TIRAMISÙ
PËRBËRËSIT
Savoiardi 300 g
Vezë shumë të freskëta 4 copë
Mascarpone 500 g
Sheqer 100 g
Kafe mocha e parapregatitur (dhe e ëmbëlsuar sipas dëshirës) 300 g
Kakao e hidhur për sipërfaqjen
Shenim
Niveli i vështirësisë : E thjeshtë
Përgatitja: 40 min
Racione: 8
Shënim: + 2 orë në frigorifer
SI TË PËRGATISIM TIRAMISUNË
Për të përgatitur tiramisunë niseni me vezët (që duhen tepër të freskëta): ndani të verdhën nga e bardha me kujdes e kini parasysh se për të rrahur të bardhën e vezëve nuk duhet të ketë fare të verdhë në të. Rrahim të verdhën e vezëve me rrahësin elektrik dhe i hedhim gjysmën e sasisë të sheqerit. Sapo përzierja të ketë marrë formë të lehtë dhe të butë, ndërsa vazhdojmë ta rrahim shtojmë pak nga pak maskarponen. Pasi të formohet një masë e trashë dhe e njëtrajtshme, lëreni mënjanë. Pastroni mirë rrahësin dhe vazhdoni me rrahjen e të bardhave duke shtuar dalëngadalë sheqerin.
Kur veza e rrahur të jetë gati, ktheni tasin kokëposhtë dhe përbërja nuk lëviz. Merrni një pjesë të të bardhës të vezëve dhe shtojeni në përzierjen me të verdhat e vezëve duke e përzier vazhdimisht me një spatul.
Më pas shtoni të bardhën e mbetur pak nga pak duke perzier me kujdes nga lartë poshtë.
Sapo të jetë gati, shtroni një masë të njëtrajtshme kremi në një tavë për pjekje me përmasa 30cmx20cm. Më pas regjni lehtë biskotat në kafen e parapregatitur ( ne i kemi shtuar vetëm një lugë sheqer), njëherë nga njëra anë pastaj nga ana tjetër. Rreshtojini biskotat njëra pas tjetrës në mënyrë që të krijohet një shtresë e njëtrajtshme ku më pas do të shtoni një tjetër shtresë të kremit të maskarpones.
Kujdesuni që t’i hapni në mënyrë të njëtrajtshme dhe shtresat të jenë të niveluara. Shtoni një shtresë tjetër me biskota, pastaj një tjetër shtresë me krem.
Niveloni sipërfaqjen dhe pluhuroseni me kakao. Lëreni të qendrojë në frigorifer për disa orë.
Tiramisuja juaj është gati për tu shijuar!