Skip to content Skip to footer

Teknologjia dixhitale dhe koha që fëmijët shpenzojnë para ekranit janë dy çështje që më prekin së tepërmi. Rreth kësaj teme ju mund të lexoni një shkrim timin të mëparshëm ketu.

Sot do të përpiqem t’ju tregoj se studimet e fundit bëjnë me dije  se përdorimi i celularëve, lojërave komjuterike, tabletave dhe aplikacioneve të ndryshme janë vërtetë të dëmshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël.
Duke qenë se prindërit janë gjithmonë të prirur të imagjinojnë të ardhmen akademike dhe sukseset profesionale të fëmijëve të tyre ( këtu përfshihem edhe unë) atëherë është e lehtë t’i bindësh prindërit se përdorimi në moshë të re i lojërave kompjuterike, telefonave celularë dhe programeve televizive “edukative” do të ishin mjaft dobiprurëse për të ardhmen e fëmijëve.
Kjo është e vërtetë në fakt, sepse teknologjia ka një ndikim shumë të madh si në zhvillimin fizik , ashtu edhe në atë intelektual dhe emocional të fëmijës. Por sigurisht  duhet thënë se ky NUK ËSHTË NJË EFEKT I DOBISHËM.

Neurobiologët paralajmërojnë se fëmijët e lindur në epokën e teknologjisë (në fundin e viteve 1990 ) i kanë ndërtuar ndryshe marrëdhëniet e tyre me njerëzit. Ata kanë një qasje krejt tjetër me botën, me shoqërinë dhe me mënyrën e të komunikuarit.

Studimet e kryera nga Department of Speech Therapy and Development Disorders in Cracow (Poloni) dëshmonin qartësisht se fëmijët të cilët vuanin pasojat e teknologjisë dixhitale shfaqin një numër të madh shqetësimesh në sjelljen e tyre, si:

– ngadalësim i zhvillimit  intelektual;
– vonesë ose mungesë e sistemit të gjuhës ;
– vonesë  për t’u integruar në lojëra dhe për të krijuar aftësi sociale;
– reduktim i efiçencës motorike tek foshnjat 4 deri në 12 muajsh.

Për më tepër mund të vërehen edhe probleme të tjera në sjellje si:

– mungesë përqëndrimi para një të rrituri;
– nuk i buzëqeshin një personi të njohur;
– nuk arrijnë të belbëzojnë;
– mos dëgjimi i të rriturve;
– mungesa e gjesteve sociale;
– zhvillim i ngadaltë i lëvizshmërisë

Në kushte normale një fëmijë i cili tregon interes në një lodër të re kryen vazhdimisht lëvizje intensive të këmbëve, shpatullave, kokës dhe syve.  Ndërsa gjatë transmetimit të një figure televizive, fëmija është tërësisht i palëkundur dhe nuk i përgjigjet zërit të prindërve. Foshnjat qetësohen kur shohin televizor ose ekranin e kompjuterit sepse ata ndjekin lëvizjen e objektit në bazë të fazës së tyre zhvillimore.

Fatkeqësisht, procesi i njohjes së objektit, ose figurës nuk ndodh në shkallë të plotë sepse objektet që transmetohen janë përtej realitetit të vërtetë në të cilin ndodhet fëmija, pra ata nuk mund t’a prekin imazhin. Imazhi që lëviz në ekranin e sheshtë nuk i mëson fëmijët të ndërtojnë një shteg të vërtetë për të mësuar rreth botës. Imazhet e sheshta nuk paraqesin objektet që ekzistojnë në realitet dhe kjo e pengon fëmijën që të shikojë më në thellësi. Kjo nga ana tjetër pengon në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e manipulimit specific, i cili  më vonë ka një ndikim të rëndësishëm në mësimin e shkrimit.

Fëmijët e vegjël që shikojnë TV  për disa minuta deri në disa orë në dite karakterizohen nga :

– ??një gjëndje e vazhdueshme shpërqëndrimi;
– veprime sporadike;
– vonesë ose mungesë totale e aftësive në të folur;
– mungesë vullneti për të dëgjuar ose lexuar tekste si dhe për të parë piktura statike (p.sh ilustrime në libra)
– mungesë përqëndrimi në një fushë të caktuar;
– paaftësi për të treguar me gisht

Me kalimin e kohës çrregullimet e fëmijëve që vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj teknologjisë po thellohen gjithmonë e më tepër.

Tek këta fëmijë ne mund të vërejmë :

– vështirësi ose mungesë e plotë për të kuptuar komandat;
– komunikimin përmes të qarave ose të bërtiturave;
– mungesa e interesit për librat, figurat statike, të palëvizshme;
– mosrespektim i rregullave shoqërore;
– vështirësi për t’u integruar në grupe me bashkëmoshatarët e tyre;
– kuptimi jo i  plotë i gjuhës;
– probleme me përqëndrimin,, nervozizëm, hiperaktivitet, agresivitet, mungesë kontrolli mbi emocionet negative;
– lodhje nga lëvizja e vazhdueshme e imazheve në ekran.
– çrregullime me gjumin  (të qara, bërtitje);
-çrregullime me ushqimin.

Media, veçanërisht ajo vizuale  nga stimulimi i vazhdueshëm i hemisferës së djathtë të trurit, ngadalëson,  madje-madje bllokon zhvillimin e hemisferës së majtë, e cila është përgjejgëse  për mësimin e gjuhës së folur dhe të shkruar.  Në të njëjtën kohë rritja e nivelit të dopaminës gjatë  lojërave kompjuterike shkakton varësi dhe për më tepër tek disa fëmijë të diagnostikuar me stimulim të tepërt nga teknologjia mund të shkaktojë të ashtuquajturin “Autizëm televiziv”.

Mendja e një fëmije të vogël, i cili është në kontakt me teknologjinë moderne tashmë  fokusohet vetëm në detyra të reja të cilat lidhen me teknologjinë duke humbur kështu aftësitë sociale themelore si: të krijojnë dhe të mbajnë marrëdhënie të qëndrueshme me njerëzit rreth tyre, të lexojnë shprehjet e fytyrës, të njohin emocionet, të shfaqin empati, të kalojnë kohë me të tjerët dhe të krijojnë lidhje të forta me njerëzit.

Në vend që t’i ekspozojmë fëmijët ndaj efekteve të stimulimit të tepërt të teknologjisë  ne ju propozojmë që t’i nxisni ata të luajnë në mënyrë spontane – vetëm ose me fëmijë të tjerë – kështu që ata  vazhdimisht  mund të zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre. Në këtë formë ne mund të krijojmë një ambjent të shëndetshëm dhe të favorshëm për zhvillimin natyral të mendjes së tyre.

Për më tepër mund të lexoni ketu.

 

Referencat

Green, C. S. & Bavelier, D. (2003). Action video game modifies visual selective attention. Nature, 423, 534-537.
Stern, S. (1999). Addiction to technologies: A social psychological perspective of Internet addiction. CyberPsychology & Behavior, 2, 419-424.
KIMBERLY S. YOUNG St. Bonaventure University Center for Online Addiction department
Review of Research: Children and Technology: Issues, Challenges, and Opportunities
Kathleen Glascott Burris  & Carol Wright

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!