikte ndaj ushqimit, verës dhe kafesë, por duhet thënë që gjatë shtatzanisë së tretë kam qënë shumë më e qetë dhe më pak shqetësuar rreth kësaj çështjeje. Mbaj mend që hoqa dorë totalisht nga kafeja turke sapo zbulova që isha shtatzënë me David, dhe më pas kalova më shumë se një javë me dhimbje koke. Gjithashtu kam qënë shumë strikte edhe me alkoolin gjatë 3 shtatzanive të mia.
Por pavarësisht të gjitha këshillave dhe sugjerimeve unë zgjodha t’i besoj instiktit tim. Kështu që vendosa të konsumoj çdo ushqim nëse isha e sigurtë që ishte i kontrolluar dhe cilësi e mirë. Ky ishte një rregull të cilit i qëndrova besnike për shumë vite. Unë kam ngrënë sushi nëse ndodhesha në një restorant të mirë dhe besoja tek cilësia e peshkut, kam ngrënë sallatë në restorante kur bindesha që sallata ishte e pastruar ashtu siç duhet. Por, duhet thënë që gjatë asaj kohe jam munduar t’i shmang të gjithë djathrat të cilët ishin të papasterizuar.
Dhe gjatë 3 shtatzanive të mia asnjëherë nuk jam shqetësuar në se duhet të konsumoj apo jo luleshtrydhe. (dhe fatmirësisht kurrë nuk kam patur asnjë shqetësim). Sigurisht unë nuk jam eksperte kur bëhet fjalë për këtë temë, por do t’ju rekomandoja të shmangni çdo lloj ushqimi që ju e konsideroni “të rrezikshëm” dhe që sipas jush mund të dëmtojë shëndetin e fëmijës tuaj. Në të kundërt do të jeni vazhdimisht e shqetësuar në se po konsumoni ushqimin e duhur apo jo. Në këtë mënyrë ju do të jeni më të qeta! Por nëse ndiheni të relaksuara dhe keni besim tek ajo çfarë konsumoni atëherë unë mendoj se nuk ka asgjë të gabuar nëse ndiqni instiktin tuaj. Nëse jeni në një luftë të vazhdueshme me veten tuaj se çfarë duhet të konsumoni dhe çfarë jo unë ju kë shilloj të bisedoni me një mjek tek i cili keni besim që mund t’ju ndihmojë për të gjetur zgjidhjen e duhur për ju.
Kur bëhet fjalë për shtatzaninë ne arrijmë menjëherë të kuptojmë se çfarë duhet të hamë ose jo, por nga ana tjetër flitet kaq pak rreth ushqimeve që duhet t’i përfshijmë në dietën tonë në mnëyrë që të ndihmojmë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.
Më poshtë mund të lexoni disa ushqime të cilat janë të pasura me nutrientët e nevojshëm gjatë shtatzanisë:
- Vezë
- SALMON
- MËLÇI
- Mish
- Perime me gjethe jeshile
- Perime
- THJERRËZA
- Fruta të thata dhe fara
- Panxhar
- VAJI I MË L?ISË SË MERLUCIT
- Gjalp
- Avokado
- Ushqime të fermentuara në mënyrë natyrale.
A e dini që fëmija juaj mund të fillojë të zhvillojë preferancat e tij për ushqimin që në uterus?
Shtatzania nuk është thjeshtë një mundësi e mirë për të rritur sasinë e ushqimit për shëndetin tuaj dhe për zhvillimin e fëmijës, por gjithashtu është një mundësi shumë e mirë që ju të filloni të edukoni shijet e fëmijës tuaj.
Foshnjat në uterus mund të shijojnë të njëjtin ushqim që po konsumoni ju në përmjet lëngut amniotik dhe kjo akoma më tepër gjatë ushyerjes me gji.
Kështu që me ushqimet që zgjidhni të hani, ju e ekspozoni fëmijën tuaj ndaj aromave dhe shijeve të ndryshme. Kjo gjë mund të ndihmojë që fëmija të krijojë preferencat e tij gjatë kohës që ai kalon nga qumështi tek ushqimet e tjera.
Prandaj mendoj se kjo është një mundë si shumë e mirë që ju të përfshini lloje të ndryshme ushqimesh në dietën tuaj qoftë gjatë shtatzanisë qoftë edhe pas lindjes. Duke menduar që ky është investimi më i mirë që mund të bëni për veten dhe foshnjën tuaj.
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë më të predispozuar të pranojnë aromat e reja më shpejt sesa fëmijët në moshë më të rritur, të cilët janë më përzgjedhës ndaj ushqimeve dhe aromave si dhe duan më shumë kohë për t’i bërë pjesë të dietës së tyre.
Unë ju falenderoj që jeni me mua dhe vazhdoni të më ndiqni. Shpresoj që këto këshilla të jenë të vlefshme për ju gjatë shtatzanisë dhe jo vetëm.
Ju uroj gjithë të mirat,
Joanna
xxx
Ps. Gjithashtu do të doja t’ju rekomandoja një libër në të cilin do të gjeni akoma më tepër informacion rreth kësaj teme: “Real Food Pregnancy. The science and wisdom of optimal prenatal nutrition” by Lily Nichols RDN, CDE.
Mund të lexoni këtu paragrafin e pare te librit:
gjatë shtatëzanisë formon fjalë për fjalë shëndetin e foshnjës tuaj, dhe
jo vetëm në fëmijërinë e hershme, por ndikon edhe në pjesën tjetër të jetës së tij ose të saj.
Ushqimet që ju konsumoni, suplementet që merrni, mënyra se si lëvizni trupin tuaj,
toksinat ndaj të cilave jeni të ekspozuar (ose jo), dhe mënyra se si e trajtoni stresin,
mund të lërë një shenjë e drejtpërdrejtë – dhe të qëndrueshme – në ADN-në e foshnjës tuaj,
duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore më vonë gjatë jetës se tij ose saj.“
P.s. Ju lutem kini parasysh që unë nuk jam mjeke, dietologe apo specialiste shtatzanie. Të gjitha këshillat vijnë nga eksperiencat e mia, nga specialistët me të cilët jam konsultuar dhe nga kërkimet që kam bërë unë rreth kësaj çështjeje. Nëse keni ndonjë problem shëndetsor, kini parasysh që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj fillimisht!