Skip to content Skip to footer

Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, ajo çfarë më bëri vërtetë përshtypje në lidhje me fëmijët, ishte mënyra se si trajtoheshin ata. Ata janë krijesa të vogla të cilët padyshim janë pika e dobët e prindërve dhe e gjyshërve. Fëmijët trajtohen me një dashuri të madhe, dhe kjo dashuri shfaqet në çdo mënyrë të mundshme brenda dhe jashtë shtëpisë. Shikoja gjyshër që i mbanin në krahë nipërit dhe mbesat, i puthnin, i përqafonin dhe i përkëdhelnin me dashuri. Kjo është diçka shumë e bukur dhe tregon se sa shumë i duan dhe i respektojnë fëmijët e tyre.

Fatkeqësisht, ka edhe një mënyrë tjetër se si ata e shprehin dashurinë ndaj fëmijëve: gjyshërit e shfaqin dashurinë nëpërmjet dhuratave. Pikërisht këtu qëndron problemi.

Gjyshi dhe gjyshja i duan nipërit më shumë se çdo gjë në këtë botë dhe duan me çdo kusht t’ua bëjnë qejfin, dhe kjo është mëse e kuptueshme. Por si e shfaqin ata këtë gjë? Duke ju dhënë ëmbëlsira, ushqime fast food-i, vakte me sheqer, pije, torta, biskota, simite të ëmbla, duke ju blerë pasta, karamele, çokollata, akullore …

Kjo është ajo çfarë bëjnë gjyshërit zakonisht në çdo rast të mundshëm që u jepet: kur i marrin nga shkolla, ndërkohë që shëtisin në park apo gjatë një loje pasdite. Unë shikoja fëmijë me një pako me brioshë ose patatina që herët në mëngjes. A mund të quhet ky një mëngjes i shëndetshëm, me vlera ushqyese që i lejon fëmijët të kenë një ditë aktive dhe produktive në shkollë?

Sheqeri në të gjitha format e tij gjendet lehtësisht kudo rreth nesh, me ngjyra të ndryshme tunduese.– shumë tërheqës për fëmijët e vegjël. Eshtë kudo rreth nesh, dhe çdo kush e konsumon, sepse është i shijshëm!

Po cili është problemi i vërtetë në lidhje me sheqerin?

E dashur gjyshe!!!

Ti je mësuar që të dhurosh dashuri, por ne të gjithë duam që fëmijët tanë të kenë një zhvillim sa më të mirë. Prandaj ne e shfaqim dashurinë tonë në mënyrë të zgjuar!

Ushqimet të cilat kanë sasi të lartë sheqeri si: (soda, biskota, torta, karamele, ëmbëlsira të ngrira dhe disa pije me fruta) kanë tendecën të kenë shumë kalori dhe pak vlera ushqyese. Një dietë e pasur me sheqer shpesh lidhet me obezitetin, dhe sasia e madhe e sheqerit mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Dhe ta mendosh që kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për problemet shëndetsore që mund të shkaktojë sheqeri.

Prandaj, ky shkrim është për ju, Gjyshër të Dashur!

E di që duke i ushqyer dhe duke u dhënë karamele, ju shfaqni dashuri. Sidoqoftë fakti që shqeri gjendet gjithandej – gjatë viteve mund të shkaktojë shtim në peshë si dhe të kontribuojë në shumë sëmundje të zakonshme në ditët e sotme. si: obezitet, diabet, hipertension, prishje dhëmbësh, dhe hiperaktivitet.

Si mund t’a ëmbëlsojmë jetën tonë pa u shëndosur?

Këtu janë disa mite shumë të forta (“ Miti: është një ide e pavërtetë e cila besohet gjerësisht”) që gjyshërit i përdorin në mënyrë UNIVERSALE kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat:

Sapo dëgjojnë anët negative të ëmbëlsirave ata e kanë përgjigjen në majë të gjuhës:

  • Por të gjithë e bëjnë këtë…
  • Një fëmijë ka të drejtë të jetojë fëmijërinë e tij dhe të jetë i lumtur – pa ëmbëlsira është i përjashtuar…
  • Të gjithë fëmijët i pëlqejnë ëmbëlsirat, ata nuk i duan perimet…
  • Sheqeri është qetësues …
  • Ne ju kemi dhënë ëmbëlsira fëmijëve tanë, i kemi ngrënë edhe vetë dhe sërish jemi gjallë.
  • Eshtë e ekzagjeruar kjo mënyrë e re edukmi pa stres dhe një sjellje e tillë ndaj ushqimit…
  • Çdo gjë është për njerëzit…
  • Si mund të shkoj duarbosh tek mbesa ime?
  • Truri zhvillohet më mirë me sheqer…

Kini parasysh këto fakte:

  • Çdo 12 oz (355-ml) në një pije të ëmbël me gaz është ekuivalente me 10 lugë çaji (49ml) sheqer dhe 150 kalori.
  • Për një fëmijë të moshës 2-12 vjeç rekomandohen vetëm 6 lugë çaji në ditë!

Ne duhet t’a luftojmë këtë gjë sëbashku!

Ndërgjegjësimi për një ushqyerje të shëndetshme, mund t’i shpëtojë fëmijët tanë nga efektet negative të fast food –it. Qëllimi është shëndeti i fëmijëve TANË. Industritë e ushqimit e përdorin sheqerin pothuajse në të gjitha produktet, pavarësisht kostos shëndetësore – për ta ka rëndësi vetëm shitja. Ata nuk duan t’ja dinë për trurin e fëmijëve dhe zhvillimin e trupit të tyre – ata thjeshtë duan të shesin.

Konsumimi i një diete të pasur me sheqer, me yndyrna të ngopura, dhe kalori tek fëmijët, mund të sjellë zhvillimin e hershëm të problemeve shëndetsore. Ka disa arsye se pse fëmijët i konsumojnë ushqime të tilla. Shumica e e njerëzve që konsumojnë fast food, i dinë shumë mirë anët negative të këtij lloj ushqimi. Sidoqoftë ata vazhdojnë të ushqehen në këtë formë pa menduar për komplikacionet e shëndetit.

Në të kaluarën, ëmbëlsirat, nuk ishin kaq të gjindshme, sa janë sot, para 20 ose 30 vitesh ne nuk konsumonim një sasi kaq të madhe ushqimi. Me kalimin e kohës ushqimi u bë më i shumtë në sasi por dalëngadalë e humbi cilësinë e tij. Ne të rriturit e dimë se fëmijët janë të pafajshëm dhe ne duhet t’i mbrojmë ata, do të ishte shumë më e thjeshtë nëse këtë gjë e bëjmë sëbashku – prindër edhe gjyshër –  në atë kohë duket sikur ishin kundër njëri-tjetrit në këtë çështje.

Ëmbëlsirat dhe rregullat që duhet të vendosim

E shkrova tekstin e mësipërm si një mësuese, por gjithashtu si një vajzë dhe si mama. Edhe unë duhet të ulesha dhe të bisedoja me vjehrrën dhe me babain tim për të vendosur disa rregulla rreth ëmbëlsirave. Sepse vajza ime bëhet një egërsirë nëse ha shumë ëmbëlsira, ajo nuk dëshiron të dëgjojë asgjë tjetër për pak kohë. Bëhet vërtetë një egërsirë.ajo rrallë kërkon ushqim, është fëmijë përzgjedhës. Gjithsesi, unë i kuptoj edhe gjyshërit e mi, kështu që sëbashku bëmë një marrëveshje që kur vajza ime shkonte tek gjyshërit ajo mund të konsumonte pak çokollatë të zezë njëherë në javë dhe ëmbëlsira të përgtitura vetë. Ndërsa në shtëpi nuk i sugjeroj aspak këto privilegje çdo ditë. Dhe kështu të gjithë jemi të lumtur.

Miti: Por fëmijët nuk i pëlqejnë ushqimet e shëndetshme…

Unë ju siguroj që nëse hiqni dorë nga produktet e pasura me sheqer, do të ndodhë MAGJIA!

Në vetëm 7 ditë vogëlushi juaj do të kërkojë ujë, fruta madje-madje edhe perime. Kjo mund të jetë fundi i një stili të gabuar jete dhe ata do të kenë kuriozitet të provojnë gjëra të reja. Ka vetëm një rregull! Nuk KEMI M?Ë SHEQER!

Fëmijët e vegjël dhe prindërit e tyre, në fillim janë shpesh të habitur dhe skeptik. Por, pasi ata nndoqën sugjerimet e mësipërme, tata vunë re se fëmijët e tyre arrinin të përqëndroheshin më mirë, ishin më pak të frustruar dhe nervoz.

Ata flejnë më mirë, janë më bashkëpunues, për më tepër fillojnë të ndihmojnë edhe me përgatitjen e vakteve.

Nëse jeni të interesuar për një listë ushqimesh dhe recetash të thjeshta për të cilat fëmijët tuaj kanë nevojë çdo ditë, atëherë lexoni artikullin: Jeta ime – Shëndeti im. Ne jemi çfarë hamë, klikoni ketu.

Çfarë lloj ëmbëlsirash duhet të shërbejmë? Ato më të mirat padyshim, të cilat mund t’i blini njëherë në javë ose në raste të veçanta. Ndërsa në përditshmëri ne ju ofrojmë disa alternative më të shëndetshme:

  • patate të skuqura pa fruta dhe perime të liofilizuara (por vetëm ato të thara, jo të skuqura).
  • Fruta të stinës, (vetëm ose të shoqëruar me kos natyral).
  • çokollatë e zezë.
  • smoothie.
  • akullore të përgatitur në shtëpi, akullore me lëng frutash, kos i ngrirë.

Ndonjëherë, për shembull për një darkë ditën e dielë, mund të përgatisni pasta ose ëmbëlsira në shtëpi. Parimi është shumë i thjeshtë – 20 ose 30 vite më parë ëmbëlsirat shfaqeshin në tavolinë njëherë në javë, kryesisht në drekësn e së Dielës. Sepse përgatitja e tyre kërkonte shumë kohë – duhet të blije përbërësit, të përzieje, të përgatisje, të piqje ëmbëlsira, të bëjë biskota, të bëje akullore es humë procedura të tjera që kërkonin kohë dhe durim – pse të mos kthehemi sërish tek jo traditë?

Fakti që gjithë këto gjëra janë gjithandej nëpër dyqane, kjo nuk do të thotë që ne domosdoshmërisht duhet t’i blejmë.

Gjithashtu, për fëmijët të cilët janë përzgjedhës ose që i bëjnë naze ushqimit, kemi disa ide të cilat mund të funksionojnë! Në linkun e mëposhtëm do të gjeni disa këshilla të cilat i kam përmbledhur në një shkrim ku mund të lexoni se si të krijojmë vakte të lumtura në familje, si t’a shijojmë ushqimin, dhe të eleminojmë stresin kur kemi fëmijë në tavolinë.
Ju lutem lexoni artikullin e plotë ketu.

5 gjuhët e dashurisë
Ka një teori nga Gary Chapman e cila thotë se se secili nga ne ka 3 gjuhë dashurie, dy të cilat janë dominante dhe tjetra ndihmëse ose passive. Ju mund të lexoni më tepër rreth kësaj teme në këtë artikull që flet për 5 gjuhët e dashurisë, KLIKONI KETU.

Nga ana tjetër, fëmijët e vegjël kanë nevojë për të gjitha gjuhët e dashurisë, të cilat mund të jenë fjalë, koha cilësore, ndihma, dhurata, dhe kontakti fizik. Jo vetëm ËMBËLSIRA!

Si mund t’i zëvëndësojmë ëmbëlsirat?
Sidoqoftë nëse ju këmbëngulni për të bërë dhurata, ashtu si ëmbëlsirat, në supermarket mund të gjeni edhe:

  • Artikuj shkollorë si – stickers, blloqe shënimesh, lapsa, stilolapsa, goma, pencils, shkumësa me ngjyra, libra me dizenjo për të ngjyrosur, maska
  • Produkte si: plastelinë, punë krijuese, pinceta, ngjyra.
  • Flluska sapuni, lëngje, topa të cilët mund t’i vendosin në vaskë,
  • Lodra të vogla si: topa, kukulla të vogla pellushi, kafshë pellushi, kukulla, makina.

Për këtë arsye, është më mirë të shpenzojmë para në gjëra të kësaj natyre, fëmija buzëqesh po njësoj, është më i shëndetshëm dhe më kreativ!
Gjyshërit janë padyshim MË TË MIRËT!

Përveç të tjerave asgjë nuk do t’a fitonte dashurinë e nipërve dhe mbesave më tepër se sa koha e kaluar me ta!

Fjalë zemre, vlerësimet, mbështetja, përqafimet, një shëtitje sëbashku, biçikletat, kinematë janë më të ëmbla se sa çdo çokollatë tjetër, mbeten në kujtimet tuaja për vite me radhë dhe më besoni fjala gjysh nuk duhet t’i marrë ndjenjat e tyre. Ne gjithsesi ju duam për atë që jeni! Shfaqeni dashurinë sipas dëshirës, por bëjeni me mençuri!

Cila është eksperienca juaj me gjyshërit dhe sheqerin? A e vendosët se si do t’a zgjidhni këtë konflikt?

Nëse ju pëlqeu ky artikull, mund t’jua tregoni prindërve tuaj, vjehrrit dhe vjehrrës, ndoshta do të ishte një ide e mirë t’a diskutoni sëbashku!

 

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!