Skip to content Skip to footer

Këtë vit, pak por e sigurt, është që ditët e festave do te jenë me shumë të ngjarë më intime, ndoshta edhe me më tepër festime online sesa përrëth tryezës. E ndërsa shtriqeni dhe dembeloseni pranë oxhakut.. ose ndoshta kompjuterit, është mirë të keni dhe një pije në njërën dorë, për t’ju ngrohur pakëz ose për t’ju bërë ta ndjeni më shumë atmosferën e festave.

Pijet e veçanta janë një detaj i këndshëm në festat intime, e ju mund të bëni vetëm një ose dy, ose më tepër nëse ju duhet. Recetat e mia të preferuara, si ajo e çokollatës të ngrohtë, mund edhe të parapërgatiten – në fakt, është akoma më mirë nëse i bëni gati më parë dhe i ngrohni sërish para servirjes. Altet (marshmallows) dhe shllaku janë alternative, por nëse flas hapur, tepër të sugjeruara.

  • Çokollatë e ngrohtë Pariziene

Njerëz nga mbarë bota udhëtojnë në Paris në këtë periudhë të vitit, edhe për të shijuar çokollatën ‘chaud’ – e pasur e plotë shije e që gjendet në kafenetë e mirënjohura pariziene dhe në sallonet luksoze të çajit. Këtë vit me shumë gjasa nuk e keni në plan ta bëni këtë por mos u shqetësoni, ka një mënyrë vërtetë të thjeshtë për ta bërë çokollatën e ngrohtë pariziene në shtëpitë tuaja. Dhe është shumë më e shpejtë nga sa mund ta merrni me mend! Unë përdor vetëm dy ingredientë.

Çokollatë e ngrohtë Pariziene

Për katër masa pariziene:
2 filxhanë (500ml) qumështPërdorni çokollatën më të mirë që mund të gjeni

130g çokollatë të zezë (të një cilësie të mirë), e copetuar imët.

Opsionale: 2 Lugë sheqer kaf

  • Ngrojeni qumështin në një tigan të një madhësie mesatare
  • Pasi qumështi të jetë ngrohur, hiqeni nga zjarri dhe shtoni çokollatën duke e përzier vazhdimisht deri sa çokollata të ketë shkrirë. Për ta trashur masën, riktheheni në vatër dhe lëreni të ziejë për 2-3 minuta të tjera, me nxehtësi shumë të ulët e duke përzier vazhdimisht. Bëni kujdes, mos ja ndani sytë pasi mund të fluskojë pak në momentet e para.
  • Për shije mund t’i shtoni edhe sheqer kaf.

Shërbejeni të ngrohtë në filxhanë kafeje apo filxhanë të vegjël çaji.

U la la! Tani keni Parisin në filxhanin tuaj!

Bon Appétit!

  • Kompot – Receta Polake e pijes më të preferuar të Krishtlindjeve

Nëse ende nuk keni dëgjuar për pijen tipike polake që shërbehet gjithnjë gjatë periudhës të Krishtlindjeve, është koha ta provoni vetë – quhet komposto me fruta të thata.

Gjithashtu, është e vetmja pjatë Krishtlindjesh që promovohet edhe nga dietologët për shkak të fibrave, vitaminave dhe mineraleve që përmban.

Kompostoja Polake me fruta të thata ose ‘Kompot’(KOHM-poht) është një recetë e thjeshtë dhe e shijshme e përgatitur nga zierja e frutave dhe që në Poloni konsumohet përgjatë gjithe vitit por më tepër gjatë stinës të vjeshtës dhe dimrit. Kjo recetë përdor zahiret më të ëmbla të verës dhe i risjell në jetë me erëza, ujë, sheqer, dhe në disa raste edhe likere të ndryshme. Kompoti është gjithashtu një ide shumë e mirë për dhuratë në fundvit por, duhet të ruhet në frigorifer ndërkohë. Kjo recetë mund të rezistojë pa problem deri në një javë.

Përbërësit:

  • 700g fruta të thata (kumbulla të thata, kajsi, palafiq, mollë, pjeshkë, dardhë, manaferra, etj.)
  • 8 filxhanë ujë
  • 8 koka karafili
  • 2 shkopa kanelle
  • Opsionale: ?pak lëkurë limoni
  • Opsionale: sheqer sipas dëshirës (1 filxhan është masa e rekomanduar)

Në një tigan të madh, vendosni frutat e thata që keni përzgjedhur, 8 filxhanë ujë, karafilat, shkopat e kanellës dhe lëkurën e limonit apo sheqerin sipas dëshirës. Vendosini të ziejnë duke i përzier vazhdimisht. Uleni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 20 minuta apo deri sa frutat të jenë zbutur dhe lëngu të jetë trashur pakëz. Nëse e doni pak më të hollë mund t’I shtoni pak më tepër ujë apo për ta bërë më të plotë mund ta lini përzierjen të ziejë edhe më.

Ps.Kjo është një recetë tradicionale e virgjilies të Krishtlindjeve dhe receta origjinale bëhej me 12 lloje frutash të thata që përfaqësonin dymbëdhjetë apostujt.

Nëse doni të dini më tepër mbi traditat polake të Krishtlindjeve, lexoni këtë artikull të mëparshëm.

Ju bëftë mire.

Ju uroj një sezon të mahnitshëm për të gjithë!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2025. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!