Skip to content Skip to footer

Nëntori është një muaj i shënuar në historinë shqiptare. Festimet e Ditës të Flamurit dhe Ditës të pavarësisë janë në nëntor dhe janë gjithashtu festa zyrtare. Meqënëse ndodhemi pak ditë para sezonit të Ditës të Falenderimeve doja të ndaja me ju KËTË LISTË për tju frymëzuar ide mirënjohjeje dhe dashurie.

Le t’ja nisim me vendin ku jetojmë!

Janë bërë tanimë 6 vite nga kur u shpërngula përfundimisht në Shqipëri së bashku me familjen dhe mund të them se mirënjohja dhe besimi në shqiptarwt vetëm se më është rritur ditë pas dite, muaj pas muaji. Tani jam e bindur se jam e dashuruar pas këtij vendi më shumë nga ç’mund t’ja marrë mendja gjithkujt që jeton diku tjetër.

Nuk mund të them që ishte dashuri me shikim të parë. Muajt e fillimit ishin pak të vështirë për mua pasi ende nuk e njihja vendin dhe mentalitetin e këtushëm.

Mbaj mend nga episodet e para ishte kur menjëherë pasi kisha ardhur, na u prish lavatriçja; kështu telefonova teknikun. Tri ditë pas takimit të caktuar, zotëria vjen në shtëpinë tonë si pa gjë të keq dhe nuk kishte marrë me vete asnjë mjet pune, vetëm një bidon të vogël plastik që së pari mendova se ishte ujë.

“Raki –  më tha, e duke ma treguar me krenari vazhdoi, -Do? E kam bërë vetë. Është e shkëlqyer”! Pasi i hodhi një sy të shpejtë lavatriçes, tundi kokën e tha: ‘Do vij prapë nesër’. Shtanga, ishin tre pirgje të medha me rroba të palara që më prisnin. Por, pastaj erdhi dhe e ndreqi. Morali : Filozofia e parë e jetës që mësova në Shqipëri ishte: “Avash, avash..”.

Nga atëherë u përpoqa të njoh më tepër botëkuptimin e vendasve dhe ta respektoj atë. Fundja, përse duhet të nxitosh kur e ke mundësinë ta marrësh shtuar? Gjithashtu mësova se, ndonjëherë në jetë është më bukur kur i merr çështjet me qetësi. Kështu ti nis të vlerësosh më tepër detajet e vogla të jetës, mëson të gjesh bukuri aty ku nuk e kishe menduar më parë si ngjyrat e pemëve, aromën e një kafeje të mirë në mëngjes apo një beb që të buzëqesh ndërsa shkëmbeheni. Tërësisht e kundërta e jetesës time të mëpërparëshme ku gjithnjë më duhej të nxitoja; gjithçka ishe me orar, programe ditore, takime mëngjesi etj.. Këtu, asnjë nga këto nuk do të mund të funksiononte.

Por, le t’i hedhim një sy atyre që vlerësoj e që më kanë bërë të dashurohem me këtë vend.

Pse e dua Shqiprërinë?

Njerëzit dhe zakonet

  • Njerëzit janë miqësor dhe nëse ti kërkon ndihmë, ata do të të ndihmojnë pavarësisht rrethanave
  • Edhe nëse nuk flet një fjalë shqip, do arrish të merresh vesh; shumica e shqiptarëve flasin pak anglisht apo edhe italisht. E edhe nëse nuk flasin ti gjithsesi do arrish t’i kuptosh nga shprehitë apo lëvizjet e duarve.
  • Shoh njerëz të buzëqeshur në mëngjes
  • Fëmijët janë më të shtrenjtët për shqipëtarët, shëndeti dhe mirëqënia e tyre janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Të gjithë i duan fëmijët.
  • Dadoja dhe zonja e pastrimit janë pjesë e familjes dhe i trajtojnë fëmijët si ti kishin të tyret
  • Nëse ke nevojë të flasësh me dikë dhe i telefonon një miku, do të jenë aty për 15 minuta pavarësisht gjithçkaje
  • Nuk ka nevojë për të caktuar takimin muaj më parë me miqtë
  • Edhe nëse të duhet të diskutosh për punë nuk ke pse e bën në zyrë; ti mund t’i realizosh takimet e punës në kafe
  • Pothuajse gjithnjë dikush është i gatshëm të të paguajë kafen tënde

Natyra

  • Është gjithnjë diell, në 300 ditë të vitit
  • Mund të shohësh pemë limoni dhe portokalli edhe brenda në qytet
  • Dyqanet dhe restorantet janë shumë afër, ti mund të ecësh për aty
  • Qyteti është i pajisur me korsi biçikletash, nëse e ke një të tillë
  • Deti është vetëm 40 minuta larg nga ku ne jetojmë
  • Nëse dilni jashtë Tiranës do të shihni pamje mahnitëse, peisazhi nga dritarja e dhomës tuaj është gjithnjë mbresëlënës.

Ushqimi dhe pijet

  • Ushqim i freskët, i shijshëm, cilësor
  • Frutat dhe perimet i gjen me çmime tepër të arsyeshme
  • Frutat e detit më të shijshme që keni provuar ndonjëherë
  • Ka një kafene të mirë në pothuajse çdo cep të rrugës

Shërbimet dhe Kostot

  • Shërbimet estetike të të gjitha llojeve i gjen me gjysmën e çmimit, ose më pak, krahasuar me çdo vend tjetër në Europë. Gjithçka! Flokët, stilimi, lyerja; manikyri, pedikyri, të gjitha!
  • Ti mund të telefonosh dhe të gjesh vend edhe në sallonet më prestigjoze, qoftë dhe 10 minuta para se të nisesh për aty
  • Në restorante, kur më ka ndodhur që fëmijët kanë qënë tepër të uritur, na kanë shërbyer me prioritet.
  • Nëse të duhet të bësh një diskutim të gjatë, ti mund të ulesh për një drekë dhe të rrish 3-6 orë. Askush nuk do të të nxjerë jashtë edhe nëse ke porositur vetëm ujë në tri orët e fundit!
  • Radiot kanë muzikë shumë të mirë. Shumë shpesh gjej aty muzikën time të preferuar në vite.

Siguria

  • Në rrugë, përveçse shikimeve, nuk ka ngacmime banale që të të bezdisin: ‘O bjonde, zemra, seksi, fishkëllima’ – si në shumë vende të tjera
  • Nuk kam dëgjuar kurrë për vjedhje apo as nuk më kanë plaçkitur ndonjëherë
  • Ndonjëherë më ndodh të harroj makinën hapur dhe nuk më duket si fundi i botës

Patjetër, qendrimi që ti zgjedh të mbash mbi vendin ku jeton është tepër i rëndësishëm. Ndonjëherë gjetja e detajeve që të bëjnë të buzëqeshësh apo të ndjesh sikur përket këtu bëhet e vështirë e megjithatë unë mendoj se ja vlen e gjitha.

Shpresoj ta keni shijuar dhe pse jo ta keni gjetur veten në listën time. Unë e dua Shqipërinë dhe i jam mirënjohëse sepse më ka dhënë me të vërtetë shumë. Së pari, një bashkëshort të mbrekullueshëm dhe një familje të ngrohtë e të lumtur. i jam shumë falenderuese për këtë.

Jam kurioze të di, po për ju, cilat janë detajet e preferuara reth Shqipërisë?

A pajtoheni me listën time? Do të donit t’i shtonit më tepër?

Jeni të mirëpritur të më tregoni mendimin tuaj në komente.

Përqafime të ngrohta,

Më të mirat,

Joanna

xxx

Nëse nuk e di ku ndodhesh, ti nuk mundesh të dish kush je” – Wendell Berry

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!