Skip to content Skip to footer

1.Përgatitja e ambjentit. Ky udhëzim thjeshtë u sjell në kujtesë mësuesve faktin se nuk duhet t’a injorojnë detyrën e tyre për t’u kujdesur për materialet bazë të klasës dhe për t’i mbajtur ato në rregull. Ky kujdes i vazhdueshëm ndaj klasës nga të rriturit është shumë i rëndësishëm për tre arsye:

  1. Duke qënë se fëmija nuk bën dot zgjedhje të vetëdijshme, atëherë ai imiton të rriturin dhe në këtë formë ai merr shembullin e duhur për punën që duhet të bëjë për të përmbushur standartet e tij zhvillimore.
    b. Kështu ne krijojmë një ndërgjegjësim emocional dhe intelektual për mjedisin rreth nesh si dhe kuptojmë të mirat që sjell iniciativa (duke parë se çfarë duhet bërë dhe më pas duke e bërë atë… etj.).
  2. Së fundmi, mbështet idenë se mësuesi është pjesë e komunitetit dhe puna e tij është fisnike dhe domethënëse. Duke qënë se mësuesi nuk është gjithmonë në dispozicion të tyre, ata duhet të përpiqen të mësojnë t’i bëjnë gjërat vetë. Duke mësuar të respektojnë kohën dhe përpjekjet (punën) e mësueses, fëmijët nxiten ose motivohen për t’u bërë të pavarur si dhe i ndihmon ata të kenë respekt për veprimet që ndërmarrin, për njerëzit rreth tyre dhe vetveten.

2 Respekti për fëmijën. Çdo qënie njerëzore ka nevojë për dinjitet dhe të ndiejë sensin e vetvetes. Askush nuk ka të drejtën t’ia mohojë këtë një personi tjetër apo t’i vjedhë atij një nga të drejtat kryesore të njerëzve (aq më pak fëmijëve). Nuk ka absolutisht asnjë arsye që një fëmijë të ndihet INFERIOR NDAJ DETYRËS SË JETËS, ose të ndihet i parëndësishëm. Madje as disiplinimi i një fëmije nuk e kërkon këtë lloj turpi. Pavarësisht se çfarë bën fëmija, ne së paku duhet t’a respektojmë atë sepse është një qënie njerëzore, dhe fakti që janë të vegjël apo të rritur nuk na jep të drejtën t’u mohojmë atyre dinjitetin. Ne duhet t’a pranojmë se ata meritojnë të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

 

3 Fëmija si imitues. Ju lutem mos i thoni një fëmije se sa e rëndësishme është të bëjnë një veprim në mënyrën e duhur dhe më pas ata t’ju shikojnë ju se si e bëni po të njëjtin veprim në mnëyrë të shkujdesur. Mos u jepni atyre një model sjelljeje hipokrit. Në vend që t’i nxisni ata të sillen në të njëjtën formë, ju tradhëtoni besimin dhe respektin që ata kanë për ju. Kjo ju thyen zemrën fëmijëve dhe vërtetë i lëndon ata. Fëmijët janë gjithmonë të kujdesshëm dhe shikojnë jo vetëm veprimet tuaja, por edhe pasionin me të cilin e kryeni një punë të caktuar.

4 ASNJËHERË MOS E NDIHMONI FËMIJËN NËSE AI NUK KËRKON NDIHMË. Nëse një fëmijë nuk është në gjendje të kryejë një detyrë të caktuar, hapi i parë drejt pavarësisë së vërtetë është të mësojë se si të kërkojë ndihmë.

 

5 T’i shërbejmë fëmijës – Këtu i referohemi një marrëdhënieje simbiotike. Ne të gjithë e dimë se fëmijët kanë nevojë për strehë, ushqim, dashuri, DISIPLINË, sensin e përkatësisë..etj. Në librin “7 Zakonet e Njerëzve të Suksesshëm”, Covey na thotë që të fillojmë gjithmonë duke patur fundin në mendje. Ne duhet të pyesim veten cdo ditë,“Kjo që po bëjmë, a do të sjellë një përfitim afatgjatë për zhvillimin e fëmijës? A po u shërbejmë nevojave të fëmijës?” (këtu duhet të kemi parasysh se nevojat e fëmijës NUK përfshijnë fakin se fëmijët duhet të mësojnë të presin në radhë, të respektojnë njerëzit që janë më të rritur dhe më të zgjuar, të kenë vetëkontroll…etj).

Nëse të rriturit do të vendosin nevojat e fëmijës të parat, gjatë rrugës ata do të ndeshen me nevojat e tyre të panjohura më parë dhe të paplotësuara. Pikërisht në këtë formë, duke i shërbyer fëmijës, ky i fundit bëhet çelësi se si ne mund të bëhemi njerëz më të mirë. Dr. Montessori shpresonte se nëse njerëzit do të ishin të ndërgjegjshëm rreth kësaj gjëje dhe nëse do të punonin për t’a arritur këtë, atëherë kjo do të ishte përgjigjia për të ndërtuar një botë dhe një të ardhme më të mirë.

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2025. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!