Skip to content Skip to footer
Po ju a keni dëshirë të bëni atë që ju urdhërojnë të tjerët? Deri tani nuk kam njohur asnjë njeri të vetëm që t’i pëlqejë kjo gjë. Qoftë 4 vjeç ose 40, në përgjithësi është diçka që nuk i pëlqen askujt. 

A keni dëshirë të bëni atë që thonë të tjerët? Deri tani nuk kam njohur asnjë njeri që t’i pëlqejë kjo gjë. Edhe nëse je 4 ose 40, zakonisht është diçka që nuk i pëlqen askujt. E di që ju akoma dëshironi që fëmijët të ndjekin udhëzimet tuaja, edhe unë kam dëshirë, por mënyrat e vjetra për t’a realizuar këtë e bëjnë fëmijën të ndihet i frikësuar dhe i turpëruar. Nëse ne u kërkojmë llogari vazhdimisht, i urdhërojmë, i godasim apo u bërtasim atyre, atëherë ne nuk bëjmë asgjë tjetër veçse humbasim kohë, i heqim vetes mundësi dhe shkaktojmë pasoja të tjera më të rënda.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta kulturore, akoma nuk jemi shumë larg mendimit kur fëmija thjeshtë shikohej dhe nuk i dëgjoheshin dëshirat dhe nevojat e tij. Edhe në ditët e sotme, pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë se të jesh prind të jep të drejtën të kontrollosh sjelljen e fëmijës dhe të ndalosh shpërthimet e tij emocionale. Ky lloj kënvështrimi ose kjo qasje ndaj prindërimit përdoret ende nga njerëzit sepse ata harrojnë, (ose thjeshtë nuk dinë) dy gjëra shumë të rëndësishme:

  • Fëmijët janë njerëz të papjekur akoma, të cilët po bëjnë më të mirën e mundshme për të kontrolluar sjelljen e tyre, emocionet, dhe janë të përfshirë plotësisht në fazën e tyre zhvillimore. Kështu që, ndjenjat konfuze dhe të rrëmujshme janë krejtësisht normale.
  • Zhvillimi i fëmijëve dhe rritja emocionale shfaqet në një mënyrë të paparashikuar. Shumë sjellje të pakëndshme do të evitoheshin nëse prindërit do të ishin më të qetë ndaj reagimeve të forta të fëmijëve të tyre si dhe, të mundoheshin t’i qetësonin ata me gjakftohtësi, duke e pranuar këtë fazw të fëmijës së tyre, duke qëndruar të lidhur emocionalisht me ta dhe duke i udhëzuar me qetësi..

Modeli i autoritetit të bazuar në frikë nuk është një model aspak i mirë për njerëzit.

Më poshtë mund të lëxoni disa këshilla që do t’ju ndihmojnë për të pasur një qasje të re ndaj sjelljes së fëmijëve:

  • SHIKOJENI fëmijën tuaj si një qënie njerëzore të plotë dhe të aftë -madje edhe kur janë foshnja. Flisni me ta me respekt dhe trajtojini me dinjitet.
  • Krijoni një LIDHJE positive me fëmijët tuaj çdo ditë. Fëmijët nuk mund të mbijetojnë vetëm dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë, kështu që edhe një shkëputje e vogël nga prindërit mund t’i bëjë ata të ndihen të kërcënuar, gjë që shkakton sjellje të pakëndshme.
  • REFLEKTONI ndjenja dhe emocione tek fëmijët tuaj, ndërkohë që ndërhyni për të ndaluar një sjellje të pakëndshme. Ju mund t’u drejtoheni atyre në këtë formë: “Unë nuk mund të të lejoj të godasësh motrën tënde, pavarësisht se mund të jesh shumë i zemëruar.”
  • MËSOJINI ata përmes shembujve. Njerëzit janë qënie sociale dhe fëmijët padyshim që shumicën e kohës do të ndjekin shembullin tuaj (madje, edhe atëherë kur ju nuk doni).
Nëse ne dëshirojmë të rrisim fëmijë të dashur, të sjellshëm, të qetë, bashkëpunues, të respektueshëm dhe njerëz të cilët mund të shfaqin vetëkontrollI dhe menaxhim emocional atëherë, kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të bëjmë.

Fat të mbarë dhe përzemërsisht,
Joanna

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!