Skip to content Skip to footer

Mendoj se kam qënë shumë me fat sepse gjatë shtatzanive të mia nuk kam pasur asnjëherë komplilacione apo çrregullime që ndodhin gjatë shtatazanive të vona, kam patur lindje natyrale si dhe e kam marrë veten relativisht shpejt pas lindjes.

Sidoqoftë pavarësisht kësaj çdo mëngjes kisha të përziera dhe ndihesha vazhdimisht e trullosur. Nga java e 5 ose e 6 e shtatzanisë deri në javën e 12 ose 14 kisha një dhimbje të fortë koke dhe ndihesha njësoj sikur udhëton me makinë dhe ke të përziera e marrje mendsh, e njëjta ndjesi! (madje disa herë jam MUNDUAR t’ia përshkruaj edhe bashkëshortit tim në mënyrë që ai të kuptojë se si ndihem unë!) Blehh!

Gjatë shtatzanisë së parë me David unë i ndjeva simptomat që në ditët e para. Fillimisht mendova se isha me grip – Edhe pse supozohet që simptomat e shtazanisë duhet t’i ndieja vetëm në mëngjes unë GJATË GJITHË DITËS kisha të përziera, ndihesha e trullosur dhe e lodhur.

Edhe tani që po shkruaj për këtë gjë më duket sikur po e përjetoj sërisht atë ndjesi.

E njëjta gjë ndodhi edhe tani me shatzaninë e tretë. Kisha gati të njëjtat simptoma dhe shqetësime.

Unë jam një njeri që zakonisht nuk jam mësuar të fle në drekë, por gjatë ditëve të para të shtatzanisë unë flija cdo ditë 1 ose 2, në të kundërt do të ndihesha e lodhur gjatë gjithë pasdites dhe nuk do të isha në gjendje të bëja asgjë tjetër. Kështu që e kisha patjetër të nevojshme të merrja një sy gjumë pasdite.

Sic e dimë, simptomat e shtatzanisë ose të përzierat prekin rreth 2/3 e grave shtatzënë në të gjithë botën. Edhe pse në fakt ju nuk mund të bëni asgjë për ta ndaluar këtë, më poshtë unë do t’ju tregoj disa sekrete që më ndihmuan t’a kaloj më lehtë këtë përvojë:

1.KËSHILLA SE SI MUND T’I LUFTONI SIMPTOMAT E SHTAZANISË:

Si fillim, ajo çfarë ju sugjeroj është të hani rregullisht vakte të vogla.  Mos lejoni që të qëndroni shumë kohë pa ngrënë dhe më pas të ndiheni shumë të uritura ose tepër të ngopura.

Përpiquni të hani mëngjes sapo zgjoheni dhe mundohuni të mos pini çaj ose kafe me stomakun bosh.

Është shumë e rëndësishme që gjatë periudhës së shtatzanisë (dhe jo vetëm), të merrni proteina dhe ushqime të pasura me yndyrna si arra, avokado, djathë..etj. Nëse këto ushqime nuk janë të përshtatshem për organizmin tuaj, atëherë mund të provoni biskota ose patate chips.

Pini shume ujë edhe nëse nuk ndiheni të etura. Fitoni zakonin e të konsumuarit sa më shumë ujë gjatë ditës dhe organizmi juaj do t’ju falenderojë. Gjatë shtatzanisë unë kisha shumë dëshirë të pija ujë të ftohtë me akull dhe lëng frutash të freskët gjatë gjithë kohës. Gjëja më e mirë që mund të bëni është t’ia plotësoni dëshirat vetes tuaj. Kjo është koha e duhur për t’u llastuar pak dhe për t’i bërë qejfin vetes! Prandaj mos nguroni të konsumoni çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë.

E meqënese po flasim për nepsin dua t’ju them se pavarësisht se asnjëherë nuk më kanë pëlqyer kastravecat turshi (një ushqim tipik polak), gjatë shtatzanisë time me David krejt papritur kisha një dëshirë të papërmbajtur për të ngrënë kastraveca dhe vazhdimisht e gjeja veten në supermarket duke marrë disa kavanozë më tepër për drekë ose darkë! Unë do t’ju rekomandoja që nëse ka diçka për të cilën keni neps thjeshtë bëjani qejfin vetes (është më mirë sesa t’a privoni veten dhe të mos hani asgjë fare). Ajo çfarë vura re gjatë tremestrit të dytë është fakti se krejt papritur dëshira për të ngrënë kastraveca turshi, u zhduk. Më pas kastravecat turshi u zëvëndësuan nga ëmbëlsirat.

2.Këshila për të luftuar të përzierjet e mëngjesit :

Lejojini të tjerët të gatuajnë për ju. Unë të paktën i shijoj më tepër ushqimet kur nuk i gatuaj vetë. Edhe pse duhet thënë që për një farë kohe nuk e kisha të lehtë të gatuaja sepse nuk i duroja dot aromat e erëzave, madje edhe hudhra me vaj ulliri më shkaktonte të përziera. Kështu që për ca kohë ishin të tjerët që merreshin me gatimin. Nëse edhe ju keni të njëjtin shqetësm me mua dhe nuk është e mundur që dikush tjetër të gatuajë për ju, atëherë mund t’a përgatisni ushqimin në atë moment të ditës kur ju ndiheni më mirë.

Mos prisni deri në darkë kur ndoshta mund të ndiheni më të lodhura dhe jo në formën e duhur për të gatuar.

Gjithashtu, vitamina B6 është e njohur për aftësitë e saj në kurimin e të përzierave. Mund ta gjeni në çdo farmaci si suplement ushqimor. T’ju them të drejtën nuk jam e sigurtë nëse ishte pikërisht kjo vitaminë që më ndihmoi të marr veten, por vetëm idea që po merrja diçka për të më ndihmuar më bënte të ndihesha shumë më mirë!

Hani sa më shumë xhinxher. Xhinxher të thatë, çaj, birrë me xhinxher, biskota me xhinxher, çdo ushqim të mundshëm që që ka në përbërjen e tij xhinxher. Madje edhe kapsulat me pluhur xhinxheri mund t’ju ndihmojnë.

Diku kam lexuar që simptomat e shtazanisë, të përzierat dhe shqetësimet janë një shenjë që fëmija është i shëndetshëm dhe procesi i shtatzanisë po shkon ashtu siç duhet. Kështu që mos u shqetësoni! Duke qënë se 12 javët e para janë një periudhë pasigurie dhe frike në shtatzani, simptomat që përjetoja në mëngjes më bënin të ndihesha më të qetë që gjërat po shkonin mirë.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme që ta merrni me qetësi, të pini më tepër ujë dhe të hani në mënyrë të vazhdueshme. Mundohuni t’i bëni pjesë të rutinës tuaj këto zakone dhe mendoj se do të jenë mjaft të dobishme edh për ju.

Gjatë kësaj kohe unë zbulova se pije të ndryshme me xhinxher dhe limon mund të jenë ilaq për të larguar të ftohurën dhe të përzierat. Zakonisht gjysmën e filxhanit e mbush me një përzierje limoni dhe xinxheri dhe më pas e mbush me ujë të ftohtë me gaz. Kjo recetë më ndihmoi shumë për të mbajtur disi nën kontroll të përzierat gjatë shtatzanisë!

Do të doja shumë të dëgjoja disa sugjerime të tjera nga ju që mund të na ndihmonin për të qetësuar sadopak simpotomat e shtatzanisë! Mezi po pres të di ekperiencat tuaja!

Së shpejti do të rikthehem me burime dhe këshilla të tjera rreth kësaj teme.

Deri atëherë ju uroj gjithe të mirat!

Joanna

Ps. Ju lutem kini parasysh që unë nuk jam mjeke, dietologe apo specialiste shtatzanie. Të gjitha këshillat vijnë nga eksperiencat e mia, nga specialistët me të cilët jam konsultuar dhe nga kërkimet që kam bërë unë rreth kësaj ?ështjeje. Nëse keni ndonjë problem shëndetsor, kini parasysh që duhet të konsultoheni me mjekun tuaj fillimisht!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!