Nuk e di për ju, por ky vit duket sikur po kalon me shpejtësinë e erës. Nuk më besohet që jemi në Maj!
Më pëlqejnë shumë këta dy muaj të pranverës që kemi kaluar deri tani, prandaj vendosa t’u dedikoj dy fjalë dhe t’i ndaj me ju. Prilli erdhi krejt papritur me ditët e tij të ngrohta dhe plot diell kështu që ne i shfrytëzuam për të punuar pak në kopësht. Vicky zgjodhi lulet të cilat duhet të mbillnim, ndërsa bashkeshorti im zgjodhi pemët dhe më në fund mbollëm një qershi dhe një shegë në kopshtin tonë të vogël. Shpresoj që pranverën e ardhshme të japin frutat e para.
Gjithsesi, ku i dihet a do japin vërtetë fruta? Ne sigurisht duhet të mësojmë akoma më tepër rreth kopështarisë, por ajo çfarë më bëri të ndihem mirë, ishte vëzhgimi entuziast i Vicky-it, kur ajo tha: “Vitin tjetër, në vend që t’i blejmë qershitë, ne do t’i marrim ato nga pema jonë!” Ky ishte një komfirmim që kishim bërë gjënë e duhur!
Një tjetër ngjarje e rëndësishme që ka ndodhur gjatë muajit prill, ishte Workshop-i që përgatita për disa prindër shqiptarë rreth “Prindërimit të kujdesshëm”. Më bën të ndihem vërtetë mirë fakti që në këtë vend po rritet gjithmonë e më tepër ndërgjegjësimi për prindërimin e kujdesshëm dhe të shëndetshëm. Pas shumë vitesh në sistemin komunist në Shqipëri, ku për vite me radhë askush nuk ka folur asnjëherë për të drejtat e fëmijëve dhe prindi shikohej si shef në shtëpi, fatmirësisht kjo gjë po ndryshon dalëngadalë. Ishte një pasdite shumë e këndshme me mama të cilat kanë dëshirë të mësojnë më tepër rreth prindërimit. Ne folëm rreth edukimit dhe marrëdhënieve me fëmijët tanë dhe si t’i rrisim fëmijët pa i ndëshkuar. Gjatë bisedës u paraqitën disa strategji të reja për të rritur përqëndrimin e fëmijëve në shtëpi, si të reduktojmë nivelin e stresit dhe të zemërimit. Ne ndamë me njëra-tjetrën mendimet dhe eksperiencat tona. Jam e sigurtë se të gjitha mamatë janë dakord, që ne kemi nevojë për takime të tilla me njëra-tjetrën! Në këtë mënyrë ne bëhemi më të forta, mësojmë më shumë dhe jemi më të frymëzuara. Si gra dhe mama të forta ne kemi nevojë për klanin tonë, kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmë nga njëra-tjetra. Rreth kësaj teme mund të lexoni më tepër në artikullin tim të mëparshëm këtu .
Disa ditë më vonë, ne festuam Pashkën në një atmosferë të këndshmë në shtëpinë tonë. Pashka erdhi me të verdhën e saj dominuese në gatimet e përgatitura me vezë, lulet dhe në të gjitha orenditë dhe dekorimet e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe ne u munduam të kalojmë sa më shumë kohë sëbashku, duke krijuar lidhje me njëri-tjetrin dhe sigurisht duke ngrënë sëbashku. Ne gjithashtu, për fëmijët organizuam edhe gjuetinë e mbledhjes së vezëve të cilën fëmijët e shijuan dhe u argëtuan shumë. Këtë vit gjatë Pashkës Katolike shijuam ditë të bukura me diell. Nëse dëshironi të dini më tepër, klikoni këtu .
Më pas fëmijët tanë, kishin një javë pushim në shkollë dhe duke qënë se mamaja ime ishte akoma me ne, vendosëm që sëbashku të bënim një udhëtim të gjatë dhe eksplorues. Fillimisht, kishim menduar të vizitonim bregdetin jugor të Shqipërisë, i cili duhet thënë se është i mrekullueshëm. Pa dyshim do të kishte qënë një udhëtim i këndshëm, por duke qënë se mamaja ime nuk ndihet mirë nga udhëtimet e gjata me makinë dhe rruga në jug të Shqipërisë është plot me kthesa torturuese, atëherë ne vendosëm të vizitonim qytetin e Gjirokastrës, i cili është i mbrojtur nga UNESCO.
Qyteti i gurtë i Gjirokastrës na mirëpriti me një erë të fortë që mrekullisht, pas disa orësh largoi të gjitha retë nga qielli. Më pas ne mundëm të vizitonim Kështjellën me Kullën e tij të Sahatit dhe të admironim peisazhin e mrekullueshëm me arkitekturën piktoreske prej guri e rrethuar nga malet në të gjitha anët. Nuk mund të humbisnim, pazarin e vjetër Otoman i cili ështe ndërtuar për herë të parë në shekullin XVII. Fatkeqësisht, në momentin që ne e vizituam, pazari po rikonstruktohej dhe rruga kryesore ishte plot me gurë dhe pluhur.
Ndër të tjera, ne arritëm të vizitonim, punët artizanale dhe lloje të ndryshme brezash të qëndisur, qilima të punuar me dorë, kapele me ngjyra tradicionale, veshje të thurura me dorë dhe çorape leshi.
Ne qëndruam në Hotel Argjiro që ndodhet në zemër të qëndrës historike të qytetit të Gjirokastrës, i cili ka një pamje fantastike të Pazarit të Vjetër. Dhomat në këtë hotel, janë të vogla dhe kapaciteti gjithashtu, por mendoj se çmimi përputhet me cilësinë.
Sapo del nga hoteli menjëherë ndodhesh përballë Pazarit!
Përsa i përket restorantit, unë do të rekomandoja plotësisht Restorantin familjar Odeta të cilin në e provuam dhe jemi shumë të lumtur që bëmë këtë zgjedhje. Ky qytet ka një kuzhinë tradicionale Shqiptare, por duke qënë se ndodhet në kufi me Greqinë, ka patur influencën e saj. Pjatat janë të bollshme dhe të shijshme, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, jashtëzakonisht të lira, vetëm 200 lekë për një pjatë supë me perime ose qofte të shijshme me salcë. (e pabesueshme apo jo?!) Ne vërtetë e shijuam vizitën tonë në këtë qytet të UNESCO-s dhe po planifikojmë të shkojmë sërish së shpejti.
Sapo përfunduam vizittën tonë në Gjirokastër, ne morëm makinën dhe udhëtuam drejt pikës kufitare të Kakavisë, për të udhëtuar drejt Greqisë. Lehtësisht, nëpërmjet telefonit rezervova qëndrimin tonë në qytetin e Pargës. Ky qytet i vogël ndodhet në një gji të izoluar të detit Jon dhe duket si një ishull. Doja patjetër një vend afër qendrës së qytetit dhe që të ishte i pozicionuar afër detit me dalje direkte në plazh. Gjeta The Parga Beach Resort dhe nuk mund të kisha zgjedhje më të mirë! Është një vend i përshtatshëm për familjet me fëmijë, madje edhe për ata që kanë fëmijë të vegjël. Ky resort është i përshtatur për karroca fëmijësh dhe tualetet e plazhit janë të pajisura me hapësira të posaçme ku mund t’u ndërrohen pelenat fëmijëve. Në këtë resort ka pishina të mëdha për të rriturit dhe pishina më të vogla për fëmijët…dhe vëmendje, kishte edhe ujë të ngrohtë gjithashtu! Është vërtetë fantastike! Nëse unë ju them se ky resort ka dy ambjente për të luajtur, një hapësirë të brendshme për ditët me shi dhe një dalje direkte në plazhet me rërë, mund t’ju tingëllojë si parajsë. Sepse në fakt ashtu është! Restoranti i resortit ofron një bufe të pasur kontinetale për mëngjesin dhe ushqime cilësore për drekën dhe darkën, kështu që ju nuk keni nevojë të dilni nga resorti nëse nuk keni dëshirë.
Qyteti i Pargës, ku ne qëndruam është thjeshtë i mrekullueshëm, dhe më kujtoi “ vendin tim të preferuar në botë – Amalfi”. Parga, ashtu si edhe bregdeti Italian, ka shtëpi identike shumëngjyrëshe të ndërtuara në mënyrë amfiteatrale përgjatë shpateve të malit., duke ofruar kështu një pamje të këndshme të detit.
Sapo Në hyrje të portit Një ishull jeshil me një kishë të bardhë qëndron në hyrje të port, ndërsa muret e shkatërruara të një kështjelle Veneciane mund të shikohen në majën e një kodre sipër qytetit. Mbi të gjitha, është i famshëm për plazhet e mrekullueshme me ujin ekzotik. Ne qëndruam në Plazhin Valtos, përballë të cilit ndodhej resorti jonë dhe mund t’ju siguroj si plazhi ashtu edhe uji janë të pastër dhe të kthjellët, kështu që unë dhe fëmijët e mi nuk kishim nevojë për asgjë tjetër.
Me një pozitë gjeografike të favorshme në perëndim të Greqisë, Parga është një destinacion i shkëlqyer për të bërë eskursione ditore në Sivota, Preveza madje edhe në Lefkada (shikoni fotot më lart).
Në fakt, për të përshkruar ishullin Lefkada do të duhej një paragraf i tërë, sepse ka një bukuri të jashtëzakonshme dhe padyshim ia vlen të të kalosh me tëpër se një ditë aty.
I quajtur ndryshe edhe si Karaibet e Greqisë, ishulli Lefkada i ka mahnitur vizitorët me ngjyrën blu ekzotike të plazheve. Ky ishull me bukuri magjepsëse lidhet me pjesën tjetër të tokës nëpërmjet një ure të vogël, duke e bërë kështu lehtësisht të kalueshëm me makinë, pra nuk ka nevojë për target.
Ky është vendi ideal për t’a vizituar me familjen, për çiftet dhe grupe të mëdha shoqërore duke qënë se ofron diçka për çdokënd. Plazhet në bregdetin perëndimor të Lefkada në Greqi, shquhen për ngjyrën e mrekullueshme dhe peisazhin mbresëlënës, veçanërisht Porto Katsiki, Egremni dhe Kathisma.
Përreth ishullit, vizitorët mund të gjejnë fshatra të këndshëm me taverna peshku në breg të detit të rrethur më një gjelbërim të harlisur. Nidri, Vassiliki and Agios Nikitas janë vende magjepsëse, secili me karakterstikat e tij të veçanta.
Thjeshtë hidhuni një sy këtyre pamjeve (pa filtra) të Apollonioi!
Duke marrë parasysh se udhëtimi zgjat afërsisht 5,5 orë me makinë (pa ndalim) nga Parga në Tiranë, ky qyete i vogël Grek mund të jetë një destinacion interesant dhe i rehatshëm për të kaluar pushime të shkëlqyera për Shqiptarët.
Shpresoj që të jeni argëtuar duke lexuar për eskursionet e mia dhe shpresoj që të gjeni disa këshilla nga ky rrëfim që mund t’ju ndihmojnë për udhëtimet tuaja me familjen dhe fëmijët.
Faleminderit që jeni pranë meje,
Urimet më të mira,
JOANNA