Skip to content Skip to footer

Një nga bazat e sistemit Montessori është të mbështesë pavarësinë e një fëmijë. Ne jemi duke edukuar të rritur jo fëmijë! Detyra jonë si prindër (dhe e sistemeve që mbështesin prindërit) është të udhëzojmë fëmijët tanë të bëhen plotësisht të pavarur. Pak nga pak, ditë pas dite, ne i ndihmojmë fëmijët tanë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të marrin përsipër përgjegjësi derisa ata të bëhen mjaftueshëm të aftë për të ecur me këmbët e tyre.

Fatkeqësisht, shpesh duket më e lehtë që disa veprime t’i kryejmë vetë ose të punësojmë dikë tjetër për t’i bërë, se sa t’u mësojmë fëmijëve aftësitë për t’i kryer ata këto detyra. Nëse ne nuk u mësojmë atyre aftësi, si mund të presim që fëmijët tanë të veprojnë me përgjegjësi, ose “të përgjigjen me aftësi” kur kjo bie ndesh me mundësinë?

Nëse ne lejojmë që fëmijët tanë të llastohen për një kohë të gjatë, ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveçse krijojmë të rritur pa drejtime të qarta të cilët dështojnë për të marrë përsipër sfidat e moshës madhore.

Një 3-vjeçar është i aftë të bëjë një mori detyrash në mënyrë të pavarur nëse i jepen mjetet dhe ambjenti i duhur. Një 3-vjeçar duhet të jetë në gjendje të vishet vetë, të marrë një pije vetë, të përgatisë një vakt të shpejtë, të lajë duart dhe fytyrën, të lajë dhëmbët dhe shumë e shumë gjëra të tjera. Le të shikojmë se si:

  • Në mënyrë që fëmijët të vishen vetë, ne duhet të kemi parasysh disa gjëra. Rrobat duhet të jenë të lehta për t’u veshur dhe për t’u hequr, për shembull, bluzat dhe pantallonat duhet të jenë pa zinxhirë dhe pa kopsa. Këpucët me ngjitëse janë shumë të përshtatshme për t’i ndihmuar fëmijët të vishen vetë, pavarësisht se për një fëmijë 5-vjeçar është e rëndësishme të mësojë të lidhë vetë këpucët. Etiketat në pjesën e pasme të rrobave mund t’i ndihmojnë fëmijët që të mos i veshin rrobat në anën e gabuar. Rrobat e grupuara siç duhet e ndihmojnë fëmijën të zgjedhë më thjeshtë një veshje të caktuar. Raftet e vendosura në lartësinë e fëmijës ose varëset e rrobave e ndihmojnë atë që të marrë rrobat pa ndihmën e një të rrituri. Sigurisht, një kanistër ose një kosh rrobash krijon zakonin që rrobat e palara duhet të vendosen në të dhe jo në dysheme.
  • Fëmijët mund të shërbejnë vetë një gotë ujë nëse gotat janë të vendosura në një raft në lartësinë e fëmijës dhe nëse një kanë me ujë gjendet në një tabaka në një tavolinë të vogël. Një tavolinë në përmasat e fëmijës sëbashku me një enë me ujë si dhe me disa udhëzime nga ana juaj se si të hedhë ujin në gotë do të ishte një ndihmë shumë e madhe për fëmijën tuaj.

  • Përgatitja e një sanduiçi ose një vakti të thjeshtë është një ndër ato aktivitete që fëmijët mund të bëjnë në mënyrë që të fitojnë pavarësinë. Kavanozët e vegjël me biskota, të vendosur në rafte të ulët mund t’a ndihmojnë fëmijën të përgatisin vaktin e tij dhe t’a konsumojë atë në një tryezë të përmasave të tij në kuzhinën tuaj. Gjalpi i kikirikut i vendosur në kavanoza të vegjël dhe një thikë e vogël jo e mprehtë janë mjetet që i nevojiten fëmijës për të bërë një sanduiç ose biskota me gjalp kikiriku. Vendosni një fetë bukë në një qese sanduiçi ose në një mbajtëse plastike në mënyrë që të jetë më e gjindshme për ta.
  • Një stol i vogël në formë shkalle i vendosur në kuzhinë ose në tualet mund t’i shërbejë  fëmijës për të larë duart dhe fytyrën si dhe për larë dhëmbët në mënyrë të pavarur.Peshqirët e vegjël për të fshirë duart dhe një shportë me peshqirë të tillë afër lavamanit mund t’a bëjë larjen e duarve më të këndshme dhe më argëtuese.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të bëhet i pavarur duke i siguruar atij mjetet e duhura dhe një ambjent që e nxit të bëhet i pavarur.

Bëhu një i rritur që po edukon një të rritur!

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!