Po i afrohemi çdo ditë e më tepër sezonit të festave dhe duke qënë se vazhdojmë të jemi ende në periudhën e pandemisë, shumica e prindërve për të mos thënë të gjithë, po qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre. Kështu që në vend që të zihemi dhe të zemërohemi me ta, le të përpiqemi t’u japim atyre disiplinën dhe edukatën e duhur. Pasi në fund të fundit ky është qëllimi jonë. Prandaj sot do të flasim rreth disiplinës sipas këndvështrimit të Montessorit-it.
Në fakt ka një koncept të gabuar ne edukimin Montessori që fëmijëve u lejohet të bëjnë ç’të duan. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se edukimi sipas metodës Montessori është një edukim shumë strikt.
Në të vërtetë, Montessori qëndron në mes të këtyre dy ekstremeve. Fjala disiplinë në vetvete nuk do të thotë të ndëshkosh. Zanafilla e termit “disiplinë” e ka origjinën nga fjala “dishepull” qe do të thotë “të mësosh”. Prandaj në vend që të zemërohemi dhe t’a ndëshkojmë fëmijën tonë kur ai bën ndonjë gabim, si për shembull kur ai zihet me një fëmijë tjetër, ne mund t’a shikojmë këtë gjë si një mundësi për të mësuar dhe për t’u dhënë fëmijëve tanë mesazhin që duhet të kujdesen për njëri-tjetrin.
Më poshtë do të lexoni 8 këshilla që do t’ju ndihmojnë t’i edukoni fëmijët tuaj sipas frymës Montessori.
1. Mos përdorni, rryshfete, shpërblime apo ndëshkime për t’i motivuar fëmijët – Rryshfetet, shpërblimet dhe ndëshkimet janë motivime të jashtme. Kjo do të thotë që në në këtë formë i nxisim fëmijët tanë të ndikohen nga të tjerët për veprimet që bëjnë, në vend që të zhvillojnë vetëdisipilimin e brendshëm. Disiplina sipas filozofisë Montessori ndihmon pikërisht në ndërtimin e motivimit të brendshëm tek fëmija.
2. Tregoni respekt në kounikim – Ne duhet të flasim dhe t’i dëgjojmë me respekt fëmijët tanë. Ata, dita ditës kuptojnë që ne kujdesemi për ta, i vlerësojmë si dhe jemi aty për t’i mbrojtur e për t’i mbështetur kur ata kalojnë momente të vështira. Nëse ne u them gjithmonë “jo” dhe pa arsye kini parasysh që fëmijët mund të fillojnë të na injorojnë. Nëse ne bërtasim në vend që të zgjidhim problemet atëherë edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.
3. Bëhuni model për fëmijën tuaj. Ndihmojini ata të përmirësohen – Kur diçka nuk shkon siç duhet, fëmijët mësojnë të marrin pqërgjegjësi. Ne jemi një model për fëmijët e vegjël qoftë edhe kur ata na shikojnë teksa ne ne i japim nje shami mikut tonë që është lënduar. Me kalimin e kohës ne do të jemi sërish aty për t’i ndihmuar ata me një tjetër problem, derisa dalëngadalë ata do të mësojnë t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.
4. Gjeni mënyra për t’i zgjidhur problemet sëbashku – Në vend që ne t’u japim fëmijëve një shpërblim, do të ishte më efektive nëse ne përpiqemi të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar me ta. Këtë gjë mund t’a realizojmë duke gjetur aktivitete të tjera ku ata mund të përfshihen edhe të mos qendrojnë gjithmonë në të njëjtin park lojërash që pëlqejnë, të gjejmë mënyra për t’i përfshirë ata në momentin kur jemi në supermarket ose të mbajnë diçka në dorë ndërkohë që ngjisim shkallët. Këto do të ishin disa alternative dhe metoda shumë efektive për t’ë injektuar disiplinën tek ata, në vend që ne t’u japim shpërblime apo të bëjmë gjithçka gati për ta. Fëmijët tanë pak nga pak duhet mësojnë të bëhen pjesë e familjes dhe kjo nuk duhet të vijë si rezultat i shpërblimeve por nga dëshira për të ndihmuar dhe t’u kujdesur për njëri – tjetrin.
5. Ndihmojini fëmijët nëse ata po kalojnë një moment të vështirë – Kur fëmijët janë tepër të zemëruar është e pamundur të arsyetoni me ta. Kështu që fillimisht lërini ata të qetësohen. Jini të durueshëm – kjo mund të zgjasë 30 minuta ose nganjëherë edhe më shumë. Në momentin që çdo gjë ka kaluar dhe ata janë qëtësur tashmë (zakonisht ata lëshojnë një psherëtimë të thellë në këtë moment), atëherë ne mund të ndërhyjmë për t’i ndihmuar të përmirësohen.
6. Jepuni liri, por në mënyrë të kontrolluar – Me siguri ju e keni dëgjuar shprehjen “Beso, kontrollo.” Kjo do të thotë që fëmijëve duhet t’u japim liri por deri në atë pikë sa mos të rrezikojnë veten, të tjerët rreth tyre dhe amjentin në të cilin ndodhen.
Nëse ju u vendosni atyre shumë limite ose kufizime, fëmija do të ndihet si në diktaturë dhe ndoshta mund të ndihen të frikësuar për të vepruar, për të ndërmarrë iniciativa ose akoma më keq mund të na fshehin gjëra si dhe mund të bëjnë veprime pas kurrizit tonë. Por nga ana tjetër nëse fëmija nuk ka asnjë kufuzim, ai do të mendojë se ka të drejtë të veprojë si të dojë, pa menduar për të tjerët ose mund mendojë që askush nuk interesohet për të. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të gjetur ekuilibrin e duhur midis lirisë dhe kufizimeve qe u vendosim atyre.
“Duke ndjekur udhëzimin e tyre të brendshëm, fëmijët u angazhuan në punë të ndryshme të cilat u jepnin atyre paqe dhe lumturi…e ndërkohë diçka tjetër ndodhi, diçka qe nuk kishte ndodhur kurrë më parë tek fëmijët, u vu re që tek ata po zhvilllohej një disiplinë spontane. Kjo i habiti jashtëzakonisht vizitorët, madje më tepër se sa mësmi i shkrimit për herë të parë; fëmijët ishin gjatë gjithë kohës në lëvizje duke kërkuar të punojnë në liri, secili prej tyre i përqëndruar në detyra të ndryshme dhe në këtë mënyrë grupi paraqiti një pamje të përsosur të disiplinës. Dhe kështu problemi u zgjidh: Për të arritur disiplinën, duhet të japësh liri.”
– Maria Montessori, Education for a New World (Edukimi për një botë të re)
7. Bëhuni përkthyesi i veprimeve të tyre – Më pëlqen shumë idea që “çdo sjellje është komunikim” Njëherë po i shpjegoja një prindi që kjo është njësoj sikur ne të jemi përkthyesi i tyre. Nëse një fëmijë tenton t’i marrë lodrën një fëmije tjetër, ndërkohë që ky i fundit vazhdon ta tërheqë lodrën dhe refuzon t’ia japë, atëherë ky është një sinjal që në këtë moment duhet ndërhyrja jonë. Ky është momenti që duhet t’u bëjmë të qartë fëmijëve që loja ka mbaruar tashmë dhe më vonë mund t’a marrin sërisht lodrën.
8. Vendosni limite të qarta –
Kur ne i kemi të qarta rregullat e shtëpisë atëherë rregullat do të jenë të qarta edhe për fëmijët tanë.
“Është detyra ime që të të mbroj ty, kështu që ti ulu nga njëra anë ndërsa ti tjetri nga ana tjetër.”
“Unë e shikoj që ti dëshiron të godasësh vëllain tënd. Por unë nuk mund të të lejoj që t’i ta bësh këtë gjë. Le të gjejmë ndonjë jastek ose diçka tjetër që të mund ta godasësh.”
“Unë dua ta gjuaj topin këtu. Le të gjejmë një vend tjetër ku mund t’a gjuash topin.”
“Më duket se ti dëshiron të hidhesh ose të ngjitesh diku. Atëherë le të gjejmë një objekt ose një pengesë që mund t’a përdorësh për këtë gjë.”
Cila është detyra jonë si të rritur?
Disiplina sipas filozofisë Montessori kërkon durim dhe shumë përsëritje nga ana jonë.
Ne duhet të punojmë shumë me veten tonë në mënyrë që të ruajmë qetësinë dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jemi duke vendosur themelin e marrëdhënies tonë më fëmijën, një marrëdhënie të cilën do t’a ndërtojmë dita ditës gjatë rrugëtimit të tyre nga fëmijë në parashkollorë, nga nxënës në gjimnazistë e deri sa ata të behen plotësisht të rritur e të pavarur.
Dhe nëse ne i trajtojmë fëmijët tanë thjeshtë si disa individë që duhet t’u binden udhëzimeve tona, të jeni të bindur që nuk do t’ju dëgjojnë. Unë them gjithmonë që “nëse nuk ka kimi, nuk ka bashkëpunim.” Por ndoshta për këtë do të flasim më gjatë në një artikull tjetër…