Skip to content Skip to footer

Siç e dini për festën e 1 Qershorit kemi organizuar një Giveaway dhe komenti më interesant do të shpërblehej me një biçikletë të bukur për fëmijë. Sigurisht që të gjitha komentet ishin shumë të bukura dhe nëse do të ishte e mundur të gjithë femijëve do t’ju dhuronim një biçikletë. Por komenti që na preku më shumë dhe na bëri të refelektonim ishte ai i një mësueseje e cila e kërkonte këtë dhuratë për nxënësin e saj, të cilin jeta nuk e kishte përkëdhelur sa duhet. Ai udhëtonte çdo ditë shumë kilometra për të shkuar në shkollë. Për këtë arsye menduam që këtë dhuratë duhet t’a fitonte Driloni (kështu quhet nxënësi të cilin arritëm ta bënim të lumtur).

Udhëtuam drejt Shkodrës, Joanna sëbashku me Antigonën, bashkëpunëtoren tonë Shqiptare, e cila ndihmon me përkthimet e artikujve në gjuhën shqipe. Vendosëm që të takoheshim në qendër të Shkodrës me:

  • mësuesen Bona, e cila ka bërë komentin në Instagram,
  • me Drilonin, djalin i cili ka fituar biçikletën
  • me mamanë e Drilonit, Jolantën.

Morëm biçikletën dhe u nisëm. Sapo mbërritëm në qendër të Shkodrës mësuese Bona u tregua shumë e sjellshme dhe erdhi të na merrte, kështu që nuk patëm asnjë vështirësi për t’u orinetuar në qytet. Pavarësisht se për Joanën ishte hera e parë që e vizitonte këtë qytet, i cili është kryeqendra e kulturës shqiptare.

Më poshtë mund të lexoni të gjithë bisedën tonë të përmbledhur në një intervistë të shkurtër.

Na tregoni pak për veten tuaj? Ju jetoni në Shkodër apo jo?

Mësuesja: Po, unë jetoj në Shkodër. Kam lindur këtu, kam studiuar këtu dhe tashmë po ndërtoj edhe familjen time në Shkodër.
Unë jam mësuese ndërsa bashkëshorti im është polic.

Mamaja e Drilonit: Jetojmë në fshatin Shtoj i Ri rreth 1 orë larg qëndrës. Për momentin jetoj me Drilonin dhe me vajzën 2-vjeçare, pasi bashkëshorti im punon në Greqi. Sigurisht që kjo është një situatë shumë e vështirë për ne, por nuk këmi zgjidhje tjetër, pasi në Shkodër mundësitë për të punuar janë shumë të vogla. Unë dhe Driloni jemi shumë të lumtur. Kur Zysh Bona na tregoi unë nuk kam fjetur nga emocioni.

Si e keni njohur Drilonin?

Mësuesja: Sapo përfundova studimet, fillova punë në shkollën “Osman Dhampiri”, ku menjëherë më ra në sy Driloni, një djalë i bukur, me flokë të kuqerremtë (me kaçurrela në atë kohë), shumë i shkathët dhe pak çapkën. Në fakt është shumë e lehtë t’a duash Drilonin, sepse siç mund t’a shikoni edhe ju, ky djalë  të bën për vete me ëmbëlsinë dhe sjelljen e tij.

Si të lindi idea të përzgjedhësh Drilonin? Pse pikërisht Drilonin?

Kur mësova se ai udhëtonte çdo ditë 1 orë në këmbë për të arrdhur në shkollë, fillova t’a dua akoma më tepër dhe gjithmonë mendoja se si mund t’a ndihmoja. Është i admirueshëm, nuk mungon asnjë ditë në shkollë dhe nuk thotë asnjëherë “u lodha”. Prandaj e dua kaq shumë.

Më pas u shkëputa nga shkolla sepse duhet të kujdesesha për djalin tim të vogël, por gjithmonë e mendoja Drilonin.
Kur pashë postimin tuaj në Instagram, kisha një ndjesi të brendshme që e meritonte ai këtë dhuratë.

Joanna, si e përzgjodhe fituesin?

Joanna: Ajo që më bëri vërtetë përshtypje ndërkohë që lexoja komentet në postimin tim në Instagram ishte fakti se të gjithë e kërkonin biçikletën për fëmijët e tyre dhe kjo është diçka shumë normale dhe e kuptueshme, sepse kur je prind kërkon çdo gjë për fëmijën tënd, ndërsa komenti juaj ishte krejt ndryshe. Për mua është diçka shumë e veçantë dhe shumë e bukur, që mësuesit të kenë një lidhje të tillë me nxënësit dhe familjet e tyre.

Edhe unë kam punuar si mësuese para disa vitesh dhe mendoj se për të patur rezultat në punën si mësuese duhet krujuar patjetër trekëndëshi mësuese-prind-nxënës. Rasti juaj është shembulli ideal për t’u ndjekur nga të gjithë arsimtarët.

A i keni ndjekur shkrimet në blogun “A mother Joy”? Sa ju ndihmojnë këshillat që lexoni aty, në punën tuaj si mësuese dhe si nënë e re gjithashtu?

Mësuesja: Përshtaten plotësisht me idenë dhe me mënyrën se si dua t’i edukoj unë nxënësit e mi dhe fëmijën tim. Gjëja e cila përpiqem të praktikoj më tepër dhe që e sugjeroni edhe ju është të jem një model për ta. Sepse unë nuk mund të bëj diçka tjetër dhe të kërkoj diçka tjetër prej tyre. Nxënësit do të bëjnë atë që bëj unë. Nëse unë lexoj edhe ata do të lexojnë, nëse unë vij në orar edhe ata do të vijnë në orar…. Siç thoni edhe ju në shkrimet tuaja, fëmijët janë si sfungjer. Ata përthithin çdo gjë nga njerëzit dhe mjedisi përreth. Fëmijët marrin atë që u japim ne.

Joanna është hera e parë që viziton Shkodrën?

Është hera e parë që vizitoj Shkodrën dhe do të rikthehem sërish sepse më duket një qytet shumë i bukur, madje më ngjan me disa qytete në Poloni (andej nga vij unë). Pra ndihem si në shtëpi, më kujton vendlindjen.

Mësuesja: Meqënëse ra fjala, po përfitoj nga rasti t’ju dhuroj një libër shumë të bukur, i shkruar nga professori im i fakultetit, i cili flet pikërisht për Shkodrën. Përmes këtij libri do të mësoni rreth kulturës dhe histoisë së Shkodrës. Meqënëse thatë se është hera e parë që e vizitoni. Gjithashtu, në shenjë falenderimi që zgjodhët nxënësin tim. 1 Qershori këtë vit ka qënë ndryshe për Drilonin. Falë teje!

Uroj t’ju pëlqejë.

Mamaja: Gjithashtu edhe Driloni ka një dhuratë të vogël për ju. Gjatë rrugës ai po mendonte se si mund t’ju falenderonte për biçikletën, kështu që ai vendosi t’ju dhuronte këtë byzylyk (me ngjyra kuq e zi) të cilin e ka bërë vetë. (Madje rastësisht kombinon shumë mirë edhe me veshjen tuaj sot). Siç e shikoni Driloni e vë re të bukurën, jo më kot herë pas here ju bën edhe kompimente.

Në mënyrë të përmbledhur kjo ishte vizita jonë në Shkodër dhe takimi me miqtë tanë të rinj të cilët na bënë për vete me thjeshtësinë dhe pozitivitetin që transmetonin.

Na pritën shumë ngrohtë dhe të gjithë ne u ndjemë aq mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit saqë koha fluturoi pa u ndjerë. Driloni ishte një fëmijë i adhuruueshëm, pavarësisht se nuk na kishte takuar asnjëherë më parë, nuk nguronte të na përqafonte dhe të na puthte gjatë gjithë kohës (veçanërisht Joanën). Ishim shumë të prekur dhe të emocionuar nga këto gjeste të bukura që bëmë ndaj njëri-tjetrit saqë të gjithë i kishim sytë të mbushur me lot.

Ndërkohë që largoheshim, gjithmonë e më tepër bindeshim që kishim bërë zgjedhjen e duhur!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!