Sot do të flasim për ata libra të cilët mund t’i lexojme me zë të lartë përsëri dhe përsëri.
Librat janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve tanë dhe besoj se në këtë pikë biem dakord të gjithë. Por ka disa dyshime dhe pikëpyetje rreth librave te cilat do të doja ti nënvizoja dhe ti ndaja me ju sot.
Unë do të përpiqem t’u përgjigjem këtyre dy pyetjeve rreth leximit me fëmjët:
- A duhet t’u lexojmë fëmijëve tanë të njëjtin libër për të disatën herë? (diçka që fëmijët e kërkojnë rëndom).
- A duhet të lexojmë me zë të lartë për fëmijët e rritur?
Mendoj se të gjithë e kemi parasysh atë momentin kur fëmijët na kërkojnë për të miliardën herë t’u lexojmë historinë e tyre të preferuar. Jam e sigurtë që të gjithë do të donim të zhdukeshim në ato momente. Kur dëgjoj sloganin: “Edhe njëherë, të lutem”, më besoni, do të të doja ta hidhja librin pas dollapit.
Por…ia që duhet të kafshojmë gjuhën dhe t’ua lexojmë edhe njëherë tjetër historinë e tyre të preferuar… sepse duke lexuar për të disatën herë të njëjtin libër, truri i fëmijëve zhvillohet më shpejt!
Studimet tregojnë se të lexosh disa herë të njëjtin libër i ndihmon fëmijët të zhvillojnë fjalorin. Edhe pse ne mendojmë se janë të njëjtat fjalë dhe është thjeshtë humbje kohë t’a lexosh sërisht.
Po pse ndodh kjo?
Sepse para së gjithash truri jonë ka nevojë për përsëritje.
Në të kundërt ai do t’a trajtojë informacionin si të padobishëm dhe do t’a harrojë shpejt. Përsëritja e vë trurin në lëvizje dhe i bën fëmijët të mendojnë rreth atyre që lexojnë ose dëgjojnë. P.sh “Është e rëndësishme që DERRI PEPPA po nxiton sepse ajo duhet të shkojë në kopësht sa më shpejt” Duke e përsëritur disa herë këtë fjali ai di t’a mbajë mend më mirë dhe do të kuptojë edhe mesazhin gjithashtu.
Të lexosh të njëjtët libra disa herë radhazi do të bëjë që fëmijët të lexojnë më shpejt.
A keni dëgjuar për metodën e njohur të Glen Doman’s të leximit? Kjo metodë konsiston në faktin që ne nuk i mësojmë fëmijës shkronjat, ai në të vërtetë lexon fjalën si një imazh. Fëmija bën lidhjen e një kombinimi shkronjash që shikon në libër me kuptimin e asaj që ne i lexojmë fëmijës. Pas përsëritjeve të shumta, tashmë një fëmijë është i aftë të gjejë se ku është e shkruar fjala “mace” pavarësisht se ai nuk i njeh ende shkronjat. Pra, siç e shikoni ne japim një kontribut të jashtëzakonshmë tek zhvillimi i fëmijëve kur ne u lexojmë atyre të njëjtin libër vazhdimisht. Por, qëllimi është që gjatë leximit fëmija të shikojë edhe shkronjat gjithashtu, prandaj duhet që t’i ndjekim shkronjat me gisht në mënyrë që ata t’i shikojnë dhe të fillojnë të bëjnë dallimin midis tyre.
Nëse ne vazhdojmë t’u lexojmë fëmijëve tanë të njëjtin libër vazhdimisht, ka shumë të ngjarë që ai do të imitojë heroin e përrrallës.
Për këtë arsye është shumë e rëndësishmë që të zgjedhim libra me vlerë të cilët u transmetojnë mesazhet e duhura fëmijëve tanë. Kështu ata do të lexojnë me dëshirë edhe histori që në përmbajtjen e tyre flasin për pastrimin, për larjen e dhëmbëve dhe për rregullimin e krevatit. Është njësoj sikur të marrim pjesë në një trajnim frymëzues gjatë të cilit në dëgjojmë, përsërisim dhe ndërkohë që kthehemi në shtëpi ne kemi një dëshirë të madhe për t’i vënë në praktikë të gjitha ato që mësuam.
Ata do të mësojnë të njohin detajet
Duke lexuar të njëjtin tekst vazhdimisht ne do të jemi më të vëmendshëm ndaj detajeve dhe do të vëmë re më tepër elemente se sa gjatë leximit të parë. Unë gjithmonë mrekullohem nga fëmijët të cilët arrijnë të shikojnë edhe detajet më të padukshme që në leximin e parë të përrallës.
Të lexosh një libër për të disatën herë u jep fëmijëve një lloj sigurie.
Është njësoj si një batanije në të cilën fëmijët struken kur kuptojnë që kanë gabuar. Truri shumë shpejt do të mbajë mend vetem momentet e bukura dhe do t’i fshijë momentet e pakëndshme. Nëse leximi shoqërohet nga një atmosferë e këndshme në të cilën fëmijët ndihen komodë atëherë ai do të ketë dëshirë t’a lexojë sërisht tekstin sepse truri ka nevojë për dashuri për t’u zhvilluar siç duhet.
Zhvillon kujtesën dëgjimore
E keni parasysh momentin kur ndërkohë që lexoni, ju anashkaloni një fjalë ose disa fjalë përnjëherë (ups…) dhe fëmija juaj menjëherë (!) ju kujton që keni harruar diçka? Kjo është ajo që ne e quajmë kujtesë dëgjimore, e cila është shumë e rëndësishme gjatë procesit të mësimit të mëvonshëm.
Melodia e shprehjes
Duke lexuar të njëjtin tekst fëmija gjithashtu memorizon tonin e zërit tuaj, melodinë e tij, mënyrën se si tingëllon dhe nuk është fare çudi nëse ai ka dëshirë ta përsërisë atë sepse e lidh me diçka të këndshme dhe zhvillimore.
Pyes veten pse nganjëherë lodhemi dhe nuk kemi më nerva të vazhdojmë leximin?
Është e thjeshtë –ne pothuajse e dime përmendësh historinë dhe truri jonë nuk e shikon si diçka interesante të lexosh një libër për të qindën herë, prandaj ne mërzitemi dhe nuk kemi më dëshirë të vazhdojmë leximin. Të rriturit lexojnë libra për qëllime të tjera dhe fakti që ne duhet të lexojmë sërisht Derri Peppa për të qindën herë……. është thjeshtë diçka e mërzitshme.
Pse është kaq e rëndëesishme të lexosh më zë të lartë për fëmijët më të rritur?
Më poshtë do të lexoni disa arsye të forta se pse duhet të vazhdojmë t’u lexojmë fëmijëve edhe kur ata janë të rritur — në mënyrë që t’i nxitim ata t’a duan librin dhe të bëhen lexues të përjetshëm:
- Leximi zgjeron fjalorin e fëmijës. Gjuha e librave përgjithësisht është më e sofistikuar dhe më e pasur sesa në bisedat e zakonshme.
- Leximi ju zgjeron spektrin e vëmendjes.
- Duke u lexuar fëmijëve ne u injektojmë atyre interesin për librin dhe kështu dalëngadalë rritet dëshira për të filluar të lexojnë vetë në mënyrë të pavarur.
- Leximi mund të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar çështje të caktuara të jetës dhe zgjedhje të ndryshme që do t’u duhet të bëjnë në jetë.
- Fëmijët në përgjithëesi kanë një nivel më të lartë dëgjimi sesa leximi, kështu që ju mund t’u lexoni atyre libra më impenjativ dhe dhe më magjepsës sesa ata do të ishin në gjendje të lexonin vetë kështu ata do të motivohen që të bëhen të aftë për t’i lexuar vetë.
- Librat zgjerojnë botën tuaj! Sa më e madhe të jetë bota jotë aq më shumë mund të kuptosh dhe mund të krijosh empati me të tjerët.
- Të krijosh një lidhje shpirtërore me fëmijët tuaj nëpërmjet librave është vërtetë argëtuese si dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të lexuar librat të cilët nuk keni patur mundësi t’i lexoni gjatë fëmijërisë tuaj!
Padyshim periudha e Fundvitit është periudha më e mirë për të lexuar sëbashku me të vegjëlit tuaj, rehatuar poshtë batanijeve të ngrohta dhe me një filxhan çaji.
Gjithashtu herës tjetër që doni të bëni një dhuratë, kini parasysh që librat janë dhurata më e bukur që mund t’i bëni dikujt! Ju ftoj të lexoni listën me librat e mi të preferuar për fëmijë, ndoshta mund të frymëzoheni.
- Si t’i bëni fëmijët të jenë libërdashës?
- Disa metoda për të zgjedhur librat për fëmijë nën moshën 6 vjeç
Lexim të këndshëm!