Skip to content Skip to footer

Nëse fëmijët tuaj mësojnë se si të kujdesen për veten, duke filluar që nga larja e duarve e deri te larja e dhëmbëve ata do të bëhen më të aftë dhe më të sigurtë në vetvete.

Shumica e aftësive që një fëmijë duhet të dijë për t’u kujdesur për veten, mësohen në tualet, kështu që shikoni me kujdes tualetin tuaj dhe bëni ndryshimet e nevojshme për t’u siguruar që është një vend i sigurtë dhe i rehatshëm për të praktikuar veprimet e mëposhtme.

Në fillim ata duhet të mësojnë se si të hapin dhe të mbyllin rubinetin.

Kjo sigurisht është një detyrë e vështirë për një fëmijë të vogël. Për t’a realizuar këtë ështe e nevojshme që të vendosni një platformë (një shkallë ose një stol) përpara lavamanit që përdor fëmija, në mënyrë që ai të mund të arrijë rubinetin. Unë përdor një stol të thjeshtë plastik nga Ikea. Gjithashtu, sigurohuni që të vendosni një peshqir të vogël në lartësinë e fëmijës, që ai të hajë duart kur të përfundojë.

Mësojini fëmijës tuaj se si të hapë sharkuesin e ujit dhe shpjegojini se është shumë e rëndësishme që lavamani të mos mbushet me ujë dhe të mos derdhet në dysheme, sepse pikërisht për të ndaluar këtë kemi lënë shkarkuesin hapur. Tregojini atij rubinetin e ujit të ftohtë duke i thënë që “Ky është rubineti i ujit të ftohtë”. Më pas tregojini rubinetin e ujit të ngrohtë duke i shpjeguar se “Ky është rubineti i ujit të ngrohtë.” Gjithashtu këshillojeni fëmijën tuaj që të jetë shumë i kujdesshëm kur hap rubinetin e ujit të nxehtë pasi uji mund t’a djegë.

Pasi të keni shpjeguar këtë, hapni ngadalë rubinetin e ujit të ftohtë dhe mbylleni sërish. Më pas ftoni edhe fëmijën tuaj të bëjë të njëjtën gjë. Nëse ai e hap rubinetin shumë shpejt, atëherë ju duhet t’i shpjegoni atij se duhet të ketë shumë kujdes sepse në këtë formë uji do të spërkasë të gjithë dyshemenë. Pastaj kërkojini fëmijës tuaj që të mbyllë rubinetin ngadalë. Mos u habisni nëse ai do t’a mbyllë me forcë rubinetin ose shumë shpejt.

Qëllimi kryesor është t’u mësoni fëmijëve të vegjël se si të kontrollojnë rrjedhjen e ujit në lavaman, prandaj përsëriteni veprimin për aq kohë sa nevojitet duke theksuar cili është rubineti për ujin e ftohtë, cili për ujin e ngrohtë dhe si t’a hapin dhe t’a mbyllin ujin.

Sapo fëmija juaj mund të hapë dhe të mbyllë ujin në mënyrën e duhur dhe të kontrollojë rrjedhën, filloni të përsërisni të njëjtin veprim me ujin e ngrohtë. Pas këtij veprimi ju keni përfunduar të gjithë procesin. Tashmë ju të dy mund të thani duart, dhe keni përfunduar! Mos u habisni nëse fëmija juaj ka dëshirë t’a praktikojë këtë aftësi të re vazhdimisht.

 

Larja e dhëmbëve.

Kur fëmija ka mësuar të përdorë lavamanin, hapi i radhës është larja e dhëmbëve. Për këtë ju nevojitet një furçë e vogël dhëmbësh, një pastë dhëmbësh me shije të këndshme, një pasqyrë, një stol i vogël dhe disa udhëzime. Fillimisht, pyesni dentistin tuaj për pastën dhe furçën e duhur që duhet të përdorni, gjithashtu pyeteni atë se cila është mënyra e duhur për të larë dhëmbët, më pas mësojani këtë gjë fëmijës tuaj ashtu siç ju këshilloi mjeku.

Dentisti im më rekomandoi që dhëmbët e fëmijëve duhet të lahen nga një i rritur. Pra unë nuk duhet thjeshtë t’u kujtoj atyre që duhet të lajnë dhëmbët, por është detyra ime t’a bëj këtë gjë çdo ditë. Djali im ka filluar t’i lajë vetë dhëmbët që në moshën 6 vjeç e gjysëm dhe unë tashmë e di se ai është në gjendje t’ia dalë pa ndihmën time. Ndërsa vajza ime ka shumë dëshirë që t’i lajë vetë dhëmbët e saj, por ka më shumë gjasa që të luajë me furçën e dhëmbëve sesa t’i pastrojë ata siç duhet, kështu që pasi ajo mbaron, unë e bëj edhe njëherë të gjithë procesin nga e para.
Rregulli i përgjithshëm është që t’u mësojmë fëmijëve t’i lajnë dhëmbët pas çdo vakti. Fëmijët e mi i lajnë dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmjë para se të flejnë.

Mos harroni t’u shpjegoni atyre se pse larja e dhëmbëve është kaq e rëndësishme!

ORGANIZONI TUALETIN SIPAS NEVOJAVE TË FËMIJËS

Sigurisht që jo çdo hapësirë në shtëpinë tonë duhet të jetë në përmasat e fëmijës, por padyshim që është e mundur të krijojmë mjedise të përshtatshme për fëmijët tanë në mënyrë që ata të ndihen rehat dhe të lumtur.

Më poshtë ju propozojmë disa këshilla se si të organizoni tualetin sipas stilit Montessori:

  • Vendosni një shkallë ose një stol të vogël në mënyrë që fëmija juaj të arrijë lavamanin e tualetit, ose vaskën.
  • Sigurohuni që të vendosni një sapun të vogël ose një likuid që ata t’i pastrojnë vetë duart e tyre.
  • Sigurohuni që furça, pasta e dhëmbëve dhe krehëri të jenë në lartësinë e fëmijës.
  • Vendosni një pasqyrë në lartësinë e fëmijës, kështu që ai mund t’a arrijë atë.
  • Vendosni një kosh për rrobat e palara.
  • Sigurohuni që peshqiri të jetë vendosur në mënyrë të tillë që fëmija t’a arrijë vetë.
  • Gjithashtu për t’i mësuar fëmijët se si të përdorin balsamin dhe shampon për larjen e trupit, ne ju propozojmë të përdorni shishe të vogla udhëtimi – çdo ditë mund t’i mbushni me sasi të vogla kështu që ata mund të praktikohen duke i shtypur shishet.
  • Krijoni një hapësirë për t’u ndërruar pelenat fëmijëve. Nëse fëmija juaj mund të qëndrojë në këmbë dhe ndërkohë përdor pelena, atëherë ata me siguri nuk kanë dëshirë që të shtrihen për t’ua ndërruar ato. Kështu që ju mund t’a bëni këtë gjë, kur ata janë duke qëndruar në këmbë në banjo, në mënyrë që t’u japim idenë se tualeti është pikërisht për këtë punë. Ne gjithashtu mund të fillojmë të përdorim tualetin ose një uturak si pjesë të rutinës së ndërrimit të pelenave.

Rreth kësaj teme mund të lexoni në shkrimin e ardhshëm.

 

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!