Fëmija im është i pabindur! – shumë prindër e përkufizojnë kështu fëmijën kur ai nuk plotëson pritshmëritë e tyre. Por a është detyra e një fëmijë që të jetë një zbatues i bindur i urdhërave të të rriturve…?
Gjatë pushimeve dimërore të këtij viti pata mundësinë të lexoj një libër të shkëlqyer dhe shumë të rëndësishëm të një autori Danez “Your Competent Child: Drejt vlerave të reja themelore për familjen” nga Jesper Juul ku shpjegon rreth mënyrës tradicionale të edukimit të fëmijëve.
Me një mençuri të llahtarshme dhe me syrin e tij të mprehtë dhe pragmatik, ai na ndihmon të përcaktojmë edhe njëherë sjelljet e fëmijës, marrëdhëniet tona me ta dhe në fund të fundit edhe me njëri – tjetrin…
Në këndvështrimin tim ky libër është I ASHPËR, sepse Jesper Juul thotë se metodat e zakonshme që përdorim për të edukuar fëmijët janë të dhunshme dhe joetike. Ai thotë se çfarëdo lloj metode të përdorësh në raport me një qënie tjetër njerëzore, pavarësisht se sa i vogël mund të jetë në moshë, është joetike, sepse kështu e trajton atë si objekt.
Ky libër është jashtëzakonisht I FORTË, sepse autori ia ngarkon të gjithë përgjegjësinë të rriturve përsa i përket marrëdhënies ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Ai thotë se të rriturit janë të vetmit që kanë mjetet dhe eksperiencën e duhur për të menaxhuar konfliktet në familje.
Është KONTADIKTORE, sepse shumë herë ai thotë në deklaratat e tij se është e pamundur t’i mësosh diçka të mirë dikujt, duke e konsideruar atë negative.
Në të njëjtën kohë ky libër është i MREKULLUESHËM, sepse ndërkohë që unë lexoja, gjithmonë zbuloja diçka që përputhej me mendimet e mia. Gjithashtu mësova edhe shumë gjëra të reja, të cilat ishin të panjohura për mua. Aty thuhej se kur një fëmijë është adoleshent, është tepër vonë për t’a edukuar atë. (Një tjetër kapitull fliste rreth përgjegjësisve që duhet të marrin fëmijët dhe si të jemi të kujdesshëm për të mos prekur integritetin e fëmijës, që do të thotë të respektojmë limitet e tij, pra është shumë afër asaj që mendoj dhe ndiej unë sepse të njëjtën gjë thotë edhe Dr. Maria Montessori). Ai shpjegon se si t’u japim fëmijëve mundësinë të jenë vetvetja dhe të mos i imponojmë ata të luajnë rolin e fëmijës ideal.
Çdokush që ka një fëmijë do të mësojë shumë duke lexuar këtë libër, duke parë veten e tyre në mënyrë kritike, ashtu siç bëra edhe unë, në shembuj dhe situata të ndryshme dhe të mësojmë si të dalim nga këto situata.
Nga ky libër mësova se si:
- të respektoj limitet e fëmijës tim dhe të vendos limitet e mia
- t’i lejoj fëmijët të shfaqin veten e tyre pa pritshmëri të panevojshme
- t’u besoj ndjenjave të tyre dhe të dëgjoj me kujdes atë që ata thonë
- të mos lejoj që fëmijët të bëhen “fëmijë të padukshëm” (të mbyllur në vetvete)
- t’i ndihmoj të ndërtojnë vetëbesim dhe vetësiguri që në moshë të re
- t’i ndihmoj fëmijët të marrin përgjejgësi për gjëra që nuk janë ende gati.
Disa nga gjërat që ai na sugjeron të bëjmë ne si prindër, janë të vështira, sepse bien në kundërshtim me veprimet që prindërit tanë na kanë mësuar, por çdo gjë që ai na propozon rreth rritjes së vetëbesimit, shëndetit dhe si të rrisim fëmijë të edukuar që në hapat e parë të tyre, është e saktë.
Në librin e tij, Dr. Juul thotë:
“Vlerat të cilat janë të përshkruara nga unë (…), dhe që kanë ardhur nga konceptet e vjetra për rritjen e fëmijëve, akoma praktikohen gjerësisht në shumë vende të botës. Pavarësisht se çfarë mendojmë rreth këtyre metodave tradicionale të edukimit, duket t’a pranojmë se këto metoda janë shumë efektive, ose të paktën kështu kanë qënë deri para disa kohësh. Sidoqoftë, nëse qëllimi i rritjes është – edukimi i fëmijëvë të cilët sillen keq – atëherë ky është një koncept i gabuar. Ky është një stereotip të cilin e kemi ndeshur gjatë adoleshencës tonë. Kush e di sa herë e kemi dëgjuar shprehjen: Sillu mirë, në mënyrë që njerëzit të shikojnë se je edukuar mirë! Sepse, prioritetet e prindërve tanë bazoheshin vetëm në qëllime sipërfaqësore: të mbanim marrëdhënie të mira me të tjerët, të sillemi mirë, të përshtatemi, të përgjigjemi siç duhet, të themi “faleminderit”, “gëzohem që të takoj”, dhe “faleminderit për mikpritjen”. Pra nuk pritej që fëmijët të ishin vetvetja. Ata thjesht duhet të aktronin si në teatër. Dhe ashtu si aktorët edhe ata duhet të mësonin rolin e tyre. Tashmë, shumë vite më vonë, është e lehtë të kesh më tepër njohuri, të dish më tepër për fëmijët sesa dinin prindërit tanë. Ne duhet të kemi parasysh se ata prindër të cilët këmbëngulin në vizionin e tyre për familjen si një strukturë pushteti, e bëjnë këtë me bindjen se kjo është më e mira për fëmijën e tyre dhe nuk e konsiderojnë këtë lloj edukimi si një manifestim pushteti.”
Dr. Juul nuk ofron përgjigje apo formula të gatshme të cilat mund të na ndihmojnë të rrisim fëmijët tanë. Ky është një libër që të ndihmon të shikosh me sytë e një fëmije, të dëgjosh me veshin e një fëmije dhe të ndjesh me zemrën e një fëmije në mënyrë të qartë dhe të natyrshme, Ju me siguri do të pyesni veten pse nuk i keni menduar më parë këto gjëra. Por, më besoni as do t’ju kishte shkuar mendja.
Kush është Jesper Juul?
Jesper Juul është një pedagog Danez, themeluesi i qasjes humaniste të edukimit. Prej më shumë se 30 vitesh, ai ka ndihmuar prindërit në mbarë botën të cilët dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënie të sigurta me fëmijët e tyre.
Teoria e tij bazohet në 4 shtylla kryesore:
- barazia e të gjithë anëtarëve të familjes
- autoriteti prindëror jo i bazuar në dhunë
- përgjegjësia
- mbrojtja e integritetit personal
Pa asnjë dyshim, jam shumë mirënjohëse për këtë libër dhe e rekomandoj plotësisht. Ky libër novator me siguri do të hedhë poshtë të gjitha mendimet që keni pasur deri tani për mënyrën se si duhet të rrisni një fëmijë. Edhe pse ndoshta nuk do të jeni dakort me të gjitha pikëpamjet e tij…
Ju mund t’a porosisni këtë libër nga Amazon ose Ebay, këtu.