Skip to content Skip to footer

“Duart janë mjetet e njeriut inteligjent.” – Maria Montessori

Filozofia Montessori është një stil jete. Pavarësisht se Dr.Montessori ka shkruar gjerësisht për Montessori-n si një mënyrë edukimi, ajo nuk kishte si qëllim që kjo qasje edukimi për fëmijët të mbetej vetëm brenda mureve të klasës. Përkundrazi, sistemi Montessori i cili është i fokusuar në zhvillimin e plotë të fëmijës, duhet të jetë i pranishëm në të gjithë jetën e tij. Duke përfshirë kohën që kalon në klasë dhe jashtë saj, në natyrë apo në shtëpi me familjen.

Nëna të zëna dhe prindër që punojnë

Nëna të zëna dhe prindër që punojnë

Kemi lajme të mira: prindërit që punojnë mund t’a përfshijnë filozofinë Montessori edhe në Shtëpi! Po,po! Kini besim tek unë.
Sidoqoftë, juve do t’ju duhet të shpenzoni kohë për të edukuar personat që qëndrojnë me fëmijët tuaj kur ju jeni në punë.

Mbani mend që Montessori është një stil jete. Kështu që ka disa mënyra se si ju dhe partneri juaj t’i sillni këto parime në shtëpinë tuaj pa qënë nevoja të jepni leksione gjithë ditën. Mënyra më e mirë për të mësuar metodën Montessori është të jetoni sipas kësaj filozofie.

Disa mënyra për të ‘jetuar sipas kësaj filozofie’ mund të jenë: të udhëzoni një fëmijë 3 vjeçar se si të veshë këpucët e tij, të krijoni një grafik “për punët e shtëpisë” në mënyrë që t’a ndihmoni fëmijën të kuptojë se se çfarë mund të bëjë për të dhënë një kontribut në shtëpi, të lexoni me fëmijën tuaj, lejojeni fëmijën të punojë me vegla të vërteta në kopësht, praktikoni meditimin, evitoni rrëmujën, largoni plastikën, thjeshtësojeni shtëpinë tuaj dhe mënyrën tuaj të jetesës, dilni në natyrë sa më shpesh të jetë e mundur, sillni natyrën në shtëpinë tuaj.

Punët e shtëpisë dhe aktivitetet

Një fëmijë i cili është në gjendje të ecë, ka nevojë dhe dëshirë që të ketë gjithmonë një punë në dorë. Organizimi i tyre në mënyrën e duhur dhe me mjete cilësore në madhësinë e fëmijës është thelbësore për suksesin e tyre. Më poshtë mund të lexoni disa ide…

Përveç se t’i thoni fëmijës tuaj të vrapojë jashtë dhe të rrokulliset në bar, mënyra më e shpejtë për t’i lidhur ata me natyrën është t’u jepni atyre një detyrë të vogël, të përditshme që të pastrojnë apo të mirëmbajnë një bimë në shtëpi. Kjo detyrë e vogël dhe shumë e bukur ka mjaft përfitime. Nga mënyra se si ata e respektojnë këtë ambjent të vogël në të cilin ndodhen ata do të mësojnë të zhvillojnë një respekt dhe vlerësim më të madh për mjedisin global. Por, në metodën Montessori, ne gjithashtu besojmë se ju nuk keni nevojë të organizoni një udhëtim në pyll sa herë që ju dëshironi t’u rrënjosni atyre pak nga kjo kulturë.

Duke i treguar fëmijës tuaj se si të fshijë lehtë dhe me kujdes pluhurin nga gjethet e një bime në shtëpi, ata mund të mësojnë se si të kujdesen edhe për mjedisin rreth tyre gjithashtu. Një fëmijë i vogël do të ndihet shumë i lumtur duke parë gjethet që shkëlqejnë nga pastërtia pasi të kenë fshirë shtresën e pluhurit me një leckë të vogël apo sfungjer.

Përmes kësaj detyre delikate, fëmija juaj do të zhvillojë akoma më tepër përqëndrimin dhe aftësinë për t’u fokusur. Ata do të mësojnë se si të praktikojnë vetëkontrollin nëse bëjnë ndonjë lëvizje të ashpër në të kundërt do t’a dëmtojnë bimën.

Aktivitete të tjera përreth shtëpisë:

Ushqyerja e kafshëve

Shtrimi dhe pastrimi i tavolinës

Larja dhe tharja e enëve

Vendosja dhe heqja e rrobave nga makina larëse

Palosja e rrobave

Kombinimi i çorapeve

Fshirja

Marrja e pluhurave

Ujitja e luleve

Rregullimi i luleve

Përgatitja e ushqimit

Larja e frutave dhe perimeve

Prerja e bananeve

Heqja e lëvozhgës dhe prerja e vezëve

Shtrydhja e agrumeve

Shtypja e frutave dhe perimeve (Pure)

Kujdesi për veten  – pastrimi i hundëve dhe disa kapëse flokësh me të cilat mund të praktikohen.

Leave a comment

0.0/5

Le të qëndrojmë në kontakt!

Regjistrohu për të marrë lajme dhe informacione mbi kurset dhe ofertat e ardhshme.

Mom’s Joyful © 2024. Të gjithë të drejtat e rezervuara. Zhvilluar nga Torkhan Digital Agency

Subscribe for my updates!