Skip to content Skip to footer

Pavarësisht se jam shumë e përfshirë në pushimet e verës, duke shijuar ditët e bukura me diell në plazh dhe në liqen, në mendjen time kam filluar tashmë të planifikoj vitin tjetër. Po mendoja për ata njerëz të cilët për arsye të ndryshme nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në një shkollë Montessori ku mund te lexoni me shume ketu.

Është argëtuese fakti se të gjithë duket sikur bëjnë të njëjtën pyetje në të njëjtën kohë.

Vazhdimisht dëgjoj nga prindërit se…

“Ne nuk mund t’a përballojmë një shkollë Montessori”/”Ne nuk kemi një shkollë të tillë në zonën ku jetojmë…dhe shumë gjëra të tjera të kësaj natyre”/ – por a mendoni se pavarësisht kësaj mund t’a aplikojmë filozofinë Montessori në shtëpi?

Përgjigjia është e shkurtër, “po, mendoj se është e mundur!”

Le të shikojmë se çfarë gjërash mund të bëni në shtëpi pa patur materialet Montessori edhe nëse fëmija juaj nuk frekuenton një shkollë të tillë.

Sepse për mua, Montessori nuk është vetëm një mënyrë edukimi, përkundrazi është një stil jeteLexoni ketu :” Si të ndihmojmë fëmijët të përqëndrohen në shtëpi?

Nuk e di nëse e keni vënë re por njeriu mëson gjatë gjithë jetës, edhe kur largohet nga bankat e shkollës. Asnjëherë nuk mund të themi se tashmë jam i rritur, kam mbaruar shkollën dhe mund të ndaloj së mësuari. Ne vazhdimisht mësojmë gjëra të reja dhe të njëjtën gjë bëjnë edhe fëmijët tanë.
Për më tepër, unë mendoj se metoda Montessori ka për qëllim që t’i lejojë fëmijët të duken, të kuptohen dhe të pranohen për atë që janë; le të jemi guida e tyre në mënyrë që ata të bëhen version më i mirë vetes së tyre.

10 këshilla se si mund të jetojmë sipas metodës Montessori çdo ditë

Nëse e gjeni veten tek filozofia Montessori, atëherë ka shumë burime të cilat mund t’ju ndihmojnë të jetoni sipas këtyre paimeve në familjen tuaj duke filluar që nga librat, blogjet e ndryshme në Instagram, në Pinterest e shumë e shumë të tjera.

Edhe nëse ju nuk keni materiale Montessori në shtëpinë tuaj, më poshtë mund të lexoni 10 parime të cilat mund ti aplikoni në shtëpinë tuaj:

  1. tregoni respekt për fëmijën– flisni me ta dhe dëgjojini ashtu siç do të bënit me një të rritur.
  2. ndiqeni fëmijën tuaj– tregoni besim tek ai në mënyrë që të zhvillohet sipas ritmit të tij.
  3. jepi kohë fëmijës – kur ne ngadalësojmë pak kemi më shumë kohë për të ekspoloruar, për të qënë kurioz, për të biseduar dhe për t’u lidhur me njëri-tjetrin.
  4. vendosni limite të qarta – Montessori të nxit të respektosh të tjerët, ambjentin rreth teje, të respektosh vetveten dhe të marrësh përgjegjësi atëherë kur duhet.
  5. krijoni eksperienca të pasura– eksperiencat jo domosdoshmërisht duhet të kushtojnë shumë para. Thjeshtë mund të dilni në natyrë, të ecni deri në fund të rrugës duke ndjekur ritmin e fëmijës, shkoni për të parë një pellg me ujë ose liqen, vizitoni një kpësht zoologjik (kjo është e preferuara e familjes time), mund të shkoni në biblotekë për të marrë libra…etj ku mund te lexoni me shume ketu.
  6. përfshijeni fëmijën në jetën e përditshme– përgatisni ushqimin sëbashku, përfishijini ata kur lani ose pastroni, mund të sistemoni kopshtin sëbashku, të përgatisni diçka për vizitorët,,,etj.
  7. t’i ndihmojmë ata të ndihmojnë veten – fëmijët tanë janë aq të aftë sa ne duhet t’i ndihmojmë sa më pak të jetë e mundur dhe aq sa të jetë e nevojshme.
  8. vëzhgojini ata– bëhuni si një shkencëtar dhe shikojeni fëmijën tuaj sikur nuk e keni parë kurrë më parë.
  9. përqëndrohuni në mësimin konkret–përveçse t’u tregojmë fëmijëve rreth gjërave të caktuara apo t’u tregojmë se si funksionojnë ato, gjëja më e mirë do të ishte t’i lejojmë fëmijët t’i zbulojnë vetë gjërat dalëngadalë.
  10. sistemojeni shtëpinë tuaj në mënyrë që fëmija t’a ketë më të thjeshtë për t’i gjetur gjërat – vendoseni çdo gjë në vendin e duhur dhe përpiquni që ambjenti të jetë sa më thjeshtë për fëmijët.
A do të bëhet fëmija konfuz në kë të formë?

Nëse fëmija juaj frekuenton një shkollë të rregulltë, disa nga këto ide do të jenë mjaftë ndryshe nga ajo çfarë praktikohet në ambjentet e shkollës. Për shembull mësuesit do të tregojnë më tepër autoritet si dhe fëmijët do të jenë të nxitur t’i kryejnë detyrat e tyre në bazë të shpërblimeve dhe ndëshkimeve, më tepër se sa nga dëshira e tyre e brendshme për të mësuar.

Sidoqoftë, unë gjithmonë them se ne si prindër kemi një ndikim të madh tek fëmijët tanë. Ata janë në shkollë rreth 6 orë në ditë, 40 javë në vit. Pjesën tjetër të kohës zakonisht e kalojnë në shtëpi, ku ne u tregojmë mrekullitë e botës rreth nesh, u transmetojmë dashurinë për të mësuar, lexojmë libra, dhe bëjmë aventura neë natyrë.

Ndërkohë që fëmija juaj rritet, atyre mund t’u lindin disa ide të reja për shkollën, si për shembull, “Pse ne duhet të ulemi në banka kur jemi në shkollë?” ose “Pse nuk marrim stickers në shtëpi për të na ndihmuar, ashtu siç bëjmë në shkollë?”

Këto pyëetje nuk i shikoj si diçka negative, por si një mundësi për të diskutuar sëbashku rreth zgjedhjeve të ndryshme që këmi bërë në shtëpi. Për shembull, “Në familjen tonë, është shumë e rëndësishme t’i mbështesim fëmijët dhe t’i motivojmë ata që mos t’u zbehet dashuria për dijen.”

Këshillë e avancuar: kujdes me mënyrën se si  flisni për shkollën dhe për të tjerët.

Shpesh them se fëmijët tanë përthithin më shumë nga ajo që bëjmë ose themi sesa nga ajo që u themi atyre të bëjnë. Kështu që nëse ata na dëgjojnë ne teksa ankohemi për shkollën e tyre, për mësuesit, njerëzit të cilët kujdesen për ta…etj, atëherë ata do të bëhen negativë ndaj shkollës dhe ndaj të tjerëve.

Nëse juve nuk ju pëlqen shkolla të cilën ata frekuentojnë, unë mendoj se ne mund të tregohemi pak kreativ dhe t’a ndryshojmë situatën OSE ne thjeshtë duhet të punojmë me veten tonë për t’a pranuar atë.

Të ndryshosh situatën mund të jetë diçka radikale si të shesësh shtëpinë dhe të udhëtosh për një vit në një rulotë, të zgjedhësh të studiosh në shtëpi, ose të gjesh një shkollë parimet e të cilës përputhen me tuajat.

Ndërsa mundësia tjetër është t’a pranosh situatën duke u munduar të jesh pozitiv, për shembull të jesh në një shkollë me fëmijë nga lagjia në të cilëm banon, të mësosh gjuhën e vendit ku ndodhesh, ose të jesh në kontakt me njerëz të ndryshëm dhe sisteme të ndryshme vlerash. Bëni kujdes me fjalët dhe veprimet.
Fëmijët dëgjojnë dhe shikojnë çdo gjë.

Eksperienca jonë

Në familjen tonë David dhe Victoria kanë qënë mjaft me fat dhe kanë frekuentuar shkollën Montessori deri në moshën 6 vjeç. Ne përdorëm disa nga kursimet tona që ata të shkonin në kopshte Montessori në Poloni dhe në Shqipëri, më pas duke qënë se në Tiranë ende nuk kishte shkolla fillore me këto parime, ata frekuentuan shkolla të tjera.

Ne u shpjeguam atyre se rregullat do të ishin ndryshe nga ato me të cilat ishin mësuar, për shembull duke filluar nga gjëja më e vogël, do t’ju duhej të kërkonin leje përpara se të shkonin në tualet apo deri aty sa të ndëshkoheshin nëse do të ishin me vonesë. Ata mendonin se ishin rregulla idiote, por ishin në gjendje ti respektonin edhe këto rregulla gjithashtu.

Ne vazhdojmë të jetojmë sipas filozofisë Montessori pavarësisht se tashmë ata janë në fazën e dytë të zhvillimit, (e cila përfshin grupmoshëm nga 6 to 12 vjeç ). Si e realizojmë këtë? Duke biseduar me ta dhe duke i mbështetur, duke i ndihmuar të jenë të pavarur, duke i parë se si lundrojnë botën sipas mënyrës së tyre.

Shpresoj që këto këshilla t’ju ndihmojnë të menaxhoni situatën tuaj në një mënyrë më pozitive dhe më të qetë.

Sepse duhet që çdo familje me radhë të shpërndajë paqe dhe pozitivitet në botë. Kështu që fillo me familjen tënde!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!