Po ju e keni zbuluar ende gjninë e fëmijës tuaj?
Djalë apo vajzë? Kjo është pyetja e parë që lind sapo njerëzit marrin vesh që je shtatzënë. Duket skur biseda fillon krejt natyrshëm. Në fakt kjo është pyetja e parë që edhe unë ju bëj të gjitha grave që janë shtatzënë që në momentin e parë që i takoj.
Kjo është shtatzania ime e tretë dhe pavarësisht se jam në javën e 22, ne ende nuk e dimë gjininë e fëmijës që po presim. Por kjo nuk është shumë e rëndësishme për ne, sepse fakti që tashmë kam një djalë dhe një vajzë më bën të ndihem jashtëzakonisht me fat. Skur të kem fituar llotarinë, sic thonë! Kështu që për ne kjo nuk ka fare rëndësi! Por siç duket për fëmijët tanë po! Ata kanë shumë dëshirë që fëmija që presim të jetë djalë. Viktoria dhe David mezi po presin të zbulojnë nëse do të bëhen me vëlla apo motër së shpejti.
Ajo çfarë kam vënë re vitet e fundit është fakti që njerëzit janë gjithmonë e më të prirur të zbulojnë gjininë e fëmijës para se ai të vijë në jetë. Kam përshtypjen se po bëhet gjithmonë e më e thjeshtë dhe më tunduese veçanërsht tani që vetëm me një analizë të thjeshtë gjaku mund të zbulosh gjininë që në javën e 10.
Nga ana tjetër unë habitem shumë kur dëgjoj që disa njerëz nuk kanë fare dëshirë të dinë nëse do të bëhen me djalë apo me vajzë. Disa nga miqtë e mi nuk donin ta zbulonin gjininë paraprakisht, ata vendosën që kjo të ishte një surprizë e bukur në momentin që fëmija do të vinte në jetë. Ata as nuk e mendonin të zbulonin gjininë e foshnjës gjatë shtatzanisë.
Por ka shumë arsye që të shtyjnë të zbulosh nëse fëmija që do të vijë është djalë apo vajzë – kjo ndihmon prindërit dhe fëmijët e tjerë të lidhen akoma më shumë me bebin si dhe të përshtaten me idenë e ardhjes së një fëmije tjetër, përveç kësaj, në këtë mënyrë mund të zgjedhësh emrin, të ndihmon të përgatitesh si dhe eviton pyetjet e vazhueshme që bëjnë njerëzit rreth gjinisë së fëmijës.
A nuk është e çuditshme fakti se si disa njerëz kanë vërtetë dëshirë të dinë gjininë paraprakisht, ndërsa disa të tjerë duan thjeshtë të presin dhe t’ia bëjnë surprizë vetes?!
Mua më pëlqen shumë emocioni i pritjes! Por sigurisht jo deri në fund të shtatzanisë!
Po ju tek cilët njerëz bëni pjesë?
Do të doja të bëja pjesë tek njerëzit që presin deri në lindje për ta zbuluar gjininë e fëmijës, por unë kisha vërtetë dëshirë të krijoja një lidhje me fëmijën tim që para se të vinte në jetë. Kështu që ne e mbajtëm sekret deri në javën e 23, më pas menduam të organizonim një festë për të zbuluar gjininë e fëmijës tonë! Më pëlqen shumë të bëj festa dhe i kam shijuar pafund të gjitha përgatitjet dhe organizimin!
Fllimisht ne zgjodhëm vendin ku do të organzohej festa. Duke qenë se këtu në Shqipëri kemi ditë të bukura me diell deri në mes të Nëntorit, ne vendosëm që festën ta organizonim në një ambjent të hapur, për këtë arsye zgjodhëm Villa 26 e cila ka një kopësht të bukur plot me lule dhe me gjelbërim. Padyshim, Villa 26 ishte zgjedhja më e mirë që mund të bënim.
Dekorimi ishte një pjesë mjaft e rëndësishme për ne kështu që i kushtuam vëmendjen maksimale. Për këtë arsye unë dëshiroja të punoja me profesionistë dhe sigurisht Aura Events Boutique ishte një zgjedhje e shkëlqyer! Ne donim diçka klasike por edhe të thjeshtë në të njëjtën kohë dhe që të kishte lidhje me zbulimin e gjinsë së bebit. Nga të gjitha alternativat për ngjyrat dhe zbukurimet, ne vendosëm tullumbace me ngjyra blu dhe rozë pastel, një banderolë të madhe kartoni dhe një mbajtëse elegante për ëmbëlsirat e cila ishte vendosur përpara.
Ëmbëlsirat dhe pastat vendosëm t’ia besonim pastiçerisë SHOP LE BON
duke qenë se ata bëjnë ëmbëlsirat më të mira dhe më të shijshme. Ne porositëm një tortë, ëmbëlsira të vogla, cupcakes, amareta si dhe biskota të ndryshme të gjitha me ngjyra blu dhe rozë pastel.
Gjithacka dukej në mënyrë pefekte dhe ëmbëlsirat ishin të kombinuara më së miri me dekorimet!
Ideja e Gender Reveal Party ka lindur fillimisht në Amerikë, ishte një mikesha ime e cila më mundësoi disa kukulla të mëdha për festën e zbulimit të gjinsë.
Ne plasëm një tullumbace me ngjyrë të zezë i cili supozohej të kishte brenda konfeti me ngjyrë blu ose rozë të cilat do të tregonin gjininë e bebit.
Por ne vendosëm që brenda tullumbacit të vendosnim konfeti me ngjyrë jeshile për t’i bërë akoma më konfuzë miqtë tanë! Momenti më gazmor ishte kur plasëm tullumbacin dhe letrat me ngjyrë jeshle u shpërndanë në ajër– sikur ti shikonit fytyrat e tyre konfuze në ato momente!
Të gjithë miqtë dhe familjarët ishin kaq të emocionuar dhe mezi po prisnin të zbulonin të vërtetën.
Kështu që ne pritëm deri në momentin final të festës dhe më në fund një KUKULL NGJYRË ROZË doli nga kutia, të gjithë qeshën dhe duartrokitën për bebushen e vogël që do të vijë së shpejti.
Fillimisht ne kishim zgjodhur 2 emra: Oliver nëse do të ishte djalë dhe ANNA nëse do të ishte vajzë.
Ne po të presim VOGËLUSHJA ANNA! Të duam shumë që tani!
Po ju tek cilët njerëz bëni pjesë? A e keni zbuluar ende gjininë e bebit?
Shkruani mendimin tuaj ne komente.
Me shume dashuri,
Joanna
xxx