Skip to content Skip to footer

Lasagna me salca Bolonjeze është padyshim një nga përbërësit më të njohur për të përgatitur lazanjën! Por, këtë javë kemi zgjedhur të gatuajmë diçka akoma më të veçantë. Këtë javë kemi vendosur ti presim miqtë dhe të afërmit me një pjatë vërtetë të shijshme siç është lazanja me salcën ragù! Kam zgjedhur suxhukun sepse është akoma më i shijshëm se mishi i grirë si dhe nuk shkërmoqet pasi gatuhet, ai mbetet më i trashë dhe i jep ushqimit një shije vërtetë të veçantë.

PËRBËRËSIT PËR NJË TAVË ME PËRMASA 30X20 CM

  • Lazanja me vezë 250 g
  • Grana Padano (parmixhano)
  • Trumzë e freskët sipas dëshirës
  • Rigon i freskët sipas dëshirës
  • Gjethe dafine
  • Rozmarinë
  • Beshamel 500gr

Ndërsa për të përgatitur salcën na nevojitet

  • Suxhuk derri 800 g
  • Mish i grirë viçi 500 g
  • Pure domatesh 450 g
  • 1 degë selino
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • Vaj ulliri extra i virgjër
  • Kripë sipas dëshirës
  • Piper i zi sipas dëshirës.
  • Verë e bardhë 250 g

Për të përgatitur lazanjën bolonjeze fillimisht prisni imët selinon, më pas qeroni karrotën dhe qepën me ndihmën e një thike dhe merrni 50 g nga secili ingredient.
Në një tigan hidhni vaj, shtoni perimet e grira dhe përziejini vazhdimisht për 10 minuta në zjarr të ngadaltë. Pas 10 minutash, perimet të cilat janë fërguar duhet të jenë të thata, si dhe fundi i tiganit gjithashtu. Pra nuk duhet të ketë vaj të mbetur në tigan. Shtoni mishin e grirë të viçit dhe suxhukun e derrit.
Mishërat duhet të skuqen ngadalë përreth 10 minuta, kështu që përziejini vazhdimisht në mënyrë që të formohet që të formohet një masë e njëtrajtshme. Fillimisht do të vëreni që në tigan do të krijohet një sasi lëngu nga mishi, por duke e përzier vazhdimisht lëngu do të përthithet sërisht dhe më pas ju mund të shtoni 250 g verë të bardhë. Pasi alkooli të ketë avulluar plotësisht dhe fundit i tiganit të jetë i thatë, atëherë mund të shtoni purenë e domateve. Më pas shtoni një litër ujë.

Shtoni pak fare kripë, përziejini herë pas here për një orë në një zjarr mesatar ose të ulët. Pas një ore ju mund të shtoni edhe një litër tjetër me ujë, vazhdoni ta përzieni dhe ta gatuani edhe për një orë tjetër. Pastaj shtoni edhe një litër tjetër me ujë dhe vazhdoni ta gatuani në zjarr të ulët edhe për një orë.

Kështu salca ragù do të gatuhet për të pakëtn 3 orë duke i shtuar 3 litra ujë sipas kohës së përcaktuar. Në përfundim të gatimit, pas 3 orësh, masa e përftuar duhet të jetë e trashë (por jo shumë e thatë për këtë lloj gatimi). Tani salca ka mbaruar. Hidhni kripë dhe piper, fikni zjarrin, përziejin dhe lëreni slacën mënjanë.

Tani është koha e përgatitjes së lazanjës: merrni një tigan ose një tavë drejtëkëndëshe për pjekje me përmasa 30×20 cm. Hidhni beshamel në të gjithë sipërfaqen e enës, vendosni lazanjën dhe sërisht hidhni një shtresë të hollë beshameli dhe një shtresë tjtjetër me salcën e mishit që e kishim përgatitur më parë.

Shtoni djathin parmixhano duke u siguruar që të mbuloni të gjithë sipërfaqen e tiganit ose të enës në të cilën keni përgatitur lazanjën. Më pas krijoni një shtresë tjetër me lazanja (nëse dëshironi mund të ndryshoni radhën e shtresave duke i vendosur në mënyrë të kundërt me shtresat e para në mënyrë që të kryqëzohen.)
Më pas vazhdoni duke shtuar edhe një shtresë tjetër me beshamel. Sigurohuni që të mbuloni të gjithë sipërfaqen e enës me beshamel. Gjithashtu shtoni edhe salcën ragù. Në të njëjtën formë mund të veproni për të gjitha shtresat duke i alternuar shtresat e lazanjës me beshamelin, salcën ragù dhe parmixhanon.
Në fund mund të vendosni edhe një shtresë tjetër me salcë dhe parmixhano.

Sapo të keni mbaruar me përgatitjen, vendoseni në furrë (të cilën e ngrohur më parë) dhe piqeni në temperaturë 200 ° për rreth 25 minuta (ose në një furrë me konveksion në temperaturë 180 ° për 15 minuta): lazanja do të jetë gati për t’u hequr nga furra në momentin që sipërfaqja e saj bëhet kore dhe merr një ngjyrë të artë.

Hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe më pas mund ta servirni!

JU BËFTË MIRË!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!